• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BDI në ankth, dy ditë para skadimit të Gruevskit

by Java News
27/01/2017 18:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka intensifikuar takimet me kryesinë e ngushtë të partisë, dy ditë para se të skadojë afati kur Nikolla Gruevski duhet të formojë Qeverinë.

Jozyrtarisht mësohet se jo të gjithë anëtarët e kryesisë mbështesin parimin “fituesi me fituesin”. Gjatë ditës, pritet që BDI-ja të bëjë publike qëndrimin, nëse shkon me Gruevskin apo do të presë Zoran Zaev.

Një nga skenarët e shumëpërfolur është që ministri i jashtëm Nikolla Popovski të vijë në postin e kryeministrit. Mes tjerash, VMRO-DPMNE duket se ka lëshuar pe edhe për postin e kreut të Kuvendit, post që thuhet se më në fund do ta marrë BDI-ja.

Zyrtari i lartë i partisë së Ahmetit, kreu i Kërçovës, Fatmir Dehari, gjatë një takimi me ambasadorin e BE-së, Samuel Zhbogar, deklaroi se do të preferonte që kreu i VMRO-DPMNE-së Gruevski të mos ishte partner por kundërshtar sepse sipas tij, retorika e Gruevskit, nxit motivet për vepra të mira. Dehari thotë se nuk duhet të partitë politike të kenë primare interesat personale ose të grupacioneve politike.

“Në një mënyrë kundërshtar, meqë të motivon më shumë për të bërë punë të mbara. Në fakt me rëndësi është bashkëpunimi i të gjithëve. Nëse u qasemi problemeve nga këndvështrimi i qytetarit, atëherë kjo do të na motivojë të gjithëve për të bashkëpunuar që qytetarët tanë t’i shohim një jetë më të mirë. Për mendimin tim, për këtë shtet, ajo që është më se e nevojshme është funksionimi i një organi hetues të pavarur dhe organeve gjyqësore të pavarura”, deklaroi Fatmir Dehari, BDI, raporton Alsat M.

Ambasadori Zhbogar përsëriti qëndrimin unanim të ndërkombëtarëve se vendit i duhet një Qeveri që do të angazhohej në zbatimin e reformave urgjente prioritare të cilat duhet të marrin mbështetje në Kuvend.

“E rëndësishme është që të fitojmë një qeveri që do të angazhohet seriozisht, sinqerisht dhe tërësisht në zbatimin e reformave urgjente prioritare dhe janë të përmendura në raportin e KE-së. Ne besojmë se agjenda evropiane mund të bashkojë të gjithë partitë, jo patjetër Qeverinë, por të gjithë partitë që ta mbështesin atë, të mbështesin reformat kur të arrijnë në parlament”, tha ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar.

Gruevskit i mbeten edhe dy ditë deri në përfundim të mandatit për formimin e shumicës. Në rast të dështimit të formojë Qeverinë, fjalën më pas e ka presidenti i shtetit Gjorge Ivanov për të emëruar mandatarin tjetër, citohet Koha. (b.an)

Next Post
Berlin, Basha: CDU dhe KAS ndihmojnë PD-në për programin qeverisës për zgjedhjet e 2017

Berlin, Basha: CDU dhe KAS ndihmojnë PD-në për programin qeverisës për zgjedhjet e 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In