James u përpoq menjëherë ta shpëtonte peshkun plotësisht në mënyrë që më pas të mund ta çonte në ndonjë akuarium, por për fat të keq ai nuk mbijetoi.
Studiuesit e këtij muzeu thanë se një lloj i tillë peshku është shumë i rrallë, por edhe më i panjohur është fakti që peshku në fjalë ishte plotësisht i zi.
Studiuesit janë duke kryer analiza të ADN së peshkut për të zgjidhur më tej misterin e peshkut të zi me këmbë.
Këta lloj peshqish jetojnë vetëm në brigjet e Zelandë së Re dhe nuk janë notarë të mirë, por mund të mbërrijnë në breg të shtyrë nga rrymat detare.
Ata zakonisht përdorin këmbët e tyre për të ecur përgjatë oqeanit, në sipërfaqet shkëmbore dhe grumbujt koralore. /tch/a.k