• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BE fshikullon opozitën dhe presidentin: Mos pengohen votuesit në 30 qershor, dhuna është e papranueshme

by Java News
28/06/2019 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Delegacioni i BE në Tiranë ka bërë thirrje që shmanget dhuna më 30 qershor dhe që votimet të kryhen në mënyrë të rregullt.

Në një deklaratë, BE thekson se është e domosdoshme që qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe se është përgjegjësi e të gjithë aktorëve politik për të siguruar që votimet të mos pengohen.

Më tej, BE i ka bërë thirrje edhe palëve politike që të ulen në dialog dhe të shmangin retorikën nxitëse.

“Qytetarët shqiptarë duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në mënyrë të rregullt dhe paqësore. Duke pasur parasysh votimin që do të bëhet më 30 qershor 2019, është e domosdoshme që qytetarët që ushtrojnë të drejtat e tyre ta bëjnë këtë në një mënyrë të rregullt. Është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e të gjithë aktorëve politikë për të siguruar që operacionet e votimit të mos pengohen.

Demonstrata e zhvilluar në Tiranë më 21 qershor 2019 ishte e qetë dhe të njëjtat parime dhe vlera demokratike duhet të mbahen këtë fundjavë. Çdo veprim i dhunshëm ose ndonjë formë nxitjeje për dhunën është absolutisht e papranueshme në asnjë rrethanë. Të gjitha palët politike duhet të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin retorikën nxitëse. Procesi i votimit do të monitorohet nga një mision ndërkombëtar i udhëhequr nga OSBE / ODIHR që përfshin vëzhgues nga disa vende anëtare të Bashkimit Evropian.

Të gjitha palët duhet të angazhohen në një dialog të mirëfilltë sa më shpejt që të jetë e mundur për të kapërcyer situatën aktuale politike në mënyrë që të përqëndrohen përpjekjet e tyre në ruajtjen dhe konsolidimin e progresit të bërë nga Shqipëria deri më tani në procesin e reformës në rrugën e saj të integrimit në BE|”, thuhet në deklaratëne BE./l.m

Next Post
Ikën i nxehti përvëlues, nesër priten reshje të dobëta

Ikën i nxehti përvëlues, nesër priten reshje të dobëta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 14 Mars 2026

March 13, 2026
“Ta kuptojnë që Parlamenti Europian nuk është pyll! I mungojnë druvarët e t’i çojmë ne”

“Ta kuptojnë që Parlamenti Europian nuk është pyll! I mungojnë druvarët e t’i çojmë ne”

March 13, 2026
Rama: Nuk është puna e SPAK-ut t’i thotë Parlamentit se çfarë duhet të bëjë Parlamenti

Rama: Nuk është puna e SPAK-ut t’i thotë Parlamentit se çfarë duhet të bëjë Parlamenti

March 13, 2026
Pse munguan Spiropali dhe Xhafaj dje në Kuvend? Ja si përgjigjet Rama

Pse munguan Spiropali dhe Xhafaj dje në Kuvend? Ja si përgjigjet Rama

March 13, 2026
Takimi me ambasadoren e SHBA në Athinë, Rama: Diskutuam çështje me interes të lartë amerikan në rajon

Takimi me ambasadoren e SHBA në Athinë, Rama: Diskutuam çështje me interes të lartë amerikan në rajon

March 13, 2026
Rritja e çmimit të naftës pas luftës në Iran, Rama: Do rrisim rezervat, shteti do ndërhyjë në treg

Rritja e çmimit të naftës pas luftës në Iran, Rama: Do rrisim rezervat, shteti do ndërhyjë në treg

March 13, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD akuzon Qeverinë për neglizhencë ndaj çmimit të naftës: Të hënën depozitojmë nismë ligjore në Kuvend

March 13, 2026
Sa përfitojnë SHBA‑të nëse rritet çmimi i naftës (dhe i gazit): Llogaritë e luftës dhe çfarë ndryshon për Europën

Sa përfitojnë SHBA‑të nëse rritet çmimi i naftës (dhe i gazit): Llogaritë e luftës dhe çfarë ndryshon për Europën

March 13, 2026
Rama: Do shpallim Iranin shtet sponsor të terrorizmit dhe Hezbollahun & Gardën Iraniane organizata terroriste

Rama: Do shpallim Iranin shtet sponsor të terrorizmit dhe Hezbollahun & Gardën Iraniane organizata terroriste

March 13, 2026
Deklaratat e ambasadave pas seancës, Rama: Asnjë presion! Nuk pranoj të më shohë njeri nga lart poshtë

Deklaratat e ambasadave pas seancës, Rama: Asnjë presion! Nuk pranoj të më shohë njeri nga lart poshtë

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In