• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

BE e alarmuar, Kina mund të detyrojë Ballkanin t’i kthejë shpinën Unionit

by Java News
17/09/2017 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të alarmuar nga rritja e ndikimit ekonomik të Kinës dhe investimet e saj të mëdha në projektet infrastrukturore të rajonit, Sekretari i Përgjithshëm i Përgjithshëm i NATO-s, Havier Solana, deklaroi se vendet e Ballkanit mund të “ndryshojnë motivimin e tyre dhe të bëhen pjesë e modelit institucional të BE-së”.

Solana nuk është i pari që e ka theksuar një rrezik të tillë, i cili me shumë gjasa rrezikon të bëhet gjithnjë e më i madh, shkruan Sputniknews. Edhe një ish-ambasador i SHBA-së në Serbi, Cameron Munter, e ka nënvizuar më parë domosdoshmërinë e rritjes së rolit të SHBA-së në Ballkan, në mënyrë të tillë që të reduktohet ndikimi i frikshëm kinez.

Sipas një artikulli të fundit të publikuar nga Politico, Ballkani është parë nga Pekini si një korridor i madh në projektin e saj “One Belt One Road”, projekt ky që synon të rrisë rolin e Kinës në politikën europiane.

Gjatë intervistës që Zoran Gjorgjeviç (i cili për shumë vite ka punuar si korrespondent i medias serbe dhe më pas ka punuar si diplomat në Pekin) dha për Sputnik, në lidhje me këtë fushatë “spontane” kundër Kinës, ai u shpreh se Pekini e urren faktin që të përmendet se po përdor të gjitha lidhjet që ka me vendet e Europës Lindore dhe Qendrore për të përjashtuar BE-në nga procesi ekonomik që po ndodh aty.

Pekini gjithmonë e përmend faktin se shumica e këtyre vendeve janë pjesë e BE-së dhe se duke punuar së bashku me to, ai po forcon bashkëpunimin e tij edhe me Bashkimin Europian si një e tërë, tha Z. Djordjeviç për Sputnik. Ai shtoi se Kina dhe Rusia e respektojnë plotësisht pozitën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat vendosën të bashkohen me BE-në dhe e përshkruan frikën që ka kapur perëndimin në lidhje me faktin që Kina mund ta detyrojë Ballkanin t’i kthejë shpinën BE-së, si një përpjekje për të justifikuar mungesën kësaj të fundit në rajon dhe si një lojë aspak të drejtë që ajo po luan.

“BE-ja gjithashtu i frikësohet faktit se kompanitë europiane nuk do të jenë në gjendje të konkurrojnë me firmat kineze, të cilat ofrojnë shërbime po aq cilësore por me kosto më të ulët”, prandaj kanë dalë të gjitha këto histori të frikshme rreth “Kinës dhe Rusisë së keqe”.
Kina nuk ka nevojë të përdorë Serbinë si një portë për të hyrë në tregun europian për arsyen e thjeshtë se Kina tashmë është pjesë e atij tregu, theksoi më tej Zoran Djordjevic. “BE-së nuk i pëlqen të shohë rritjen e ndikimit ekonomik të Kinës në Ballkan, sepse ajo rrezikon dominimin e saj në Europën Lindore. Duket sikur ajo nuk dëshiron që Kina të mos investojë në asnjë mënyrë në rajonin e Ballkanit, duke i vendosur sanksione nga më të ndryshmet, gjë që nga ana tjetër Kina nuk e ka bërë kurrë”, tha Z. Djordjevic.

Solana shprehet se Brukseli nuk bën premtime të rreme, se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE do të jetë i shpejtë dhe i lehtë. Duket sikur para se të ndodhë kjo, Serbia dhe të tjerët duhet të jenë të kënaqur me dashurinë e tyre të pandarë ndaj “modelin institucional të BE-së dhe të shmangin investimet kineze, gazin rus dhe mbështetjen kinezo-ruse për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës”, vazhdoi Z Gjorgjeviç. “Dhe një gjë e tillë po thuhet nga dikush që do të hyjë në histori si një nga autorët kryesorë të agresionit të NATO-s kundër Jugosllavisë në vitin 1999”, theksoi ai. Nga 10 miliardë dollarë që Kina ka vendosur të investojë në projekte të ndryshme në 16 vende të Europës Qendrore dhe Lindore, vetëm në Serbi janë investuar tashmë rreth 2 miliardë dollarë, njëkohësisht edhe shuma më e madhe e investuar në krahasim më të gjitha vendet e tjera.

Një numër i madh firmash kineze janë të interesuara të punojnë në vendet e Ballkanit në fushën e infrastrukturës dhe në një gamë të gjerë të industrive, nga pajisjet elektroshtëpiake deri tek bateritë dhe energjia diellore, nga teknologjia e informacionit deri tek mbrojtja e mjedisit./monitor/

Next Post
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje, dyshohet se është rrahur për vdekje

Gjendet trupi i pajetë i një gruaje, dyshohet se është rrahur për vdekje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Festa e Bajramit në Kosovë, Tërnava thirrje politikës: Kemi mbetur peng të krizave

Festa e Bajramit në Kosovë, Tërnava thirrje politikës: Kemi mbetur peng të krizave

March 20, 2026
Princesha e Norvegjisë thyen heshtjen për lidhjet me Epstein-in: U manipulova dhe u mashtrova!

Princesha e Norvegjisë thyen heshtjen për lidhjet me Epstein-in: U manipulova dhe u mashtrova!

March 20, 2026
“Po shkruaj tre libra”, Meta flet nga qelia: ‘Darka e ngjalave’ ishte një autokritikë e Edi Ramës

“Po shkruaj tre libra”, Meta flet nga qelia: ‘Darka e ngjalave’ ishte një autokritikë e Edi Ramës

March 20, 2026
“Ndërtoni identitet mbi vlera“/ Analisti Roland Bejko këshillon partitë e vogla për të çarë në sferën politike

Salianji sfidon Berishën për kreun e PD, Bejko: Rruga më e mirë për partinë, të ndjekë statutin aktual

March 20, 2026
Peleshi takon Presidenten Bundestagut: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Peleshi takon Presidenten Bundestagut: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

March 20, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme / Abu Dhabi arreston 109 persona për përhapje paniku në rrjetet sociale

Lufta në Lindjen e Mesme / Abu Dhabi arreston 109 persona për përhapje paniku në rrjetet sociale

March 20, 2026
“Lejoji priftërinjtë të martohen”, kërkesa e peshkopit trondit Papa Leon dhe Vatikanin

“Lejoji priftërinjtë të martohen”, kërkesa e peshkopit trondit Papa Leon dhe Vatikanin

March 20, 2026
Izraeli ndërpret faljen e Fiter Bajramit në Al-Aksa, shpërndan besimtarët me gaz lotsjellës

Izraeli ndërpret faljen e Fiter Bajramit në Al-Aksa, shpërndan besimtarët me gaz lotsjellës

March 20, 2026
Rritja e kapaciteteve për arsimin profesional, Rama: Të krijojmë kushte të shkëlqyera për studentët

Çfarë do të ndodhë të shtunën në Lalëz? Rama thërret Asamblenë! Detaje nga takimi i socialistëve

March 20, 2026
Begaj uron Fitër Bajramin nga xhamia e Golemit, mesazh për besimtarët myslimanë

Begaj uron Fitër Bajramin nga xhamia e Golemit, mesazh për besimtarët myslimanë

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In