Ministri i Jashtëm i Greqisë në qeverinë e partisë Demokracia e Re, Nikos Dendias është me origjinë nga Himara. Kështu është shprehur zv/ ministri i Mbrojtjes Petro Koçi në emisionin “Repolitix”.
“Mbiemri autentik është Dede” tha ai.
Ndërsa gazetari Aleksandër Çipa u shpreh se “Unë e kam te konsultuar edhe nga shtypi i Korfuzit dhe rezulton të jetë një degë e fisit Dede nga Vunoi i Himarës dhe ka gati 100 vite në Greqi” tha ai. Dendias ka lindur në Korfuz ndërsa prindërit e tij janë nga ishulli Paksos në detin Jon.