• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Begalla u ndoq nga tre persona’, ndryshon rrjedha e hetimit për vrasjen e biznesmenit

by Java News
11/03/2018 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia dhe prokuroria janë vënë në ndjekje të një personi të tretë, i cili dyshohet për përfshirje në ekzekutimin e Memli Begallës, në zonën e ish-bllokut.

Dyshimet mbi këtë person ende të paidentifikuar, nisën pas këqyrjes së pamjeve filmike të fokusuara nga kamerat e sigurisë në lokalet e zonës ku ndodhi krimi.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se tre persona meshkuj të veshur me xhupa e kapuç, ku njëri prej tyre mban syze, kanë ndjekur të gjitha lëvizjet e viktimës Memli Begalla.

Në lokalet pranë Sheshin willson, shfaqen të tre keta persona, dy prej të cilëve ulen bashkë. Ndërsa i treti i cili mban në kokë një kapuç me ngjyrë të kuqe, ulet i vetëm.

“Në këtë kohë shfaqet viktima Memli Begalla, i cili ulet për të pirë kafe i vetëm”, thuhet në dosje.

Pasi presin rreth 15-20 minuta, pranë vendit ku ishte ulur viktima, dy personat largohen, por kthehen prapë pak më vonë, me një automjet tip BMV me targa të huaja dhe pasi bëjnë disa herë xhiro rreth zonës ku ndodhet banesa e biznesmenit, ndalen para tunelit të pallatit ku ai banonte.

Personi i tretë me kapuç të kuq – thekson prokuroria – qëndron në këmbë pranë vendit ku ndodhej i ulur viktima.

Dy personat presin në makinë, derisa Begalla hyn në tunelin që të çon për në sheshpushimin para pallatit ku ai banonte dhe në atë moment dalin nga automjeti. Ata ndjekin viktimën në tunel dhe dalin përsëri pas 30 sekondash, pasi e qëllojnë për vdekje.

Sipas organit të akuzës, autorët e dyshuar të krimit, janë Denis Demiri dhe ish-polici Ardian Serezi. Identifikimi i tyre u bë i mundur, pas “gabimit” që bëri i dyshuari Demiri, i cili në një moment, teksa ndodhej në një prej lokaleve, ai heq kapucin dhe zbulon fytyrën.

Makina që u përdor në vrasje, e cila rezulton e regjistruar në emrin e një shtetasi kroat, u gjet e braktisur, në zonën e Picallës. Autorët e kishin spërkatur me benzinë, për ta djegur, por pa mundur dot.

Gjatë kontrollit në automjet, është gjetur një qese plasmasi, brenda së cilës tre kartopeceta, si dhe dy kapucë si ato që përdorin doktorët.

Hetuesit shpresojnë që përmes tyre, të përftojnë profile AND-je, për ta krahasuar me pas, me ato të të dyshuarve.

Për këtë arsye Serezit dhe Demirit, të cilët ndodhen ne qelitë e paraburgimit, u është marrë kampion pështyme. /BW/

a.ç

Next Post
Rusia i tregon sërish muskujt Perëndimit, teston me sukses raketën supersonike

Rusia i tregon sërish muskujt Perëndimit, teston me sukses raketën supersonike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Tirana do të ketë Orën e Dëgjesës”, ministri Gogu zbulon detaje nga mbledhja me Ramën

“Tirana do të ketë Orën e Dëgjesës”, ministri Gogu zbulon detaje nga mbledhja me Ramën

August 30, 2026
Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

August 29, 2026
Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

August 29, 2026
Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

August 29, 2026
Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

August 29, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

August 29, 2026
Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

August 29, 2026
Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

August 29, 2026
“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

August 29, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

Konflikt në Korçë/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com