• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

BE për turp? Pse heshtin krerët e BE-së për referendumin britanik?

by Java News
06/06/2016 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Krerët e Bashkimit Europian nuk angazhohen në fushatën zgjedhore kundër Brexit, e duan me këtë të ndihmojnë proeuropianët në Britaninë e Madhe. Kjo të thotë shumë për marrëdhënien e vështirë mes ishullit e unionit.

Si ta quash këtë: Frikë nga armiku apo taktikë e mençur? Para referendumit në Britaninë e Madhe krerëve të BE-së nuk po u dëgjohet zëri. Udhëtimet në mbretërinë e përçarë evitohen. I fundit që guxoi të ishte në Londër, ka qenë eurokomisioneri britanik, Jonathan Hill, para14 ditësh.

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker i ka vënë vetë vetes detyrë të mos flasë. Ai ka thënë se “do ta mbajë gojën mbyllur sa të jetë e mundur”. Kjo vlen edhe për pjesën tjetër të trupës së BE-së. Vërtet që presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk, këto ditë paralajmëroi nga një Brexit, por kjo u deklarua në një territor të sigurtë, në një konferencë ekspertësh në Bruksel.

BE? Ah, ajo gjëja nga Brukseli që të bën me turp…

BE-ja dhe veçanërisht Komisioni Europian janë aq tejet jo popullorë në mbretërinë grindavece. Prandaj edhe strategët e komunikimit në bordin e Junckerit kanë vendosur të bëhen të padukshëm. Vërtet është për turp që krerët e Brukselit nuk guxojnë të shkojnë në Britaninë e Madhe për të mbrojtur kauzën e tyre. Çfarë do të thotë kjo për kulturën politike, kur një dalje publike shihet si provokim? Madje vetë të angazhuarit e fushatës për një qëndrim të Britanisë së Madhe në BE nuk duan aspak mbështetje nga Europa.

Riegert Bernd Kommentarbild App

David Cameron, kryeministri britanik lufton më me dëshirë i vetëm në emisionet e planfikuara televizive. Ai paraqitet si superheroi i vetmuar, që ka bërë zap monstrën e tmerrshme europiane dhe që ka siguruar statusin më të mirë të mundshëm për Britaninë e Madhe në BE. Sigurisht për këtë marrëzi nuk do përshtateshin ata djemtë e këqinj nga Brukseli – Juncker, Tusk, dhe presidenti i Parlamentit Europian, Schulz.

Ndërkohë debati në ishullin e çuditshëm bëhet me kaq argumenta absurde, saqë, një këmbëngulje për “Po” e BE-së vërtet këtë moment do të sillet efektin e kundërt. Faktet vetëm të bezdisin. Megjithatë e vështruar nga jashtë, të duket e çuditshme, që Bashkimi Europian ul kokën, kur në fakt në këtë votim bëhet fjalë për vetë BE-në. Nëse britanikët votojnë për daljen nga BE,-ja do të thuhet se BE është angazhuar shumë pak, ose ndoshta më shumë sa duhet. Presidenti i Komisionit Europian, Juncker, me sa duket është dorëzuar në përpjekjen për ta kuptuar këtë logjikë. Kritika për gjoja përzierje apo pak angazhim, është për atë ”kaq pa vlerë”, ka bërë të ditur europiani i lashtë. Tingëllon dëshpërim në këtë qëndrim…

Duhet të turpërohesh vërtet?

Kur të fashitet edhe vala e pluhurit pas shpërthimit të Brexit më 23 qershor, në Bruksel do shtrohet pyetja, nëse heshtja ishte vërtet strategjia e duhur. Nuk është më e ndershme, të thuash mendimin tënd, edhe pa u pyetur? Në fund të fundit bëhet fjalë për një çështje vendimtare për BE – jo për një çështje të brendshme të Britanisë së Madhe.

Të vjen t’u thërrasësh krerëve të BE: “Kini më shumë guxim!” Pozicion të qartë, ju lutem! Komisioni është krenar që e ka reduktuar emetimin e propozimeve rregullatore që vinin prej tij, krahasuar me të mëparshmit, problemet e konfliktet stërzgjaten, shtyhen. Vendet anëtare, që momentalisht ndodhen në kursin e re-nacionalizimit, nuk dëmtohen. Veç Polonisë. Por këtu nuk kishte rrugë tjetër, sepse po vihej në lojë vetë besueshmëria e BE-së në debatin për ligjshmërinë në Poloni. Megaprojekti i Komisionit të Junckerit, programi i investimeve nuk po ecën përpara. Në Bruksel luhet loja statike, kush lëviz i pari, humb. Kjo ka të bëjë edhe me dramën e Brexit, por jo vetëm me të.

Duket se nuk është më në modë të luftosh me zë të lartë për Europën. Koha kërkon tonet të ulta. Madje vetë Jean-Claude Juncker, si thotë ai, i ka vënë vetes detyrë vetëpërmbajtjen, që nuk është e zakonshme për të. A është kjo receta e duhur për të bindur euroskeptikët? Një gjë dihet: Kush ka turp edhe pse bën gjënë e duhur, nuk entuziazmon dot askënd!

Deutsche Welle/ a.k

Next Post

SKEMA/ Nga azili në rrjetën e mashtrimit të 28-vjeçares për punësim në Australi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In