• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BBC shkruan për Veliajn, e sheh si kryeministrin e ardhshëm

by A R
06/05/2016 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave britanike, pas debatit të shpërthyer në këtë vend për daljen e Britanisë nga BE dhe ndjekjen e rrugës së Shqipërisë nga kjo e fundit.

Kjo, pasi ministri i kabinetit britanik, njëkohësisht një nga mbështetësit e daljes se Britanisë nga BE-­ja, Michael Gove ka sugjeruar se Britania mund të ketë sukses jashtë BE-­së duke u bashkuar me vendet e Ballkanit si Shqipëria në një zonë të tregtisë së lirë evropiane.

Këtë radhë është BBC që ka bërë një shkrim për Shqipërinë.

Gazetari i saj, Andreë Hosken, ka udhëtuar drejt Tiranës.

Ai shkruan se Shqipëria po bën çmos që të bëhet pjesë e Bashkimit europian.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Hosken ka zhvilluar një bisedë me kryebashkiakun Erion Veliaj, që sipas gazetarit të BBC, shihet gjerësisht si kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë.

Veliaj thotë se Europa duhet të qendrojë e bashkuar, sepse vetëm kështu mund të përballet me vende si Rusia.

Sipas Veliajt, është absurd që Britania kërkon të largohet nga epiqendra e politikës europiane, për të qendruar larg vendimmarjes.

“Nuk ka avantazhe nga të qënit një geto, dhe Ballkani Perëndimor është sot një geto e rrethuar nga Bashkimi Europian.

T’i thuash dikujt që është në epiqendër të jetës publike europiane se jeta është më e mirë në stolat e pasmë të Evropës dhe larg vendimarrjes, kjo kërkon shumë besim,” thotë Veliaj për BBC.

Në artikullin e tij gazetari britanik shkruan se “që prej rënies së regjimit në vitin 1991 dhe me ardhjen e demokracisë, Shqipëria ka luftuar për të trajtuar të shkuarën e saj komuniste.

Politikanët e korruptuar, madje edhe gjyqtarët, kanë penguar rrugën e integrimit në pjesën tjetër të Europës.

Edhe një numër ish-komunistësh kanë arritur të mbijetojnë në pushtet.

Shqipëria e sheh anëtarësimin në BE si shenjën më të fuqishme se dekada të tëra izolimi kanë marrë fund”.

“Sondazhet e fundit nga vetë BE-­së sugjerojnë më shumë se 90% e shqiptarëve duan në – por ajo ende duhet te kapërcejë fantazmat e së kaluarës, për të arritur ëndrrën e saj të anëtarësimit në BE.

Përkrahësit më të zjarrtë të hyrjes në BE janë biznesmenët dhe fermerët, për shkak se ata aktualisht vuajnë një çekuilibër të madh tregtar. Dy të tretat e importeve vijnë nga BE, por Shqipëria nuk mund të eksportojë direkt në BE”, vijon shkrimi. (javanews.al / a.r)

Next Post

Ndalimi i Partizanit, Skënderbeu 50 mln lekë shpërblim Tiranës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
“Babai ishte konfliktual! Një ditë bëmë sherr për plehun e patateve”, flet djali i çiftit që humbën jetën në Roskovec

“Babai ishte konfliktual! Një ditë bëmë sherr për plehun e patateve”, flet djali i çiftit që humbën jetën në Roskovec

March 24, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Pakistani vetofrohet si “mikpritës” i bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Pakistani vetofrohet si “mikpritës” i bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

March 24, 2026
“Epsteini” ynë

Një paralele mes Pollos e Salianjit, përballë Berishës

March 24, 2026
Zbulohet lidhja e kredisë së Aeroportit të Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus/ Çfarë dëshmon raporti në SHBA

Zbulohet lidhja e kredisë së Aeroportit të Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus/ Çfarë dëshmon raporti në SHBA

March 24, 2026
Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

March 24, 2026
Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Skenarët kaotikë për të ndalur rritjen e çmimit të karburantit

March 24, 2026
Krimi në Roskovec, flasin të afërmit dhe komshinjtë: Autori i ngjarjes ishte i vetmi burrë që s’pinte alkool në fshat

Krimi në Roskovec, flasin të afërmit dhe komshinjtë: Autori i ngjarjes ishte i vetmi burrë që s’pinte alkool në fshat

March 24, 2026
Faleminderit BARRIKADA!

Faleminderit BARRIKADA!

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In