• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Baze: Të hetohen kompanitë e Malltezit. Minxhozi: Të shpallurit fajtor, do ishte goditja më e madhe për Berishën

by Java News
24/10/2023 21:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në emisionin “Real Story” në ABC, analisti Mero Baze u shpreh se duhet të hetohen të gjitha kompanitë e ndërtimit të dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi. Gjithashtu Mero Baze shtoi se SPAK duhet të bëjë një hetim më thelbësor.

“Historia e hetimit të pronave dhe pasurive të prodhuara nga ky aktivitet i paligjshëm SPAK duhet të bëjë një hetim më thelbësor sa i përket pronave. Publiku nuk duhet të kënaqet me listën e 17 apo 35 pronat e Jamarbër Malltezit. Këto janë prona personale, të krijuara nga të ardhura nga operacioni i ndërtimit në klubin Partizani. Duhet të hetohen të gjitha kompanitë e ndërtimit të Jamarbër Malltezit apo ortakut të tij që kanë kapital fillestar që buron nga afera e klubit të Partizanit. Por duhet të hetohen të bllokohen dhe të sekuestrohen në varësi të procesit”, tha ndër të tjera ai.

Nga ana e tij, analisti Skënder Minxhozi u shpreh se gjatë këtyre viteve, ish-kryeministri Sali Berisha e ka shitur veten si politikani që ka respektuar ligjin dhe se goditja më e madhe për të do të ishte të shpallurit fajtor.

“Në rastin  e SPAK kemi krijuar një ide për të si një strukturë që në mënyrë të papritur do të zgjidhë gjithçka. Gjithmonë, edhe gjithë shoqëria çojnë gjithçka kanë probleme për t’i zgjidhur SPAK. Këtë çështje që po i drejtohet mesa duket gjykimit dhe është në hetim, unë do të thoja, pa anashkaluar rëndësinë e aspektit financiar, në rast se një politikani si Sali Berisha që ka luajtur gjithçka në jetën e vet me të qenurit korrekt, i papërlyer, i pastër, njeriu që nuk pranon asnjë të metë në 30 vite,  që ka respektuar ligjin, mendoj që gjëja më e rëndësishme është pikërisht, aspekti politik. Është  të shpallurit eventualisht fajtor, në një çështje. Kujtoj Berlusconin që ka pasur rreth 200 çështje në jetën e vet dhe në një nga proceset u shpall fajtor, dhe e çuan të kujdesej në një azil pleqsh. Megjithëse ai u rikthye, ai iku nga kjo botë si një politikan i dënuar dhe do të mbahet mend që u dënua për një x çështje. Kjo do të ishte mendoj unë goditja më e madhe për Berishës që ka problemin e korrektësisë dhe pastërtisë në raport me publikun dhe që e ka çështje parimore dhe që gjithmonë e ka shitur veten si shembulli për t’u ndjekur në çfarëdolloj aspekti”, tha Minxhozi.

/f.s

Next Post
Vangjeli përplaset me avokatin e Berishës: Mos fshihet në labirinthe procedurale, ka detyrime ndaj votuesve

Vangjeli përplaset me avokatin e Berishës: Mos fshihet në labirinthe procedurale, ka detyrime ndaj votuesve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

“Berisha në burg” ndez përplasjen/ Kreu i PD sulmon organizatorët e protestave: Horra dhe puthadorë të qeverisë!

October 28, 2026
Apeli Administrativ pezullon bojkotin e avokatëve, pranon kërkesën e Shoqatës Antikorrupsion

Apeli Administrativ pezullon bojkotin e avokatëve, pranon kërkesën e Shoqatës Antikorrupsion

October 28, 2026
Ministri Stoyanov: Dronët goditën një tjetër anije kontejnerësh pranë Bullgarisë

Ministri Stoyanov: Dronët goditën një tjetër anije kontejnerësh pranë Bullgarisë

October 28, 2026
Macron takon për herë të parë drejtuesit e studentëve, teksa Franca përgatitet për një tjetër valë protestash

Macron shpreh solidaritetin me Spanjën pas aksidentit të rëndë hekurudhor me 39 viktima

October 28, 2026
LAJM I FUNDIT! Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga karburanti, çmimi ulet me 32 lekë për litër

LAJM I FUNDIT! Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga karburanti, çmimi ulet me 32 lekë për litër

October 28, 2026
Prokuroria e Beratit kërkon 21 vite burg për dy persona, akuzohen për shfrytëzim prostitucioni

Prokuroria e Beratit kërkon 21 vite burg për dy persona, akuzohen për shfrytëzim prostitucioni

October 28, 2026
Administrata Trump shqyrton heqjen e sanksioneve ndaj fondit shtetëror rus të investimeve pas marrëveshjes për naftën

Administrata Trump shqyrton heqjen e sanksioneve ndaj fondit shtetëror rus të investimeve pas marrëveshjes për naftën

October 28, 2026
Zgjedhjet në Izrael, skenarët që mund të përcaktojnë qeverinë e ardhshme

Zgjedhjet në Izrael, skenarët që mund të përcaktojnë qeverinë e ardhshme

October 28, 2026

Paketa fiskale 2027, më socialja e 36 viteve?

October 28, 2026
Mediat sociale në gjyq përsëri, Meta dhe Snap përballen me jurinë për dëmtim të dyshuar ndaj adoleshentëve

Mediat sociale në gjyq përsëri, Meta dhe Snap përballen me jurinë për dëmtim të dyshuar ndaj adoleshentëve

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In