• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

BB: Nga 68.000 vende pune të krijuara në rajon, 38.700 u krijuan vetëm në Shqipëri

by Java News
20/03/2019 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banka Botërore bëri të ditur se tregu i punës në Ballkanin Perëndimor vazhdon të përmirësohet, por me një ritëm më të ngadaltë se një vit më parë dhe pavarësisht rritjes më të fortë ekonomike në rajon.

Raporti “Trendet e Tregut të Punës në Ballkanin Perëndimor për vitin 2019″ u publikua sot nga Banka Botërore dhe Instituti i Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare.

Vitin e kaluar u hapën rreth 68 mijë vende pune, krahasuar me 231 mijë vende pune një vit më parë.

“Shqipëria dhe Mali i Zi raportuan rritjen më të madhe të vendeve të punës në rajon, me 3.3 përqind secila, ndjekur nga Maqedonia e Veriut me një rritje prej 2.1 përqind” – thotë raporti.

Shumica e vendeve të reja të punës u krijuan në industri dhe shërbimeve.

Sipas studimit, gratë vazhdojnë të jenë të nënpërfaqësuara në tregjet e punës në vendet e Ballkanit Perëndimor, edhe pse mbi gjysma e rritjes së punësimit është regjistruar në radhët e tyre.

“Papunësia pësoi ulje historike në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor nga 16.2 për qind në 15.3 për qind; normat ishin nga rreth 12 për qind në Serbi dhe Shqipëri në 29 për qind në Kosovë” – shtoi studimi.

Ekspertët pohuan se rajoni përjetoi një rënie të ndjeshme të papunësisë afatgjatë, por papunësia në Ballkanin Perëndimor mbeti një sfidë e konsiderueshme, sepse nivelet ishin dy – tre herë më të larta se në vendet e BE-së.

Raporti vëren se punësimi informal, një nga sfidat më të mëdha të tregjeve të punës të Ballkanit Perëndimor, është ende në rritje në Shqipëri dhe në Maqedoninë Veriore, por ra në Serbi.

Në vitin 2018 ishin të rinjtë, gratë e moshuara dhe punonjësit me arsim të ulët ata që kishin më shumë gjasa të kryenin punë informale.

“Trendi ngadalësues nxjerr në pah një sërë shqetësimesh”, – tha Linda Van Gelder, Drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor. – Ne kemi nevojë për një sektor privat më të fuqishëm që gjeneron vende pune si dhe për politika publike të përshtatshme, që përmirësojnë cilësinë e fuqisë punëtore në raport me tregun e punës në të ardhmen”.

Punësimi i të rinjve u përmirësua dhe norma e papunësisë së tyre ra me 3 – 34.6 për qind. Shumica ishin të papunë afatgjatë; 70 përqind në Bosnje e Hercegovinë dhe në 43 përqind në Malin e Zi. Afro gjysma e të rinjve punonin me kontratë të përkohshme, dukuri që preku 8 nga 10 punëtorë në moshë të re në Kosovë dhe Mal të Zi. Përqindja e të rinjve të papërfshirë në punësim, arsim dhe trajnime mbeti e lartë deri në nivelin 22.3 për qind. Pagat dhe kostot e krahut të punës ishin dukshëm më të ulëta në Ballkanin Perëndimor, krahasuar me BE-në.

“Trendet e fundit në produktivitet dhe në rritjen e pagave janë shqetësuese dhe duhet të trajtohen nga politikëbërësit për të ndihmuar punësimin”, – tha Robert Stehrer, Drejtor Shkencor i Institutit të Vjenës për Studimet Ekonomike Ndërkombëtare.

Raporti zbuloi se tatimi mbi të ardhurat e krahut të punës në Ballkanin Perëndimor është relativisht i lartë për punonjësit me pagë të ulët dhe për punëtorët me përgjegjësi familjare, që kanë persona të tjerë në varësi

Punonjësit me pagë të ulët janë në një situatë edhe më të pafavorshme në tregun formal të punës sa i takon pagës së tyre neto dhe kostos relativisht të lartë të punësimit të tyre krahasuar me personat me të ardhura të mesme ose të larta.

Sipas studimit, këto disavantazhe kthehen në një pengesë shtesë për punonjësit në pritje për sistemim në vende formale pune si edhe për vetë firmat për të hapur vende formale pune, veçanërisht për punonjësit me arsim të ulët dhe punonjësit e tjerë me pagë të ulët.

Ekspertët propozuan një reformë të gjerë në gjithë sistemin e tatimit të krahut të punës dhe të sigurimeve shoqërore, e cila mund të ringjallë tregjet e punës në Ballkanin Perëndimor.

/g.kosovari

Next Post
Polonia, në favor të hapjes së negociatave për Shqipërinë

Polonia, në favor të hapjes së negociatave për Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dalin dokumentet e reja nga dosja Epstein, disa prej tyre pornografike

Dalin dokumentet e reja nga dosja Epstein, disa prej tyre pornografike

January 30, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Kryedemokrati, misionar i Serbisë”/ Avokati: Berisha mbrohet nga 3 mijë kriminelët që ka në organizatën e tij në PD!

January 30, 2026
Alibia e humbjes? Pse PD nuk tregon si e do ndarjen territoriale?

Alibia e humbjes? Pse PD nuk tregon si e do ndarjen territoriale?

January 30, 2026
Spiropali me Ambasadorin e Italisë: Tirana mirëpret në 18 shkurt Forumin e Korridorit VIII, arteries strategjike të sigurisë europiane

Spiropali me Ambasadorin e Italisë: Tirana mirëpret në 18 shkurt Forumin e Korridorit VIII, arteries strategjike të sigurisë europiane

January 30, 2026
“Nuk ka fare diskutim për qeveri teknike”/ Deputeti i PS-së: Po punojmë për zgjedhjet e 2027-s dhe 2029-s

“Nuk ka fare diskutim për qeveri teknike”/ Deputeti i PS-së: Po punojmë për zgjedhjet e 2027-s dhe 2029-s

January 30, 2026
FOTOT/ Identifikohen dy të rinjtë shqiptarë që humbën jetën në aksidentin tragjik në Itali pasi makina u përplas me kamionin

FOTOT/ Identifikohen dy të rinjtë shqiptarë që humbën jetën në aksidentin tragjik në Itali pasi makina u përplas me kamionin

January 30, 2026
Gjithçka gati për sulmin ndaj Iranit/ Flota e Trump: 12 anije, avionë luftarakë dhe dy nëndetëse

Gjithçka gati për sulmin ndaj Iranit/ Flota e Trump: 12 anije, avionë luftarakë dhe dy nëndetëse

January 30, 2026
Pranohen kushtet e Lapajt/ PD dhe aleatët gati të ulen në tryezë me partitë e tjera opozitare

Pranohen kushtet e Lapajt/ PD dhe aleatët gati të ulen në tryezë me partitë e tjera opozitare

January 30, 2026
Rama kritikoi paraburgimet, Zv/prokurori i pëgjithshëm italian: Ja ndryshimet që sugjerojmë!!

Rama kritikoi paraburgimet, Zv/prokurori i pëgjithshëm italian: Ja ndryshimet që sugjerojmë!!

January 30, 2026
Irena Gjoka zgjidhet zv. kryetare në GJKKO, drejtuese në detyrë pas emërimit në GJL të Sandër Simonit

Kur thashethemeve u vishet petku i ‘skandalit’, mbrojtje për gjyqtaren Irena Gjoka

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In