• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

BE: Mbështetje Shqipërisë për betejën ndaj zjarreve, me rëndësi parandalimi

by Java News
12/08/2017 20:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“I kuptoj mirë sfidat e mëdha për t’i ndalur zjarret”, thotë Christos Stylianides, komisioneri i BE. Rreziku i zjarreve që po u afrohet shtëpive është i madh. Greqia dërgoi dy avionë të tjerë zjarrfikës të tipit PZL.

Christos Stylianides (EU Commission)

Deutsche Welle: Z. Stylianides, BE po mbështet Shqipërinë në situatën shumë të vështirë të shuarjes së zjarreve në pyje, që kanë përfshirë pothuajse gjysmën e territorit të saj. A do të vazhdojë mbështetja e Komisionit Europian kur beteja me zjarrin nuk është e lehtë dhe zjarret mund të shtohen në ditët në vijim?

Christos Stylianides: Vij nga Qipro, vend që gjithashtu ka vuajtur nga zjarret shkatërrimtare në pyje dhe e di drejtpërsëdrejti, jo me të treguar, sesa të rrezikshëm dhe të vështirë mund të jenë zjarret. Kuptoj shumë mirë sfidat e mëdha për t’i ndalur apo fikur ato. Dëshiroj të jem i qartë: Ne jemi angazhuar të bëjmë gjithçka për të ndihmuar Shqipërinë. Për aq kohë sa ajo ka nevojë dhe me aksione konkrete. Në vijim të kërkesës së Shqipërisë për ndihmë, këtë javë ne menjëherë vumë në lëvizje Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE që iu përgjigj pa asnjë vonesë kërkesës së Shqipërisë. Po e mbështesim Shqipërinë në dy mënyra kryesore: para së gjithash kemi mobilizuar aeroplanët zjarrfikës që u ofruan nga Greqia përmes Mekanizmit tonë Europian të Mbrojtjes Civile, që filluan të funksionojnë javën e kaluar dhe kanë vazhduar gjithashtu edhe këtë javë- pikërisht dje (11/08/2017) dy aeroplanë Canadair vepruan në bashkinë jugore të Dropullit.

Përfitoj nga rasti për të falenderuar Greqinë për bujarinë e saj. Ky është një shembull i prekshëm i solidaritetit europian. Së dyti: po u dërgojmë autoriteteve shqiptare të mbrojtjes civile harta satelitore përmes sistemit Kopernikus, të cilat ndihmojnë shumë personelin e mbrojtjes civile për të identifikuar frontet e zjarrit dhe fokusuar me efektivitet përpjekjet për të luftuar dhe shuar zjarret. Në të gjithë Europën, shumë vende të tjera si Italia, Franca, Portugalia dhe Mali i Zi, këtë verë, kanë aktivizuar gjithashtu Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian për të shuar zjarret në pyje. Ne u jemi përgjigjur me shpejtësi. Është një situatë e vështirë por po bëjmë gjithçka që mundim për të ndihmuar në kapërcimin e saj.

 EU Coordination Center for Civil Protection (EU Commission)Qendra e Koordinimit të BE, Mbrojtja Civile

A po bashkëpunon intensivisht Mekanizmi i Ndihmës Humanitare dhe Menaxhimit të krizave të BE me autoritetet e Mbrojtjes Civile në Shqipëri për të menaxhuar kësaj vere situatën kritike të zjarreve massive ne pyje?

Christos Stylianides: Sigurisht. Qëndra jonë e Emergjencave Civile, që punon 24 orë në 7 ditët e javës, është në lidhje të vazhdueshme me autoritetet shqiptare të Mbrojtjes Civile. Janë ata që na informojnë ku duhet të dërgojmë mbështetjen tonë dhe për ҫfarë lloj ndihme kanë nevojë: deri tani kanë kërkuar aeroplanë zjarfikës që janë dërguar menjëherë. Përgëzoj përpjekjet e punonjësve shqiptarë të emergjencës civile dhe ata të Greqisë që punuan së bashku pa u lodhur për t’u përleshur me zjarret.

Z. Komisioner Stylianides, cilat janë parimet kryesore që zbaton BE në menaxhimin e rreziqeve e fatkeqësive natyrore për popullsinë civile në vendet që nuk janë anëtare, si është rasti i Shqipërisë? 

Christos Stylianides: Para së gjithash le të them që të parandalosh është përherë më mirë se të kurosh. Prandaj, si një parim i përgjithshëm, ne punojmë me shtetet brenda dhe jashtë Evropës për të rritur kapacitetet parandaluese. Kur është fjala për menaxhimin e rrezikut nga fatkeqësi natyrore, parimet janë të njëjta për vendet brenda dhe jashtë BE-së. Ne inkurajojmë partnerët tanë në Europë dhe në vende të tjera të botës të investojnë në masat parandaluese për të zvogëluar rreziqet në të ardhmen. Për shembull të përmirësojnë sistemet e alarmit dhe shkëmbimin e informacionit kur shfaqet një krizë. Në këtë mënyrë reagimi, përgjigja ndaj saj mund të jetë më e shpejtë, më efikase. Në vendet fqinje me BE ne japim gjithashtu fonde.

Albanien Waldbrände (European Commission)Greqia dërgoi avionë zjarrfikës të shtunën (12.08) për të ndihmuar Shqipërinë

Vitin e kaluar u dhanë 20 milion euro për aktivitete të zvogëlimit të rrezikut nga fatkeqësitë natyrore në rajonin e fqinjësisë. Kemi disa programe në Shqipëri dhe gjithashtu ofrojmë kurse treinimi përmes Mbrojtjes Civile të BE. Dëshiroj të shtoj se një nga përparësitë e mia si Komisioner për Menaxhimin e Krizave është të forcojë Mekanizmin e Mbrojtjes Civile dhe të rrisë bashkëpunimin që të jemi të aftë t’u përgjigjemi edhe më mirë fatkeqësive natyrore. Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE është një manifestim i solidaritetit europian. Ai demostron në mënyra konkrete se ҫfarë mund të arrijmë kur punojmë së bashku./DW

Christos Stylianides është anëtar i Komisionit Europian, i ngarkuar për Ndihmat Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave. Mekanizmi i BE për Mbrojtjen Civile është një rrjet autoritetesh të mbrojtjesh civile që mund t’i dërgojnë njëri-tjetrit mjete si aeroplanë zjarrfikës ose zjarrfikës. Komisioni Europian koordinon ofertat vullnetare të shteteve pjesëmarrëse edhe pse ky mekanizëm mund të bashkëfinancojë transportin e mjeteve dhe ekspertëve të ndihmës në vendet përkatëse.

Next Post
Beteja kundër separatistëve, SHBA furnizon Ukrainën me armë të fuqishme?

Beteja kundër separatistëve, SHBA furnizon Ukrainën me armë të fuqishme?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

October 20, 2026
Mot i kthjellët në të gjithë vendin për sot, ja sa do jenë temperaturat

Mot i kthjellët në të gjithë vendin për sot, ja sa do jenë temperaturat

October 20, 2026
Deputetët në ndjekje penale? Po kush e përfaqëson komunitetin?

Rama mbledh sot Grupin Parlamentar, pritet të bëhen publike masat për protestuesit e dhunshëm

October 20, 2026
Netanyahu bisedë telefonike me Trump, mesazh për Iranin: Kemi një punë për të përfunduar (VIDEO)

Netanyahu bisedë telefonike me Trump, mesazh për Iranin: Kemi një punë për të përfunduar (VIDEO)

October 20, 2026
Autoritetet franceze vendosin shtetrrethim në disa zona të Parisit dhe në qytete të tjera pas protestave të dhunshme

Autoritetet franceze vendosin shtetrrethim në disa zona të Parisit dhe në qytete të tjera pas protestave të dhunshme

October 20, 2026
Droni rus godet parkun e lojërave në Harkiv të Ukrainës, 6 persona të vrarë, mes tyre edhe fëmijë

Droni rus godet parkun e lojërave në Harkiv të Ukrainës, 6 persona të vrarë, mes tyre edhe fëmijë

October 20, 2026
Trump shprehet i gatshëm të takohet me Putinin dhe Xi Jinpingun në Kinë

Trump shprehet i gatshëm të takohet me Putinin dhe Xi Jinpingun në Kinë

October 20, 2026
Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com