• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

BE-ja kritikon Kosovën për mbylljen e zyrave të fondeve serbe për sigurime shëndetësore

by A R
13/09/2025 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Evropian ka dënuar mbylljen e zyrave në Mitrovicë të Fondit për Sigurime Shëndetësore dhe Fondit për Sigurime Invalidore e Pensionale, që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë.

“Kjo përbën edhe një veprim tjetër të pakoordinuar nga Qeveria në detyrë e Kosovës kundër strukturave të tilla dhe është në kundërshtim me obligimet dhe zotimet e Kosovës karshi BE-së. BE-ja vazhdimisht ka deklaruar se statusi i tyre duhet të zgjidhet në linjë me dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli, marrëveshjet e arritura dhe ligjet e Kosovës”, u tha në një deklaratë të BE-së.

BE-ja i bëri thirrje Qeverisë në detyrë të Kosovës dhe institucioneve të tjera relevante të Kosovës që “të përmbahen nga provokime të tilla dhe veprime të dëmshme si dhe të konsultohen me komunitetin lokalë serbë dhe partnerët ndërkombëtarë”.

Sipas bllokut evropian, këto veprime kanë ndikim negativisht te qytetarët e zakonshëm, kryesisht nga komuniteti serb në Kosovë, por edhe te komunitetet e tjera.

Një ditë më parë, nga Komuna e Mitrovicës së Veriut konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se me asistencën e Policisë së Kosovës, Inspektorati i kësaj komune kreu kontrolle në hapësirat ku vepronin këto institucione të Serbisë.

“Gjatë kontrollit është konstatuar se personat e hasur në objekt nuk kanë pasur dokumentacion të vlefshëm për ushtrimin e veprimtarisë së përmendur. Për këtë arsye, puna është pezulluar përkohësisht, ndërsa procedura e mëtejshme do të zhvillohet në mënyrë të rregullt, në përputhje me ligjet dhe kompetencat në fuqi”, thanë nga Komuna e Mitrovicës së Veriut.

OSBE shpreh shqetësim pas mbylljes së zyrave serbe në veri
Edhe Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka reaguar lidhur me mbylljen e zyrave të institucioneve serbe në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Ky mision tha se është i shqetësuar me ndikimin që do të kenë te komunitetet joshumicë mbyllja e zyrave në Mitrovicë të Veriut nga të cilat popullsia varet për “kujdes shëndetësor, pensione, materiale shkollore dhe mbështetje sociale”.

“Ndërprerja e këtyre shërbimeve prek në mënyrë disproporcionale më së shumti të moshuarit, njerëzit me nevoja të veçanta dhe familjet që kanë kushte të rënda. Çdo masë që prek shërbimet publike duhet të sigurojë qasje të pandërprerë për të gjitha komunitetet, ndërkaq mosmarrëveshjet duhet të adresohen përmes dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja dhe në konsultim me komunitetet lokale”, tha OSBE-ja më 13 shtator.

Ndryshe, Fondi për Sigurime Shëndetësore në Mitrovicën e Veriut funksionon në kuadër të Fondit Republikan për Sigurime Shëndetësore të Serbisë dhe ofron shërbime në fushën e kujdesit shëndetësor – si vërtetimin e libreza shëndetësore, punët që lidhen me komisionet mjekësore, bën llogaritjen, kontrollin dhe pagesën e kompensimeve financiare, si dhe vërtetimin e kërkesave për ndihma mjekësore-teknike dhe të ngjashme.

Në mjediset serbe në Kosovë, të gjitha institucionet shëndetësore dhe arsimore funksionojnë sipas sistemit të Serbisë.

Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë në shtator të vitit 2024, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se funksionimi i shëndetësisë dhe arsimit në mjediset me shumicë serbe është specifik dhe se këto institucione do të trajtohen në mënyrë specifike – ndaras nga mbyllja e institucioneve të tjera serbe.

Në vitin 2024, autoritetet e Kosovës kanë nisur mbylljen e disa institucioneve serbe në Kosovë, përfshirë: Postën e Serbisë, Bankën e Kursimeve Postare, organet e përkohshme komunale, qendrat për punë sociale e të tjera.

Ndërkaq, ditë më parë janë marrë nën kontroll nga autoritetet e Kosovës edhe objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë që përdoreshin nga Posta e Serbisë.

Mbyllja e institucioneve serbe, që Kosova i konsideron ilegale dhe paralele, është përballur me kritika nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara që kanë thënë se Qeveria e Kosovës po ndërmerr veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara.

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i tha një grupi mediash në gjuhën serbe më 4 shtator se të gjitha institucionet paralele serbe, përfshirë arsimin dhe kujdesin shëndetësor, duhet të integrohen në sistemin e Kosovës.

Megjithatë, ajo ka theksuar se mënyra se si do të bëhet ky integrim është thelbësore dhe, sipas saj, duhet të zhvillohet vetëm përmes konsultimeve me komunitetin serb.

Next Post
Polonia në alarm për avionët pa pilotë, Rumania rrëzon dy dronë rusë

Polonia në alarm për avionët pa pilotë, Rumania rrëzon dy dronë rusë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëfimi i Moza Ahmetit: Si u njoha me Edi Ramën pas autoportretit që realizova me gjoksin jashtë

Rrëfimi i Moza Ahmetit: Si u njoha me Edi Ramën pas autoportretit që realizova me gjoksin jashtë

March 31, 2026
Arratisja e Altin Ndocit, lirohet nga burgu ish-drejtori i IEVP, Indrit Cerloj

Arratisja e Altin Ndocit, lirohet nga burgu ish-drejtori i IEVP, Indrit Cerloj

March 31, 2026
VIDEO / Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit, Lamallari: Njeriu i duhur në një moment të rëndësishëm për vendin

VIDEO / Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit, Lamallari: Njeriu i duhur në një moment të rëndësishëm për vendin

March 31, 2026
Sulm me dronë iranianë ndaj cisternës kuvajtiane në Dubai. Destinacioni i parashikuar, Kina

Sulm me dronë iranianë ndaj cisternës kuvajtiane në Dubai. Destinacioni i parashikuar, Kina

March 31, 2026
Pesë vende të BE në listën e vendeve që “minojnë” demokracinë

Pesë vende të BE në listën e vendeve që “minojnë” demokracinë

March 31, 2026
“Noka telefonoi deputetin dhe u përjashtova!”/ Alesia Balliu: Si po e spastron Berisha “bunkerin” PD

“Noka telefonoi deputetin dhe u përjashtova!”/ Alesia Balliu: Si po e spastron Berisha “bunkerin” PD

March 31, 2026
Baton Haxhiu: E admiroj guximin e Braçes, por kandidatura e tij për Tiranën është e pamundur!

Baton Haxhiu: E admiroj guximin e Braçes, por kandidatura e tij për Tiranën është e pamundur!

March 31, 2026
Ministri Hoxha: Evropa është një histori zgjerimi, koha e Shqipërisë është tani

Ministri Hoxha: Evropa është një histori zgjerimi, koha e Shqipërisë është tani

March 31, 2026
Abuzime me ndërtimet në Tiranë? Gjykata pezullon nga detyra kreun e IMT-së

Abuzime me ndërtimet në Tiranë? Gjykata pezullon nga detyra kreun e IMT-së

March 31, 2026
“Punoni nga shtëpia dhe lahuni më pak”, si lufta po i shtyn vendet drejt shkatërrimit të jetesës

“Punoni nga shtëpia dhe lahuni më pak”, si lufta po i shtyn vendet drejt shkatërrimit të jetesës

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In