• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

BE vendos rregulla të reja, ja kujt i kufizohet lëvizja e lirë

by A R
03/05/2018 10:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetasve të vendeve të Bashkimit Evropian, për të cilët dyshohet se kanë bërë krime lufte, mund t’u kufizohet lëvizja në vendet e tjera. Kështu vendosi Gjykata Evropiane e Drejtësisë, në rastin e gjykimit të një kroati.

Me këtë vendim Gjykata Evropiane e Drejtësisë në Luksemburg i ka konfirmuar vendimet e mëparshme të gjykatave në Holandë dhe Belgjikë. Në rastin e parë bëhet fjalë për personin K. me nënshtetësi kroate dhe atë të Bosnje-Hercegovinës. Gjykata në Holandë e ka shpallur atë person të padëshiruar në territorin e saj, për shkak të dyshimeve serioze se ka bërë krime lufte në Bosnje-Hercegovinë. Në vendimin e Gjykatës Evropiane thuhet se autoritetet holandeze i kanë ndaluar personit K. qëndrimin në këtë vend, me shpjegimin se gjatë luftës ka qenë pjesë e një njësie speciale e cila ka marrë pjesë në krime lufte.

Krimet e K.

Për hir të mbrojtejs së identitetit të personit, gjykata nuk jep shpjegime se në cilën njësi dhe në cilën zonë janë bërë krimet. E vetmja që thuhet është se “K. ka qenë pjesë e ushtrisë boshnjake në periudhën 1992 – 1994” dhe se më vonë ka dezertuar nga ushtria.

Në vitin 2001, personi K. ka ardhur në Holandë me bashkëshorten dhe një fëmijë. Në vitin 2006 ata kanë lindur edhe një fëmijë tjetër. K. menjëherë pas ardhjes ka kërkuar azil, por kërkesa i është refuzuar. Disa vjet më vonë ka kërkuar azil prapë, por edhe kjo kërkesë është refuzuar dhe është vendosur që ai nuk ka të drejtë të qëndrojë në Holandë.

Pas futjes së Kroacisë në BE, K. ka kërkuar leje qendrimi në Holandë, në kuadër të së drejtës së shtetasve të BE-së që të lëvizin në mbarë zonën Shengen. Por kërkesa është refuzuar për shkak të dyshimeve për krime lufte dhe dyshimeve për pjesëmarrjen e tij në krime.

Drejtësia holandeze pohon se duhet të ndërmarrë masa mbrojtjeje për rendin publik dhe sigurinë publike, me qëllim që shtetasit holandezë të mos bien në kontakt me persona që në vendet e tyre dyshohen për krime lufte apo vepra të rënda kriminale. “Në veçanti duhet evituar mundësia që K. të bierë në kontakt me personat e familjeve ndaj të cilëve mund të ketë bërë krime, e tani jetojnë në Holandë”, thuhet në vendim.

Me rastin e marrjes së vendimit nuk është me rëndësi nëse një person ka qenë në Holandë dhe sa kohë ka qenë atje. Por Gjykata Evropiane e Drejtësisë pohon se gjykatat e një vendi nuk mund të marrin vendime sipas qejfit të tyre apo sipas ndonjë automatizmi. Çdo rast duhet të trajtohet si i veçantë dhe për çdo person duhet të organizohet një proces. Për çdo individ duhet të saktësohet nëse paraqet rrezik për rendin publik dhe sigurinë. Duhet të saktësohet nëse ai ka bërë krime për të cilat dyshohet.

Rasti tjetër

Në rastin e dytë bëhet fjalë për një shtetas të Afganistanit i cili ka kërkuar leje qëndrimi në Belgjikë, sepse vajza e tij ka nënshtetësi belge. Edhe ai dyshohet se është përfshirë në krime lufte në Afganistan, ndaj gjykata belge ia ka shkurtuar të drejtën e qëndrimit në këtë vend.

Pas këtij vendimi të Gjykatës Evropiane, gjykatat në Holandë dhe Belgjikë duhet të marrin vendimet përfundimtare për fatin e këtyre personave dhe familjeve të tyre.

DW

a.ç

Next Post
Kush është Drejtoresha e CIA-s dhe historia e saj me Nënë Terezën

Kush është Drejtoresha e CIA-s dhe historia e saj me Nënë Terezën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In