• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

BE hedh poshtë pretendimet e Vuçiç, Kos: Nuk po i kërkojmë Serbisë të njohë Kosovën

by E S
22/07/2025 20:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Europian bën një hap pas përballë Serbisë. Përsëri çështja kryesore është Kosova. Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, deklaroi se Bashkimi Evropian nuk i po kërkon Serbisë të njohë shtetin e Kosovës dhe shtoi se përparësia e Komisionit Evropian është ta mbajë Serbinë në rrugën evropiane.

Në një intervistë me median sllovene RTVSlo, kur u pyet pse nuk kishte simbole të BE-së në protestat në Serbi, “sikur dikush nuk donte të shkonte atje”, ajo përsëriti se kishte katër grupe përgjigjesh për këtë pyetje.

“U takova dhe bisedova me të gjithë, jo vetëm përfaqësues të qeverisë serbe, por edhe protestues, studentë. I prita edhe në Bruksel. Kam kontakte shumë të rregullta me organizatat e shoqërisë civile. Është interesante që kur pyeta përfaqësues të ndryshëm, pasi siç thatë edhe ju nuk ka flamur evropian, pati rreth katër grupe përgjigjesh. E para, ata më thanë se ju mbështesni Vuçiçin. E dyta thonë se ju na bombarduat, por në fakt ishte NATO, jo BE. E treta është sepse ju doni që ne ta njohim Kosovën. Sigurisht që Bashkimi Evropian nuk e kërkon këtë gjë nga Serbia. Dhe e katërta, sipas tyre është se ata nuk duam ta kemi inat Rusinë. Pra, është një situatë e ndërlikuar, por përparësia e Komisionit Evropian është që Serbia të qëndrojë në rrugën evropiane, por nuk mjafton që ne ta themi këtë. Serbia, sigurisht, duhet të zbatojë një sërë reformash për të provuar se me të vërtetë e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, tha Marta Kos, Komisionerja e BE për zgjerim.

Në një intervistë të mëparshme me median gjermane, Deutsche Welle në fillim të korrikut, zyrtarja e lartë europiane foli për të njëjtën temë, se pse nuk ka flamuj të BE-së në protestat e studentëve, dhe dha të njëjtën përgjigje për katër grupe arsyesh.

Por përgjigjja e saj në lidhje me njohjen e Kosovë si kusht për t’u bashkuar me BE-në ishte dukshëm e ndryshme.

“Është çështje zgjedhjeje. Pra, askush nuk po e detyron Serbinë. Por kur thua – po, ne duam të bëhemi anëtar i BE-së, atëherë kjo duhet bërë. Duhen bërë shumë gjëra”, theksoi Marta Kos.

Next Post
Milaim Zeka: Kurti ka ndërtuar një piramidë urrejtje me Tiranën, ka të njëjtën retorikë me Aleksandar Vuçiç

Milaim Zeka: Kurti ka ndërtuar një piramidë urrejtje me Tiranën, ka të njëjtën retorikë me Aleksandar Vuçiç

Comments 1

  1. Lui says:
    1 year ago

    Sa shpejt u zbutët more langaraqë..?! Në vend që të shfrytëzoni rastin për të hyrë në historinë e njerëzimit duke korrigjuar gabimet e etërve tuaj, ju vazhdoni të mbani të njejtën mendësi. Yyyt.. rracë e poshtër paskeni qenë. Një b.. Serbie të sjellë vërdallë Bashkimin Europian.., pupupuu…!!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

August 11, 2026
Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

August 11, 2026
Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

August 11, 2026
Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

August 11, 2026
Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

August 11, 2026
Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

August 11, 2026
UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

August 11, 2026
Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

August 11, 2026
Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

August 11, 2026
Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator, SHBA ndërmjetëse në përpjekje për t’i dhënë fund luftës

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator, SHBA ndërmjetëse në përpjekje për t’i dhënë fund luftës

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com