• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

BDI merr 13 komuna, por humb Tetovën e Gostivarin! Ahmeti: Ne jemi fitues në këto zgjedhje

by A R
01/11/2021 15:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

BDI-ja fitoi 13 komuna në Maqedoninë e Veriut, por humbi Tetovën dhe Gostivarin. Në këto dy komuna fituan Bilall Kasami nga Lëvizja Besa dhe Arben Taravari nga koalicioni ASH – AAA. Lideri i integristëve Ali Ahmeti tha se BDI-ja është fitues në kampin politik shqiptar, ndërsa si fitore të rëndësishme e veçoi Komunën e Kërçovës.

“Mirupafshim dhe mirë u takofshim sepse unë do të vazhdoj të festoj në Kërçovë bashkë me bashkëkombasit dhe me mërgatën që na ka nderuar dhe respektuar”.

Kryetarja e deritanishme e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, pranoi humbjen në këto zgjedhje lokale duke i uruar suksese kryetarit të ri të Tetovës.

“Qytetari i Tetovës ka vendosur që të ketë udhëheqësi tjetër komunale dhe gjithsesi unë këtë rezultat e pranoj si verdikt të popullit”.

Kryetari i ri i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, është zotuar se gjatë mandatit të tij, Tetovën do ta shndërrojë në qytet evropian.

“Ju garantojmë që Tetovën pas katër viteve do ta kemi një qytet evropian, një qytet me kushte më të mira për të jetuar”.

Kryetari aktual i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari nga koalicioni ASH-AAA edhe katër vite do të jetë në krye të kësaj komune. Ai tha se në këto zgjedhje nuk ka shënuar fitore kundër kandidatit të BDI-së, por ndaj të gjithë qeverisë.

“Në këto zgjedhje ne kundërshtar nuk e kishim Nevzat Bejtën por Ali Ahmetin dhe krejt qeverinë, Oliver Spasovskin, BFI-në, Kryetarin e Parlamentit, Kryeministrin dhe gjithë qeverinë që këto dy javët e fundit ishin në Gostivar”.

Shqiptarët me mobilizimin e diasporës fituan Kërçovën, por humbën një komunë me shumicë shqiptare. Në Komunën e Bërvenicës me dhjetëra vota diferencë fitoi kandidati i VMRO-DPMNE-së, kundrejt kandidatit të pavarur, Enver Pajazitit. Gjithashtu edhe në Komunën e Çashkës fitoi kandidati i LSDM-së kundrejt atij të BDI-së.

/a.r

Next Post
Pas “Trekëndëshit të Bermudës”/ Krisja e LSI me PD vazhdon. Xhixho-PS: Jeni mësuar me opozitë false, por realiteti ka ndryshuar

Pas "Trekëndëshit të Bermudës"/ Krisja e LSI me PD vazhdon. Xhixho-PS: Jeni mësuar me opozitë false, por realiteti ka ndryshuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ishte pasagjer në makinë dhe ra në lumin Mat, Kosova ndihmon për gjetjen e Jurgen Karajt

Ishte pasagjer në makinë dhe ra në lumin Mat, Kosova ndihmon për gjetjen e Jurgen Karajt

January 29, 2026
U plagos duke tentuar të shuante sherrin mes babait dhe vajzës, qytetari transferohet te Trauma në gjendje të rëndë

U plagos duke tentuar të shuante sherrin mes babait dhe vajzës, qytetari transferohet te Trauma në gjendje të rëndë

January 29, 2026
Mbyllja e Kuvendit pa debat skenar nga mazhoranca? Si përgjigjet Toni Gogu

“21 Janari ende pa drejtësi”, Gogu: Çdo vit nderojmë 4 protestuesit e vrarë me duar në xhepa në bulevard

January 29, 2026
“Isha i lumtur me Liridonën, s’isha në makinë kur…”, Naim Murseli dëshmon në gjykatë

“Isha i lumtur me Liridonën, s’isha në makinë kur…”, Naim Murseli dëshmon në gjykatë

January 29, 2026
Nga armët klasike tek pajisjet ‘high-tech’! Nisma e re ligjore për kontrollin e mallrave ushtarake

Nga armët klasike tek pajisjet ‘high-tech’! Nisma e re ligjore për kontrollin e mallrave ushtarake

January 29, 2026
Çfarë duhet të dini për virusin vdekjeprurës Nipah, pas shpërthimit në Indi

Çfarë duhet të dini për virusin vdekjeprurës Nipah, pas shpërthimit në Indi

January 29, 2026
Skandal në Kopenhagen, Ambasada amerikane heq 44 flamujt në nder të ushtarëve danezë

Skandal në Kopenhagen, Ambasada amerikane heq 44 flamujt në nder të ushtarëve danezë

January 29, 2026
Lamborghini, skafe dhe… biçikleta! Publikohet katalogu i mjeteve të sekuestruara dhe të konfiskuara

Lamborghini, skafe dhe… biçikleta! Publikohet katalogu i mjeteve të sekuestruara dhe të konfiskuara

January 29, 2026
Dosja 5D/ Apeli i GJKKO pezullon dënimin me burg për pesë të pandehur

Dosja 5D/ Apeli i GJKKO pezullon dënimin me burg për pesë të pandehur

January 29, 2026
Kallas: BE-ja mund të fusë Gardën Revolucionare të Iranit në listën e organizatave terroriste

Kallas: BE-ja mund të fusë Gardën Revolucionare të Iranit në listën e organizatave terroriste

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In