• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BE i jep Shqipërisë materialet kundër COVID-19. Krahas 50 mln eurove, akordohen edhe 180 mln euro hua

by Java News
24/04/2020 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, dorëzoi sot mostra materialesh kontrolli të testimit për COVID-19 pranë Institutit të Shëndetit Publik të Shqipërisë, autoriteti i testimit për Covid-19 në vend. Dhurimi është pjesë e ndihmës më të gjerë të BE-së për Shqipërinë në luftën kundër COVID-19.

Materiali kontrollues i krijuar së fundmi po përdoret nga laboratorët në BE për të kontrolluar funksionimin e saktë të testeve të koronavirusit. Kompletet e dhuruara për Shqipërinë do të mundësojnë një saktësi të shtuar për deri në 20.000 komplete testimi COVID-19.

Kompletet janë thelbësore për të shmangur rezultatet e rreme negative të testimit dhe veçanërisht të rëndësishme në një moment kur autoritetet publike po shqyrtojnë zbutjen e disa kufizimeve të lirisë së lëvizjes. Këto komplete janë krijuar nga Qendra e Përbashkët Kërkimore e BE-së dhe po u dhurohen vendeve partnere të BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Bashkimi Evropian po e mbështet Shqipërinë me 50 milionë euro për të luftuar COVID-19. Tashmë janë kontraktuar 4 milionë Euro për furnizimin me pajisje mjekësore për shpëtimin e menjëhershëm të jetës.

BE-ja po bashkëpunon me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projektit (UNOPS) në mënyrë që kjo mbështetje të sigurojë artikujt e nevojshëm sa më shpejt të jetë e mundur.

Artikujt përfshijnë ventilatorë, ambulanca, aparatura portative për ekzaminime me rreze X, shtretër për Njësitë e Kujdesit Intensiv, materiale mbrojtëse për punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Veç kësaj, programi i BE-së për zbatimin e ligjit, PAMECA, dhuroi 3.000 dezinfektues duarsh për policinë shqiptare.

BE-ja do të sigurojë gjithashtu 46.7 milionë euro për të mbështetur rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike.

Në nivelin makro-ekonomik, Shqipërisë do t’i vihet në dispozicion një shumë shtesë prej 180 milionë eurosh në formën e huave shumë të favorshme.

Qëllimi i këtyre fondeve është të kontribuojnë për forcimin e stabilitetit makro-ekonomik për të mundësuar kanalizimin e burimeve drejt mbrojtjes së qytetarëve dhe zbutjes së pasojave të COVID-19.

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, theksoi: “Komisioni Evropian iu kundërvu sfidave globale të paraqitura nga pandemia e koronavirusit me një paketë reagimi mjaft ambicioze prej më shumë se 15.6 miliardë Eurosh. Ndërsa Bashkimi Evropian po bën çmos për t’i mbështetur qytetarët e tij, është gjithashtu detyra jonë të ndihmojmë partnerët dhe miqtë tanë.

Ndikimi te partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor ka të ngjarë të jetë dramatik. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku me autoritetet shqiptare për t’i trajtuar këto sfida të përbashkëta”.

Vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, tashmë janë përjashtuar nga autorizimi për eksport për pajisje mbrojtëse personale (PMP). Rajoni, përfshirë Shqipërinë, është përfshirë në nismat e BE-së siç janë Marrëveshja e Përbashkët e Prokurimit për pajisje mjekësoredhe sistemi evropian i alarmit të shpejtë për sëmundjet ngjitëse.

Një studim i kohëve të fundit në BE identifikoi mungesën e materialeve pozitive të kontrollit si një nga tri sfidat kryesore me të cilat përballen laboratorëtpër zbatimin e besueshëm të testeve të koronavirusit.

Një material pozitiv kontrolli garanton që testet laboratorike funksionojnë saktë. Ai ndihmon për të shmangur që testi të japë një rezultat negativ nëse personi është pozitiv. Materiali i kontrollit i krijuar së fundmi është pjesë sintetike, jo-infektive e virusit.

Mostrat janë shumë të përqendruara dhe kërkohet vetëm një sasi shumë e vogël materiali për të kontrolluar një test. Kjo do të thotë se një tub mostër është i mjaftueshëm që një laborator të kontrollojë deri në 20.000 teste.

Next Post
Doni të punoni në Greqi? Rama sqaron për herë të parë si do të bëhet lëvizja dhe kush do t’i hartojë listat

Doni të punoni në Greqi? Rama sqaron për herë të parë si do të bëhet lëvizja dhe kush do t'i hartojë listat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë -

Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë –

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin -

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin –

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com