• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

BE përgënjeshtron Kurtin: Pohimi se propozimi i  tij ka qenë i vetmi në tryezë, është i pasaktë

by Java News
15/09/2023 14:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pas takimit të pasuksesshëm mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, përplasjet vijojnë ne distance.

Burime të Bashkimit Europian, hedhin poshtë pretendimet e kryeministrit të Kosovës se gjatë takimit, vetëm ai kishte paraqitur një propozim të sekuencuar për zbatim të marrëveshjes për normalizimin e raporteve.

Sipas burimeve, BE-ja u ka paraqitur palëve një plan për implementimin shkallë-shkallë të marrëveshjes.

Duke rikujtuar se përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, kishte thene se kishte dorëzuar propozimin e kompromisit që implementimi të shkojë paralelisht, burimet e BE-së pohojne se që në qershor i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, kishte prezantuar një plan të sekuencuar dhe se për të kishte pasur deri me tani shtatë raunde të takimeve të ndara me palët.

“Prandaj, pohimi i kryeministrit Kurti se propozimi i  tij ka qenë i vetmi në tryezë, është thjesht i pasaktë,” thonë burime nga BE.

Dokumenti, të cilit i referohen burimet mban datën e 19 korrikut dhe, kërkon që zbatimi të nisë me “Hapjen e procesit negociues për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe.

Paralelisht, Serbia nuk do të insistonte më në përdorimin e asteriskut dhe fusnotës, apo pjesëmarrjen e UNMIK-ut në forumet rajonale.

Më pas do të vijohej me një sërë hapash për të arritur deri tek njohja e dokumenteve dhe simboleve shtetërore.

Pas takimit të së enjtes, përfaqësuesi i politikës së jashtme të BE, Joseph Borrell fajësoi Kurtin se nuk pranoi propozimin e BE për zbatim të njëkohshëm të detyrimeve të ujdisë.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, e drejtoi gishtin nga diplomatët europianë, që siç tha kishin pranuar si qëndrim të tyre, kushtëzimet e Serbisë. /f.s

Next Post
Bardhi, akuza Begajt nga Kuvendi: Dekretoi Meten si ministër pa u shkarkuar ende nga AMF

Bardhi kërkesë Nikollës: PD propozon proces transparent dhe demokratik për Avokatin e Popullit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com