• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

BE miraton zyrtarisht zgjatjen e afatit të Brexit-it deri më 31 janar të vitit 2020

by Java News
30/10/2019 07:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Këshilli Evropian, Donald Tusk, ka njoftuar se Bashkimi Evropian (BE) ka miratuar zyrtarisht një zgjatje “fleksibël” të afatit të Brexit-it deri më 31 janar të vitit 2020.

“BE27 ka miratuar zyrtarisht zgjatjen. Kjo mund të jetë e fundit”, theksoi Tusk në twitter, duke sinjalizuar se nuk mund të ketë zgjatje tjetër.

Tusk po ashtu i bëri thirrje Britanisë që ta “shfrytëzojë sa më mirë këtë herë”. Për afatet e reja ranë dakord në fillim të kësaj jave 27 anëtarët e unionit.

Më herët ishte vendosur që Mbretëria e Bashkuar të largohet nga BE-ja më 31 tetor, por prolongimi i ri i dhënë nga blloku parasheh afatin e largimit deri më 31 janar të vitit 2020.

Prolongim “fleksibël” nënkupton se Britania mund të largohet nga BE-ja më herët nga data e caktuar nëse ratifikon marrëveshjen e rishqyrtuar të kryeministrit britanik, Boris Johnson, në një datë më të hershme se afati i 31 janarit.

Kryeministri Boris Johnson, i cili këmbëngulte që Mbretëria e Bashkuar të largohet nga BE-ja më 31 tetor, duhej të kërkonte prolongimin e afatit pasi javën e kaluar dështoi të sigurojë mbështetje në një votim që do të përcillte në mënyrë të shpejtë legjislacionin e marrëveshjes së tij.

Të martën është planifikuar që Dhoma e Përfaqësuesve të votojë rreth një projekt-ligji që do të mundësojë zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme në fillim të dhjetorit. Mbretëria e Bashkuar në një referendum në vitin 2016 vendosi të largohet nga BE-ja.

Next Post
“Ministri i Jashtëm grek është me origjinë nga Himara”

“Ministri i Jashtëm grek është me origjinë nga Himara”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In