• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BE vijon thirrjet: Lënia e mandateve është kundër interesit të Shqipërisë

by Java News
19/02/2019 15:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas Brukselit, reagoi në Tiranë edhe ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, kundër bojkotit dhe lënies së mandateve nga opozita shqiptare.

Soreca thotë se kjo nuk çon në drejtimin e duhur dhe është kundër interesit të qytetarëve.

Bashkimi Europian kërkon që mazhoranca dhe opozita të dialogojnë për të ulur tensionin.

Këto deklarata, ambasadori Soreca i bëri gjatë një interviste për Top Channel.

Delegacioni i BE-së bëri një deklaratë me tone tepër kritike, rreth akteve të dhunshme që pamë gjatë protestës së të shtunës. A jeni i shqetësuar se thirrja juaj mund të bjerë në vesh të shurdhër?

E drejta e qytetarëve për t’u angazhuar në demonstrata paqësore është një tipar themelor dhe një vlerë thelbësore për çdo demokraci të pjekur dhe duhet të garantohet. Me mijëra njerëz u mblodhën në Tiranë për të shprehur mendimet e tyre.

Ishte një paraqitje e shkëlqyer e qytetarëve të angazhuar. Ndaj, e shtuna ishte një mundësi e shkëlqyer për të dhënë një mesazh të fortë politik nga opozita.

Por, ajo çfarë pamë ishin disa dhjetëra protestues, që për fat të keq përdorën veprime të dhunshme dhe shkaktuan dëme ndaj pronës publike. Kjo është qartazi e papranueshme dhe është një mundësi e humbur.

Cili është vlerësimi juaj në lidhje me sjelljen e Policisë së Shtetit shqiptar gjatë protestës dhe, a mendoni se përdorimi i gazit lotsjellës ishte i justifikuar?

Fakti që nuk ndodhën incidente të mëdha është i mirëpritur dhe unë mendoj se kjo ndodhi edhe në saj të aftësisë së Policisë së Shtetit shqiptar, e cila përdori forcë proporcionale për t’i frenuar protestuesit e dhunshëm, pa krijuar incidente dhe përshkallëzim të mëtejshëm.

Opozita ka vendosur të heqë dorë nga vendet e saj në Parlament, gjë që do të thotë se nuk do të ketë opozitë në Parlament. Sa turbullues apo shqetësues është ky zhvillim për Shqipërinë?

Parlamenti është baza e çdo demokracie europiane. Ai është vendi ku duhet të diskutohen dhe të çohen përpara debatet mbi reformat dhe zhvillimet përkatëse. Parlamenti nuk duhet bojkotuar. Dëgjuam njoftimin nga partitë opozitare, që deputetët individualë do të heqin dorë nga mandatet e tyre aktuale.

Çdo deputeti individual i takon të vendosë vet se çfarë do të bëjë me përgjegjësinë që kanë marrë para votuesve të tyre, për të mbrojtur pozitat dhe interesat e tyre në Parlament. Kjo është detyra e tyre themelore. Është e qartë, megjithatë, se heqja dorë nga mandatet është dukshëm kundërproduktive për Shqipërinë dhe shkon kundër interesave të qytetarëve për reforma. 93% e shqiptarëve dëshirojnë t’i bashkohen BE-së, që do të thotë se janë votues nga të gjitha krahët e Parlamentit.

Vendi është aktualisht i angazhuar në një rrugë të rëndësishme për reforma. Qershorin e ardhshëm, ai do të gjykohet nga progresi i bërë në këto reforma. Pikë së pari, Reforma në Drejtësi, thelbi i të gjithë ringritjes së shoqërisë shqiptare. Këtu duhet të fokusohen të gjitha përpjekjet e shumicës dhe të opozitës. Për të ngritur të gjitha institucionet e Reformës në Drejtësi, e në veçanti SPAK-un dhe BKH-në. Ky objektiv i rëndësishëm duhet të udhëheqë vendimet e të gjitha partive politike.

Bojkotimi i Parlamentit nuk shkon në këtë drejtim. Nga ana tjetër, ne ftojmë si qeverinë, ashtu dhe opozitën, që të angazhohen në diskutime konstruktive, me qëllim që ta kapërcejnë situatën politike aktuale dhe të garantojnë që vendi të vazhdojë në rrugën e tij të reformave. Nuk ka kohë për të humbur. Koha është tani!

/a.rada

Next Post
Petro Koçi: Berisha vazhdon t’i quajë burrëri kryeministrore vrasjet e 21 Janarit

Petro Koçi: Berisha vazhdon t’i quajë burrëri kryeministrore vrasjet e 21 Janarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti Herzog i beson Gadi Eisenkotit mandatin për formimin e qeverisë së re të Izraelit

Presidenti Herzog i beson Gadi Eisenkotit mandatin për formimin e qeverisë së re të Izraelit

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In