• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BE hap dyert/ Ndryshojnë rregullat: Si mund të udhëtojnë tani e tutje shqiptarët

by Java News
22/02/2022 09:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrat për çështjet europiane të Bashkimit Europian shqyrtojnë sot rekomandimin e Komisionit Europian për ndryshimin e rregullave lidhur me udhëtimet drejt Bashkimit Europian në kontekstin e evolucionit të pandemisë COVID-19.

Burime diplomatike të Bashkimit Europian kanë bërë të ditur për ABC, se do të ndryshohet qasja për udhëtimet jo-thelbësore nga vendet e treta si Shqipëria drejt Bashkimit Europian. Qasja për heqjen e kufizimeve për udhëtimet drejt BE-së nuk do të jetë më në bazë të listave të vendeve të sigurta në nivelin epidemiologjik, por në bazë individuale.

Sipas këtyre rregullave, të gjithë qytetarët ekstrakomunitarë si ata të Ballkanit Perëndimor që janë plotësisht të vaksinuar me vaksinat që njihen nga Bashkimi Europian do të mund të udhëtojnë lirisht në zonën Shengen pa marrë parasysh nëse vendi ngaku nisen qytetarët përfshihet në listën e vendeve të sigurta apo jo. Qytetarët e vendeve të treta do të mund të udhëtojnë drejt BE-së me një çertifikate dixhitale COVID-19.

Por çertifikata nuk duhet të ketë kaluar afatin e vleshmërisë, që llogaritet me 9 muaj nga marrja e dozës së fundit të vaksinës (dozes së dytë për vaksinat si Pfizer, Astra Zeneca, etj). Në këtë rast, çertifikata është e pavlefshme.

Për të udhëtuar në zonën Shengen. këta qytetarë duhet të marrin dozën e tretë, që quhet ndryshe dozë përforcuese apo booster.

Burime diplomatike janë shprehur për ABC, se është dashur të punojnë mbi një tekst kompromisi, që mund të jetë i pranueshëm nga të 27 gjitha shtetet anëtare të BE-së, ndaj ka preçizime dhe masa shtesë nga shtetet anëtare, si dhe një afat tranzicioni deri në fund të prillit për shtetet anëtare. Pra, mbetet të preçizohet në përfundim të takimit afati i hyrjes në fuqi të rregullave të reja.

Komisioni Europian i rekomandon shteteve anëtare të pranojnë po ashtu qytetarët e vendeve të treta që janë vaksinuar me një vaksinë të njohur nga Organizata Botërore e SHëndetësisë (OBSH), duke ju nënshtruar një testi PCR.

Nëse ministrat e aprovojnë edhe këtë pikë, atëherë qytetarët shqiptarë apo të Ballkanit Perëndimor të vaksinuar me vaksinën kineze apo ruse, do të kenë të drejtë të udhëtojnë drejt Bashkimit Europian duke iu nënshtruar një testi PCR. E njëjta gjë vlen për ata që kanë një çertifikatë shërimi nga COVID-19. Gjithashtu fëmijët nën moshën 18, mund të vijnë me një test PCR.

Vendimi pritet të merret sonte në mbrëmje dhe Abcnews.al do t’ju informojë për çdo ndryshim./abcnews-Erisa Zykaj

g.kosovari

Next Post
VIDEO: Rusia fut tanket, Ukraina nxjerr raketat: Nuk keni asnjë shans!

VIDEO: Rusia fut tanket, Ukraina nxjerr raketat: Nuk keni asnjë shans!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjendja e Unionit, pesë përfundimet kryesore nga fjalimi i Ursula von der Leyen -

BE-ja do të marrë pjesë në bisedimet për Ukrainën në Abu Dhabi, Von der Leyen konfirmon praninë e delegacionit evropian!

November 9, 2026
Buxheti 2027, vetëm 1,1 mld lekë më shumë për Bujqësinë, fondet arrijnë në 17,9 mld lekë! Zbardhen diskutimet në Komision

Buxheti 2027, vetëm 1,1 mld lekë më shumë për Bujqësinë, fondet arrijnë në 17,9 mld lekë! Zbardhen diskutimet në Komision

November 9, 2026
Bandat e drogës në Francë rekrutojnë fëmijë për të vrarë, adoleshentët joshen me para dhe përfundojnë në rrjetin e mafias!

Bandat e drogës në Francë rekrutojnë fëmijë për të vrarë, adoleshentët joshen me para dhe përfundojnë në rrjetin e mafias!

November 9, 2026
“Bizneset po ndiejnë pasojat, rritja do të jetë më e ulët”- Ibrahimaj në Komision: Protestat e dhunshme e ngadalësojnë ekonominë!

“Bizneset po ndiejnë pasojat, rritja do të jetë më e ulët”- Ibrahimaj në Komision: Protestat e dhunshme e ngadalësojnë ekonominë!

November 9, 2026
Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

“Veliaj duhet të operohet urgjentisht”- Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Nuk kemi informacion për ekzaminimet mjekësore

November 9, 2026
Tentuan të korruptonin policët pasi u kapën duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, procedohen dy persona në Durrës!

Tentuan të korruptonin policët pasi u kapën duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, procedohen dy persona në Durrës!

November 9, 2026
Kufizimet për gazetarët në GJKKO, Kushtetuesja pranon për shqyrtim kërkesën e AGSH-së për shfuqizimin e Rregullores!

Kufizimet për gazetarët në GJKKO, Kushtetuesja pranon për shqyrtim kërkesën e AGSH-së për shfuqizimin e Rregullores!

November 9, 2026
Koronavirus prek aktorin e humorit Florian Binaj: Jam vetëizoluar pas testimit, ja ku u infektova

“E konfirmoj, pa diskutim!”- Florjan Binaj shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, por a do e mbështesë PD këtë herë?

November 9, 2026
“Të shqetësuar, nesër mund të dhunojnë mësuesin e pedagogun”- Tryeza Kombëtare, Rama për përfshirjen e të miturve në protesta: Relativizuan dhunën dhe e justifikuan!

Rama njofton skemën e re të “Bonusit të Bebes”: Mbështetje financiare deri në 10 mijë lekë çdo muaj për 5 vite me radhë!

November 9, 2026
BE miraton masa të reja sanksionesh që prekin industrinë ushtarake të Rusisë, Kallas zbulon vendimin

‘Luftë’ e re në BE, Marine Le Pen kërkon “eliminimin politik” të Kaja Kallas!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In