• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

BB do të asistojë KLSH-në për rritjen e cilësisë së auditimeve

by
08/06/2015 12:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj zhvilloi një takim me një ekip të Bankës Botërore, të kryesuar nga Tahseen Sayed, përfaqësuese e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri.

Ky takim u organizua në vazhdën e një projekti të Bankës Botërore për përmirësimin e monitorimit të përputhshmërisë dhe rritjen e transparencës së prokurimit publik në Shqipëri, pjesë e të cilit është menduar që të jetë edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Ky projekt i Bankës Botërore, i cili parashikohet të zhvillohet në periudhën shtator 2015- nëntor 2016, pritet të ndikojë së tepërmi në cilësinë e auditimeve të KLSH-së duke rritur dhe zhvilluar akoma dhe më tej njohuritë e audituesve në referencë të eksperiencave dhe praktikave më të mira ndërkombëtare, që ekspertët që do kontraktohen nga Banka Botërore për këtë projekt do të ofrojnë në trajnimet e tyre.

Ky projekt i Bankës Botërore, do të konsistojë në tre pika kryesore: trajnimi i audituesve të KSH-së nga ekspertë të huaj ndërkombëtarë, të mirënjohur në fushën e prokurimeve, në lidhje me legjislacionin mbi prokurimet, përqasjen audituese, duke nënvizuar përqasjen më të mirë ndërkombëtare. Gjithashtu synohet kryerja e katër auditimeve të përbashkëta pilot ndaj sistemeve të prokurimit, të cilat do të bashkëdrejtohen nga konsulentët e Bankës Botërore, si dhe hartimi i një Manuali Auditimi mbi Prokurimet, që do t’i shërbejë më pas jo vetëm KLSH-së si institucion i auditimit të jashtëm e të pavarur shtetëror në Republikën e Shqipërisë, por edhe sistemit të auditimit të brendshëm, si hallkë e rëndësishme në procesin e monitorimit të procedurave të prokurimit.

Në fjalën e tij, Kryetari i KLSH-së, Leskaj falënderoi përzemërsisht përfaqësuesit e Bankës Botërore për këtë projekt dhe përfshirjen e KLSH-së si institucion suprem i auditimit të jashtëm në të, duke garantuar njëkohësisht angazhimin maksimal të KLSH-së si institucion në realizimin dhe finalizimin me sukses të këtij projekti.

Gjatë fjalës së tij, Leskaj theksoi rëndësinë e këtij projekti për KLSH-në, në kuadër të trajnimeve të shumta që stafi i KLSH-së sidomos ai auditues, i janë nënshtruar veçanërisht përgjatë këtyre tre viteve të fundit, me qëllim rritjen e vazhdueshme të kapaciteteve dhe performancës tonë audituese, kushteve në të cilat ndodhet aktualisht Shqipëria dhe institucionet shtetërore, të cilat angazhohen në kryerjen e procedurave të prokurimit apo monitorimin e tyre, si dhe rëndësinë që ka aktualisht lufta kundër korrupsionit për ne si vend dhe komunitetin ndërkombëtar në kuadër dhe të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Ndërsa Sayed, përfaqësuese e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, theksoi rëndësinë dhe rolin e Kontrollit të Lartë të Shtetit si një institucion i pavarur kushtetues i auditimit të jashtëm në Republikën e Shqipërisë, përsa i përket auditimeve që ky institucion kryen në fushën e prokurimeve duke nënvizuar faktin që të dyja institucionet tona (Banka Botërore dhe KLSH) kanë interesa të përbashkëta në drejtim të transparencës dhe mirëadministrimit të vlerave monetare.

Në fund të këtij takimi, u ra dakord që puna dhe bisedimet e mëtejshme në lidhje me zhvillimin e këtij projekti të vazhdonin në nivel teknik, duke shprehur vullnetin e përbashkët institucional që tashmë ky takim dhe ky projekt i Bankës Botërore të hapë siparin e një bashkëpunimi akoma dhe më të ngushtë dhe më intensiv ndërmjet institucioneve tona.

Next Post

INSTAT: Në maj u shtrenjtuan çmimet në arsim dhe ushqime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Seanca në ‘Administrative’/ Veliaj denoncon: Harmoni shqetësuese mes qëndrimeve të KLP dhe Ols Dados!

Seanca në ‘Administrative’/ Veliaj denoncon: Harmoni shqetësuese mes qëndrimeve të KLP dhe Ols Dados!

May 9, 2026
Alarm i ri për një tjetër anije turistike! Mbi 100 pacientë infektohen me norovirus në Karaibe

Alarm i ri për një tjetër anije turistike! Mbi 100 pacientë infektohen me norovirus në Karaibe

May 9, 2026
Siguria në rrugë, intensifikohet bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe ARRSH-së

Siguria në rrugë, intensifikohet bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe ARRSH-së

May 9, 2026
Data që duhet të bëjë me turp feudalët shqiptarë të kohëve të reja

Data që duhet të bëjë me turp feudalët shqiptarë të kohëve të reja

May 9, 2026
ANALIZA E CNN/ “Super Revolucionarët”: Radikalët iranianë që po sabotojnë marrëveshjen me SHBA-në

ANALIZA E CNN/ “Super Revolucionarët”: Radikalët iranianë që po sabotojnë marrëveshjen me SHBA-në

May 9, 2026
“‘Jo më çelësa!”/ Mesazh i fortë nga Shqipëria, Alfred Milot mahnit Bienalen me artin e tij

“‘Jo më çelësa!”/ Mesazh i fortë nga Shqipëria, Alfred Milot mahnit Bienalen me artin e tij

May 9, 2026
Të duash ndershmërisht kulturën hebraike

Të duash ndershmërisht kulturën hebraike

May 9, 2026
Armëpushim surprizë, çfarë u dakordësua mes Moskës e Kievit

Armëpushim surprizë, çfarë u dakordësua mes Moskës e Kievit

May 9, 2026
Përfitojnë rreth 25 mijë nxënës/ BE financoi rindërtimin e 63 shkollave të dëmtuara nga tërmeti

Përfitojnë rreth 25 mijë nxënës/ BE financoi rindërtimin e 63 shkollave të dëmtuara nga tërmeti

May 9, 2026
Djegia e lokalit në Radhimë, pronarët: Është e qëllimshme, kemi konflikte me pronën

Djegia e lokalit në Radhimë, pronarët: Është e qëllimshme, kemi konflikte me pronën

May 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In