Komisioni Europian do të autorizojë një marrëveshje me firmën gjermane “CureVac” për të siguruar deri në 405 milionë doza të një vaksine potenciale për Covid-19. Konfirmimi erdhi nga presidentja Ursula Von Der Leyen.
“Kam kënaqësinë të njoftoj një marrëveshje të re. Do të autorizoj kontratën që siguron një tjetër vaksinë ndaj Covid-19 për europianët”, tha Von Der Leyen.
Presidentja e KE shtoi se po shpreson në finalizimin e një marrëveshje së shpejti me kompaninë Moderna, vaksina e së cilës rezultoi të ishte efikase deri në 94,5%.
Paraprakisht, Komisioni Europian ka nënshkruar marrëveshje për furnizim me doza të vaksinave edhe me Johnson & Johnson, AstraZeneca, Sanofi dhe Pfizer.