• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BE e ndau RMV nga Shqipëria për integrimin, BDI akuza qeverisë: U rreshtuat krah Kinës e Rusisë, na kthyet 30 vite mbrapa

by A R
29/09/2024 10:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendimi i Bashkimit Europian që ta ndajë Shqipërinë nga Maqedonia e veriut në rrugëtimin europian është dështim shekullor për qeverinë me legjitimitet monoetnik, thuhet në një komunikatë të BDI-së.

Sipas tyre, partitë humbëse shqiptare nënshkruan deklaratë parazgjedhore duke u zotuar që asesi nuk do të bëhen pjesë e një qeverie pa ndryshimin e kushtetutës dhe zhbllokimin e rrugës europiane të vendit.

“Gënjyen. Për 100 ditë shkaktuan skandale që na kthyen prapa 30 vjet dhe na humbën shpresën e fundit për integrim në Bashkimin Europian. Rreshtimi juaj i hapur me Rusinë dhe Kinën nuk është i pranueshëm dhe është në kundërshtim me përcaktimet e qytetarëve për partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian”, thonë nga BDI.

Nga ana tjetër, LSDM-ja thotë se Shqipëria do të bëhet “perëndim” për Maqedoninë e Veriut, kurse Mickoski ka ndërprerë negociatat me BE-në. Socialdemokratët thonë se derisa Hungaria ofrohet si ndërmjetës në këtë kontest, ambasadori i tyre në BE ka votuar “pro” ndarjes së Tiranës dhe Shkupit.

Ndërkaq, gjatë një prononcimi për Tv Alfa, Antonio Miloshoski nga VMRO-DPMNE tha se Traktati i Miqësisë, i nënshkruar nga LSDM dhe BDI i ka shkaktuar dëm të madh vendit.

“Nga këndvështrimi i sotëm vërtetohet se kemi pasur të drejtë, por fatkeqësisht indikacionet tona në 7-8 vitet e fundit nuk e ndryshuan qeverinë e LSD-së dhe BDI-së për të nënshkruar një sërë protokolle të tjera të dëmshme që bartin këtë pasojë, Shqipëria të vazhdojë dhe të hapë negociatat për anëtarësim në BE dhe Maqedonia të bllokohet përsëri nga Bullgaria, sepse qeveria e kaluar ia dha në pjatë instrumentet për bllokadë të pajustifikueshme”, tha Milloshoski.

Kanë reaguar edhe nga koalicioni VLEN. Përmes një postimi në Facebook, Zv/Kryeministri, Izet Mexhiti, thotë se pas 22 vitesh dështim në procesin euro-integrues, është turp të akuzohet koalicioni VLEN që “paska dështuar” në rrugën e integrimit.

Sipas Mexhitit gjatë qeverisjes së BDI-së integrimi ishte në vdekje klinike edhe përkundër faktit që siç thotë, pati kryeministrin shqiptar e ministrin e jashtëm, që zotohej për integrimin e vendit.

/a.r

Next Post
“Birmingham Live”: Vizitoni peizazhet mahnitëse të Shqipërisë

“Birmingham Live”: Vizitoni peizazhet mahnitëse të Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre debate të panevojshme për protestën

Duke menduar çfarë i duhej Agronit marrëveshja sekrete

July 27, 2026
Plarent Ndreca kundër praktikave gjyqësore: Po krijohet një precedent i rrezikshëm për avokatinë

Plarent Ndreca kundër praktikave gjyqësore: Po krijohet një precedent i rrezikshëm për avokatinë

July 27, 2026
Avokatët paralajmërojnë bojkot, reagon Dhoma e Avokatisë: Gjobat janë të padrejta, do i drejtohemi KLGJ-së

Avokatët paralajmërojnë bojkot, reagon Dhoma e Avokatisë: Gjobat janë të padrejta, do i drejtohemi KLGJ-së

July 27, 2026
Tentoi të ndalonte Shehajn që mori dokumentin sekret, punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët (VIDEO)

Tentoi të ndalonte Shehajn që mori dokumentin sekret, punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët (VIDEO)

July 27, 2026
“Investim strategjik për sigurinë e Shqipërisë”, ministri Nufi përshëndet miratimin e marrëveshjes së huasë me SHBA

“Investim strategjik për sigurinë e Shqipërisë”, ministri Nufi përshëndet miratimin e marrëveshjes së huasë me SHBA

July 27, 2026
Refit Buzi nën hetim për “mashtrim”/ Biznesmeni turk nuk i dha paratë e eksportit të fruta-perimeve

Refit Buzi nën hetim për “mashtrim”/ Biznesmeni turk nuk i dha paratë e eksportit të fruta-perimeve

July 27, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Nga 49% në 44%, dhe rikthim në 49%

July 27, 2026
Ndryshimet në ligjin për administratën prekin drejtpërdrejt zyrtarët e kabineteve të ministrave, zbardhen rregullat e reja

Ndryshimet në ligjin për administratën prekin drejtpërdrejt zyrtarët e kabineteve të ministrave, zbardhen rregullat e reja

July 27, 2026
Alarm për ekonominë iraniane, eksportet e naftës ‘rrëzohen’ pas bllokadës së Hormuzit

Pas sinjaleve për ulje të tensioneve SHBA-Iran, çmimi i naftës bie me 9 %

July 27, 2026
Trump paralajmëron sërish Iranin: Jam gati për veprime të forta ushtarake nëse dështojnë bisedimet

Trump paralajmëron sërish Iranin: Jam gati për veprime të forta ushtarake nëse dështojnë bisedimet

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In