• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Begaj me efektivët shqiptarë që shërbejnë pranë KFOR në Kosovë: Ju mishëroni vlerat tona më të mira!

by Java News
30/12/2023 16:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës ndau ditën sot me efektivët shqiptarë që ndodhen në Komandën Rajonale Perëndim, “Camp Villagio Italia”, KFOR, Pejë, Kosovë.

Presidenti Begaj shkëmbeu me ta urimet për vitin e ri 2024. Fillimish, Presidenti u takua me Kolonel Gabriele Vacca, Komandantin e bazës ushtarake. Në këtë takim Presidenti shprehu edhe një herë vlerësimin e tij për KFOR -in, si një histori suksesi.

“Ajo që ju po bëni këtu është shumë e rëndësishme në mbrojtje të vlerave të lirisë dhe ruajtjes së paqes dhe sigurisë në rajon”, – i tha Presidenti Komandantit Vacca.

Presidenti falënderoi Italinë që e drejton këtë bazë duke koordinuar trupat e vendeve të ndryshme, të cilat tashmë kanë krijuar një bashkëpunim shumë të mirë mes tyre.

Presidenti nënshkroi Librin e Vizitorëve të Nderit të bazës.

Vizita e Presidentit vijoi me një takim me trupat shqiptare që shërbejnë në bazë, të cilët i falënderoi për shërbimin që kryejnë ndaj atdheut dhe flamurit, si dhe uroi një vit të ri me shëndet, begati e paqe për ta.

“ Ju falënderoj për devotshmërinë, profesionalizmin dhe përgjegjësinë më të cilat kryeni detyrat tuaja.
Sot gjendeni larg familjeve tuaja, por të jeni të sigurt se jeni gjimnonë në mendjet dhe zemrat tona”, – iu drejtua Presidenti Begaj efektivëve ushtarakë.

Ndër të tjera, Presidenti shtoi: “ Si përfaqësues të vendit tonë në misione paqeruajtëse, ju e lartësoni emrin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve kudo që ndodheni. Ju mishëroni vlerat tona më të mira. Falë punës suaj, vendi ynë konsiderohet partner i besueshëm në NATO.”
Në kontekstin aktual të sigurisë botërore, angazhimi juaj përbën një kontribut kritik, – theksoi Presidenti.

“Shqipëria do të vijojë të kontribuojë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon e më gjerë si anëtare e Nato-s.
Natyrisht, kjo kërkon rritje të buxhetit të Mbrojtjes dhe mbështetje për Forcat tona të Armatosura, kërkon mbështetje të familjeve për familjet tuaja dhe krijimin e kushteve, që ju të trajtoheni e të përgatiteni sa më mirë.

Sot NATO nuk është vetëm një aleancë ushtarake, por edhe roje e vlerave të bashkësisë demokratike në botë, ndaj ne do të vijojmë angazhimin tonë maksimal në mbrojtje të vlerave të qytetërimit perëndimor, në të cilin bëjmë pjesë”.

Më tej, Presidenti Begaj vizitoi ekspozitën e pajisjeve ushtarake të batalionit kinetik të bazës. Presidenti iu bashkua efektivëve të kësaj baze dhe drekoi bashkë me ushtarakët shqiptarë./m.j

Next Post
‘Leku letër’/ Nga Luizi, Noizy e deri tek Dafina: Ja sa do të paguhen artistët natën e ndërrimit të viteve

'Leku letër'/ Nga Luizi, Noizy e deri tek Dafina: Ja sa do të paguhen artistët natën e ndërrimit të viteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Blendi Klosi sfidon debatet për Ramën: Do t’i fitojë zgjedhjet edhe në 2027 dhe 2029

Blendi Klosi sfidon debatet për Ramën: Do t’i fitojë zgjedhjet edhe në 2027 dhe 2029

October 20, 2026
Finlanda planifikon blerjen e 1 milion minave kundër personit, 100 milionë euro për mbrojtjen e kufirit me Rusinë

Finlanda planifikon blerjen e 1 milion minave kundër personit, 100 milionë euro për mbrojtjen e kufirit me Rusinë

October 20, 2026
VIDEO/ Pedagogët dalin në protestë, shoqërohen nga vajza e Berishës dhe dhëndri

VIDEO/ Pedagogët dalin në protestë, shoqërohen nga vajza e Berishës dhe dhëndri

October 20, 2026
“Fëmijët e lagjes time”

“Fëmijët e lagjes time”

October 20, 2026
Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

October 20, 2026
Moti sot, reshje shiu dhe shtrëngata në disa qarqe

Moti bën kthesën e papritur! Meteorologia zbulon çfarë na pret deri të dielën

October 20, 2026
Hoxha nga Shkupi ndërhyn në protestat e Tiranës me mallkime: Zoti i shkatërroftë zullumqarët!

Hoxha nga Shkupi ndërhyn në protestat e Tiranës me mallkime: Zoti i shkatërroftë zullumqarët!

October 20, 2026
“Nuk mirëpres vetëm ata që bëjnë dhunë”, Rama vendos karrige për dialog para Kryeministrisë (VIDEO)

“Nuk mirëpres vetëm ata që bëjnë dhunë”, Rama vendos karrige për dialog para Kryeministrisë (VIDEO)

October 20, 2026
Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

October 20, 2026
Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com