• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BE apel politikës shqiptare, Soreca: Të garantohet pjesëmarrja në votim për emigrantët

by Java News
19/10/2023 16:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, kërkoi sot garantimin e votës së emigrantëve, pavarësisht sfidave dhe problemeve që sjell ky proces.

I pranishëm në Konferencën Ndërkombëtare “Votimi nga jashtë vendit”, Soreca tha se kjo është një e drejtë shumë e rëndësishme, teksa theksoi se, Shqipërisë do t’i duhet të vendosë si ta vërë në zbatim votimin nga jashtë vendit.

Po ashtu, ai theksoi se, Shqipëria duhet të ofrojë garanci të konsiderueshme të integritetit zgjedhor, duke përmendur fshehtësinë e votës, garën e drejtë dhe përfaqësimin e drejtë.

E drejta për të votuar është një e drejtë e rëndësishme politike e njeriut dhe në botën që jetojmë, t’u ofrosh qytetarëve që jetojnë jashtë që të votojnë në vendin e origjinës, është shumë e rëndësishme dhe gjëja e duhur për t’u bërë.

Sa i përket votimit nga jashtë vendit, është shumë e rëndësishme, pavarësisht sfidave që sjellë ky opsion.

Nuk është e lehtë dhe ka sfidat e veta është një ndërmarrje e madhe administrative dhe kosto të mëdha financiare.

Shumë vende kanë patur probleme për të gjetur formulën e duhur, por kjo do të thotë se ka shumë ku të mësosh. Në fund Shqipërisë do t’i duhet të vendosë si ta vërë në zbatim votimin nga jashtë vendit.

Do të duhet të ofrojë garanci të konsiderueshme të integritetit zgjedhor, si psh. fshehtësinë e votës, garën e drejtë, përfaqësimin e drejtë.

Kur të krijohet ky sistem i ri, ne besojmë që është i një rëndësie shumë të madhe që procesi të jetë i gjerë sa i përket konsultimit dhe të kërkohet konsensusi i të gjithë aktorëve të përfshirë”, u shpreh Soreca.

Në lidhje me Reformën Zgjedhore, Soreca u shpreh duhet të vendoset në mënyrë konsensuale “dhe nuk ka rrugë tjetër veç saj”.

“Dëshiroj të nxis të gjitha palët që t’i vënë në zbatim pa vonesë të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese për proceset zgjedhore. BE ka qenë dhe vijon të jetë mbështetës i Shqipërisë për të fuqizuar sistemin zgjedhor.

Fuqizimi i funksionimit të institucioneve demokratike është në thelb të misionit tonë të BE në Shqipëri si dhje një nga kërkesat thelbësore të anëtarësimit në BE.

Ne vazhdojmë të kërkojmë një këmbëngulje ndërpartiake për këto çështje, Reforma Zgjedhore duhet të vendoset në mënyrë konsensuale dhe nuk ka rrugë tjetër veç saj”, theksoi Soreca.

/f.s

Next Post
Halli i madh i “Rithemelimit”

Halli i madh i “Rithemelimit”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1win Україна – бонуси, промокоди, ставки на спорт та казино онлайн

October 30, 2026
Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In