Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar një takim me të një grup të moshuarish në fshatin Togëz, në Librazhd. Begaj u shpreh se ndaj kësaj grupmoshe duhet vëmendje e shtuar nga kushdo.
“Gjej rastin të shpreh domosdoshmërinë e një vëmendjeje të shtuar ndaj të moshuarve, jo vetëm nga institucionet, por nga çdokush që mund t’i qëndrojë pranë atyre, që mund të komunikojë me ta, t’i dëgjojë, apo t’u japë një dorë ku të mbështeten.”
Presidenti apeloi për më shumë dashuri e mirënjohje ndaj tyre.
“Pasi i kanë shërbyer me përkushtim familjes, shoqërisë, vendit, të moshuarit meritojnë të marrin në këmbim mirënjohjen, respektin, dhe mbi të gjitha, çdo shërbim të nevojshëm për të patur një jetesë sa më cilësore.”
/a.r