• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

BE zgjat mandatin e EULEX-it, trupa ligjzbatuese evropiane në Kosovë deri në 2025

by Java News
06/06/2023 22:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së vendosi që të zgjasë mandatin e EULEX-it që vepron në Kosove deri më 14 qershor të vitit 2025.

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) ka filluar punën në Kosovë në vitin 2008 si misioni civil më i madh në kuadër të Politikës së Përbashkët të Bashkimit Evropian për Siguri dhe Mbrojtje. Misioni i EULEX-it mbështet institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë në rrugën e tyre drejt rritjes së efektivitetit, qëndrueshmërisë, shumë-etnicitetit dhe llogaridhënies, të lira nga ndërhyrjet politike dhe në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe praktikat më të mira evropiane.

Në Komisionin për Çështje Politike dhe Siguri të Këshillit të Bashkimit Evropian, u ra dakord që, përveç zbatimit të përgjegjësive të përcaktuara më parë, EULEX-i ka për detyrë të ndihmojë shërbimet e zbatimit të ligjit në Prishtinë për të zhvilluar kapacitetet e tyre për shkëmbimi i informacionit me shërbimet përkatëse, në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, në sferën e asistencës ligjore dhe bashkëpunimit në luftën kundër veprimtarive kriminale. Për të mbuluar shpenzimet e EULEX-it BE do të japë

gjithsej 165,310,000 euro për periudhën nga 15 qershor 2023 deri më 14 qershor 2025.

Nga kjo shumë, shuma prej 58.500.000 euro do të ndahet për mbulimin e shpenzimeve të EULEX-it në Kosovë, ndërsa shuma prej 106.810.000 euro do të jetë e destinuar për të mbështetur procedurat gjyqësore aktive që janë zhvendosur në territorin e një shteti anëtar të BE-së.

Vendimi i Komitetit për Çështje Politike dhe Sigurie të Këshillit Evropian tani duhet që të zyrtarizohet me nënshkrimet e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe Përfaqësuesit të Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Siguri Josep Borell.

/s.f

Next Post
Rama takim me ambasadoren Kim në rezidencën amerikane pas arrestimit të Dakos

Rama takim me ambasadoren Kim në rezidencën amerikane pas arrestimit të Dakos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Buxheti 2027 historik, do prekë tavanin e 10 miliardë eurove! Rishpërndarje më tepër nga…

Rama: Buxheti 2027 historik, do prekë tavanin e 10 miliardë eurove! Rishpërndarje më tepër nga…

October 7, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 7 tetor 2026: Gaforrja favorizohet në punë dhe dashuri

October 7, 2026
Mot i qëndrueshëm, vranësira kalimtare dhe erë përgjatë bregdetit

Mot i qëndrueshëm, vranësira kalimtare dhe erë përgjatë bregdetit

October 7, 2026
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

Kosova me presidente të re, Kurti: Do punojmë bashkë për suksesin në apel të ish-krerëve të UÇK

October 7, 2026
INSTAT: Familjet me kryefamiljar pa arsim shënuan rritjen më të lartë të shpenzimeve në 2025

INSTAT: Familjet me kryefamiljar pa arsim shënuan rritjen më të lartë të shpenzimeve në 2025

October 7, 2026
PROFIL / Kush është Justina Shiroka Pula, Presidentja e re e Kosovës?

PROFIL / Kush është Justina Shiroka Pula, Presidentja e re e Kosovës?

October 7, 2026
“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

October 7, 2026
“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

October 7, 2026
Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

October 6, 2026
“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com