• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

BE bie dakord për sanksione ndaj Bjellorusisë/ Kërkesë agjencive ajrore: Shmangni të gjitha fluturimet

by Java News
25/05/2021 07:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Evropian ra dakord të hënën që të vendosë sanksione kundër Bjellorusisë, përfshirë ndalimin e përdorimit të hapësirës ajrore dhe aeroporteve të bllokut 27 vendesh nga linjat ajrore bjelloruse, si reagim ndaj devijimit të detyruar të një avioni pasagjerësh për të arrestuar një gazetar të opozitës.

Udhëheqësit e BE-së e kanë denoncuar “rrëmbimin” e avionit Ryanair që po fluturonte nga Greqia në Lituani të dielën dhe kërkuan lirimin e menjëhershëm të gazetarit Raman Pratasevich, një kundërshtar kryesor i Presidentit autoritar të Bjellorusisë Alexander Lukashenko.

Një videoklip i shkurtër i gazetarit Pratasevich, që kishte drejtuar një aplikacion popullor mesazhesh që luajti një rol qendror në ndihmën në organizimin e protestave masive kundër Lukashenkos, u shfaq në televizionin shtetëror Bjellorus të hënën në mbrëmje, një ditë pasi ai nxorr nga avioni i kompanisë Ryanair.

Pratasevich tha se ai ishte me shëndet të kënaqshëm dhe tha se trajtimi i tij në paraburgim ishte “maksimalisht korrekt dhe në bazë të ligjit”. Ai shtoi se po u jepte dëshmi hetuesve rreth organizimit të trazirave masive.

Në një reagim të shpejtë në Bruksel, udhëheqësit e BE-së u kërkuan gjithashtu të gjithë agjencive ajrore me bazë në BE të shmangin fluturimin mbi Bjellorusi, ranë dakord të vendosnin sanksione ndaj zyrtarëve të lidhur me devijimin e fluturimit të dielën dhe i kërkuan Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil të fillojë një hetim për ngjarjen që ata e shohin si një veprim të pashembullt dhe që disa thanë se ishte terrorizëm shtetëror ose pirateri.

Agjencitë Lufthansa e Gjermanisë dhe KLM e Hollandës i kanë ndaluar fluturimet mbi Bjellorusi.

Teksti u miratua me shpejtësi nga udhëheqësit të cilët ishin të vendosur të përgjigjeshin me një “reagim të fortë” ndaj incidentit për shkak të “rrezikimit serioz të sigurisë së aviacionit dhe pasagjerëve në bord nga autoritetet Bjelloruse”, sipas një zyrtari të BE me drejtpërdrejt njohuri për diskutimet i cili nuk ishte i autorizuar të fliste publikisht për bisedimet private.

Ryanair tha se kontrollorët bjellorusë të fluturimit i thanë ekuipazhit se kishte një kërcënim bombe kundër aeroplanit ndërsa po kalonte nëpër hapësirën ajrore të Bjellorusisë të dielën dhe e urdhëroi atë të ulej.

Ushtria bjelloruse dërgoi një avion luftarak MiG-29 në një përpjekje të dukshme për të detyruar ekuipazhin e avionit që të respektojë urdhërat nga komanda bjelloruse e fluturimeve.

Autoritetet e Bjellorusisë arrestuan më pas aktivistin, gazetarin dhe kritikun e Lukashenkos. 26 vjeçari Pratasevich dhe e dashure e tij ruse u morën nga avioni menjëherë pasi ai u ul, dhe autoritetet nuk kanë thënë se ku po mbahen. Fluturimi Ryanair FR4978, i cili u nis nga Athina u lejua të vazhdonte udhëtimin për në Vilnius, Lituani.

Presidenti amerikan Joe Biden u informua për incidentin dhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan e ngriti çështjen në një telefonatë me sekretarin e Këshillit Rus të Sigurisë, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki. Ajo shtoi se administrata dënoi atë që ajo e quajti “akt tronditës” të devijimit të një fluturimi për të ndaluar një gazetar./VOA

Next Post
“SHISH më ka informuar, por unë e ndiej veten…”/ Klosi tregon çfarë i tha Azem Hajdari një javë para se ta vrisnin: Ekzekutimi i tij ngatërroi shumë ujërat në Shqipëri

“SHISH më ka informuar, por unë e ndiej veten..."/ Klosi tregon çfarë i tha Azem Hajdari një javë para se ta vrisnin: Ekzekutimi i tij ngatërroi shumë ujërat në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In