Presidenti Bajram Begaj, ndoqi nga afër finalizimin e stërvitjes “Mburoja e Arbrit 2026” të Grup-Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë që u zhvillua në Bizë, i cili u certifikua “I aftë për mision” sipas standardeve të NATO-s.
Në fjalën përshëndetëse që mbajti në këtë ceremoni, Begaj vlerësoi certifikimin si dëshmi të progresit të Forcave të Armatosura, përgatitjes së lartë, disiplinës e profesionalizmit dhe si një standard që duhet ruajtur.
“Sot, këtu në Bizë, ju dëshmuat jo vetëm përgatitje të lartë taktike, por edhe rezistencë e karakter të fortë ushtarak. Ju treguat aftësinë për të planifikuar, për të koordinuar dhe për të vepruar në një mjedis kompleks operacional”, – deklaroi Presidenti i Republikës, i cili theksoi se gatishmëria ushtarake ndërtohet çdo ditë përmes stërvitjes dhe profesionalizmit.
Si Komandat i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Kreu i Shtetit theksoi se në kontekstin e sfidave të sigurisë, përfshirë luftën në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme, kërcënimet hibride, sulmet kibernetike dhe dezinformimin, rreziqet prekin dhe rajonin tonë, ndaj nevojitet forcimi i mbrojtjes që të garantohet siguria kombëtare
“Ringjallja e nacionalizmit, retorika përçarëse, tensionet etnike dhe përpjekjet e aktorëve keqdashës për të shfrytëzuar dobësitë tona mund të cenojnë paqen dhe stabilitetin e rajonit. Pikërisht për këtë arsye, ne duhet të investojmë te siguria përpara se pasiguria të trokasë në dyert tona. Paqja nuk ruhet me pasivitet apo thjesht vetëm me deklarata. Ajo mbrohet me gatishmëri, stërvitje, me aleanca të qëndrueshme dhe me një Forcë të Armatosur të mirëpajisur dhe të përgatitur”, – deklaroi PresidentiBegaj.
Një rëndësi të veçantë në këtë përshëndetje Presidenti i Republikës i kushtoi partneritetit me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n, duke theksuar se Forcat e Armatosura janë të afta të kontribuojnë përkrah aleateve dhe aty ku kërkohet.
“Të jesh vlerësuar “I aftë për mision” nuk është një titull që mbetet në arkivat e një stërvitjeje. Është aftësia reale për t’u dislokuar dhe për të vepruar me efikasitet operacional kudo dhe kurdo që kërkohet, përkrah aleatëve tanë”.
Kreu i Shtetit risolli në vëmendje, gjithashtu, dhe investimet nëindustrinë e mbrojtjes, për modernizimin e strukturave, zhvillimit të kapaciteteve ushtarake, infrastrukturës dhe garantimit të sigurisë kombëtare. “Arritjet e Forcave tona tëArmatosura nuk do të ishin të mundura pa mbështetjen e palëkundur të aleatëve tanë në NATO. Dua të vlerësoj në mënyrë të veçantë partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara tëAmerikës. Mbështetja amerikane, – theksoi Presidenti Begaj, – ka qenë e vazhdueshme dhe përcaktuese për rritjen e kapaciteteve tona mbrojtëse”.
Me këtë rast, Presidenti Begaj i përcolli një mesazh të veçantëmirënjohjeje Gardës Kombëtare të New Jersey-t, përmes Komandantes, Gjeneral Brigade Yvonne L. Mays, e cila ishte e pranishme në këtë ceremoni.
Në fund të fjalës, Kreu i Shtetit garantoi ushtarakët se si Presidenti i Republikës dhe si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura do të mbështesë çdo nismë që përmirëson kushtet e shërbimit, karrierës, mirëqenies së ushtarakëve dhe familjeve të tyre.











