• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Begaj: Shqiptarët jashtë vendit duhet të kenë mundësinë e votës, Diaspora duhet të ketë përfaqësim politik

by A R
23/11/2023 11:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Mirë se keni ardhur në shtëpinë tuaj”. Kështu e ka nisur fjalën e tij në Samitin III të disaporës, Presidentit Bajram Begaj, i cili është zotuar që do të angazhohet për shpërndarjen e librave falas në gjuhën shqipe, për komunitetet shqiptare jashtë vendit.

Begaj u shpreh se diaspora është promotorja e identitetit shqiptar, ndaj duhet parë jo si “pjesë e shkëputur por si zgjatim i natyrshëm i identitetit tonë”.

“Shqipëria është një vend gjeografikisht i vogël por ju i keni dhënë një shtrirje globale shumë më të madhe se përmasat e saj. Diaspora është promotorja më eficente e kulturës dhe identiteti tonë. Secili prej jush sipas mund2ësive ka dhënë një kontribut për kombin. Shqipëria nuk e ka luksin ta neglizhojë diasporën.  Angazhimi juaj është një vlerë e madhe e shquar për shoqërinë tonë. Ju ftoj të kontribuoni aktivisht me ide, sugjerime, projekte e sipërmarrje, për konsolidimin e demokracisë, shtetit të së drejtës, ekonomisë dhe të ardhmes. Unë do të vazhdoj të mbështes punën e nisur nga institucionet shqiptare për shpërndarjen e librave shqip në komunitetet shqiptare në diasporë. Fëmijët duhet të mësojnë shqip kudo që janë”, tha Begaj.

Në vijim, Kreu i Shtetit u ndal te dy çështje sensitive që kanë të bëjnë me përfaqësimin e Diasporës në jetën politike dhe dëgjimin e zërit të tyre në shoqërinë shqiptare, çka sipas tij mund të realizohet vetëm nëpërmjet votës.

Begaj theksoi se kjo mund të arrihet përmes strukturimit të marrëdhënies së shtetit shqiptar me diasporën, duke krijuar mekanizma institucionalë dhe ligjorë, për të bërë që Shqipëria të arrijë potencialin e saj të plotë.

“Në këtë kuptim ka disa hapa të domosdoshëm për t’u ndërmarrë. Pikësëpari është vota. Qytetarët shqiptarë jashtë vendit duhet të kenë mundësi të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar pa pasur nevojë të vijnë në Shqipëri. Ata duhet të votojnë, sipas një modeli që shumë vende të tjera e aplikojnë me sukses. Kjo do të kthejë diasporën në aktore të drejtpërdrejtë të konfigurimit politik e administrativ në Shqipëri. Së dyti, diaspora duhet të këtë përfaqësim politik që do t’i japë zë prioriteteve të shqiptarëve jashtë vendit. Të gjithë këto janë procese që nuk mund të përmbushen sa hap e mbyll sytë, por nuk janë objektiva të paarritshëm dhe mbi të gjitha janë nisma të domosdoshme që ne si shqiptarë të jemi bashkë edhe pse larg.”

/a.r

Next Post
SPAK kërkon përjashtimin e Ilirjana Olldashit nga gjykimi i Malltezit: Është në konflikt interesi

SPAK kërkon përjashtimin e Ilirjana Olldashit nga gjykimi i Malltezit: Është në konflikt interesi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeministri i Groenlandës i jep fund debatit: Nuk dëshirojmë të qeverisemi nga SHBA, zgjedhim Danimarkën

Kryeministri i Groenlandës i jep fund debatit: Nuk dëshirojmë të qeverisemi nga SHBA, zgjedhim Danimarkën

January 13, 2026
Moti i keq/ Belinda Balluku: Situata në veri e përmirësuar, po monitorojmë jugun. Akset kombëtare të aksesueshme

Përmbytjet/ “Skuadrat janë ende në terren”- Balluku: Do të kompensohen të gjithë banorët e prekur

January 13, 2026
Volkswagen dorëzoi 2.69 milionë makina në Kinë në vitin 2025

Volkswagen dorëzoi 2.69 milionë makina në Kinë në vitin 2025

January 13, 2026
“Kërcënimet e SHBA-së për sulme të reja ushtarake ndaj Iranit”/ Reagon ashpër Rusia: Janë “kategorikisht të papranueshme”

“Kërcënimet e SHBA-së për sulme të reja ushtarake ndaj Iranit”/ Reagon ashpër Rusia: Janë “kategorikisht të papranueshme”

January 13, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

January 13, 2026
Prokuroria kërkon dënim me vdekje për ish-presidentin e Koresë së Jugut

Prokuroria kërkon dënim me vdekje për ish-presidentin e Koresë së Jugut

January 13, 2026
Performon si DJ në Bejrut, prifti merr kritika nga një grup besimtarësh

Performon si DJ në Bejrut, prifti merr kritika nga një grup besimtarësh

January 13, 2026
Lëvizje në polici, ndryshojnë shefat e komisariateve në Tiranë dhe rrethe

Policia e Shtetit: Nuk na u kërkua mbështetje për shoqërimin e Altin Ndocit në spitalin e Durrësit. Forcat Operacionale nisen drejt…

January 13, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Manjani: Nuk ka drejtësi cilësore pa hetim cilësor! Janë bërë si manjakë celularësh dhe spiunë jetësh private..

January 13, 2026
Murrizi kritika të ashpra Belind Këlliçit: Deklarata e tij, psikozë komuniste! Ka disa padi mes tij dhe Bardhit

Murrizi kritika të ashpra Belind Këlliçit: Deklarata e tij, psikozë komuniste! Ka disa padi mes tij dhe Bardhit

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In