• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BE do dërgojë në Shqipëri një mision për të vëzhguar Reformën në Drejtësi

by Java News
16/02/2016 23:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Raportuesi Knut Fleckenstein prezantoi projektrezolutën për Shqipërinë para Komitetit të Jashtëm të Parlamentit Europian, i cili bazohet në raportin e fundit të Komisionit. Në hapje të seancës, zëvendëspresidenti i socialdemokratëve u çmua për raportin nga i djathti Elmar Brok, i cili kishte takuar, në cilësinë e drejtuesit të këtij Komiteti, edhe ministrin Bushati.

“Ky është raporti më pozitiv i viteve të fundit për Shqipërinë, nisur nga progresi i qartë” në vend, – tha Fleckenstein, – pavarësisht “disa çështjeve që mbeten për t’u zgjidhur”.

Siç pritej, ai propozoi menjëherë amendamentin për t’i kërkuar Komisionit Europian dërgimin e një misioni vëzhgues në Tiranë për të ndjekur procesin e miratimit dhe zbatimit të reformës në drejtësi, duke argumentuar se, përtej vullnetit “partitë kryesore politike shqiptare kanë mendime të ndryshme për arritjen e këtij qëllimi”, siç rezultoi nga vizita e fundit në Shqipëri.
knut fleckenstein
Në mungesë të Eduard Kukan, Cristian Preda dha përkrahjen e PPE-së për këtë amendament, por theksoi rolin udhëheqës të Komisionit të Venecias për reformën e drejtësisë.

Cristian Preda, PPE: Zoti Kukan pajtohet për të permendur Komisionin e Venecias, si udhërrëfyes mbi reformën e drejtësisë. Ka dhe një konsensus të gjerë mes drejtuesëve të partive politike shqiptare, për të ndjekur këto rekomandime. Zoti Kukan pajtohet gjithashtu me idenë e kërkesës për një mekanizëm të fortë për të monitoruar zbatimin e reformës në drejtësi.

Ngjashëm folën dhe grupet e tjera politike për reformën në drejtësi, si dhe përfaqësuesi i Komisionit Europian, ndërsa përmendën edhe pika të tjera të raportit, si reforma zgjedhore, zbatimi i ligjit për dekriminalizimin, ndjekja e reformës në administratën publike, ekonomia informale dhe punësimi i të rinjëve, liria e medias e korrupsioni.

Ilhan Kyuchyuk, eurodeputet liberal: Raporti i thekson qartësisht sfidat me të cilat përballet Shqipëria, si dhe hapat pozitivë të ndërmarrë nga qeveria për trajtimin e tyre. Megjithatë, korrupsioni mbetet i gjithëpërhapur, sidomos në Gjyqësor dhe Administratën Publike, ndaj dhe qeveria duhet ta përmirësojë luftën ndaj këtij fenomeni.

Si zakonisht, seancës nuk i munguan qëndrimet kritike të eurodeputetëve grekë mbi shkeljen e të drejtave të minoritetit në Shqipëri, por në mungesë të fakteve, raportuesi Fleckenstein u përgjigj se nuk do t’i marrë parasysh.

“Shqipëria dhe Bosnja janë dy vendet e fundit të zgjerimit, raportet e të cilave nisën njëkohësisht shqyrtimin nga Komiteti i Jashtëm i Parlamentit Europian, në të njëjtën ditë që eurodeputetët e këtij komiteti përfunduan votimin për projektrezolutat e Turqisë, Malit të Zi e Maqedonisë, të cilat pritet të miratohen në seancën plenare të marsit, ndërkohë që ato për Serbinë dhe Kosovën kaluan në fillim të këtij muaji, ndërsa rezolutat për Shqipërinë dhe Bosnjën pritet të votohen gjatë sesionit të prillit nga Parlamenti Europian”.  Top Channel

Next Post

Konispol, arrestohet një ish-polic për vrasjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In