• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Baza ushtarake në Kuçovë/ Tabaku: Simbol i besimit që partnerët strategjikë si SHBA kanë ndaj shqiptarëve

by Java News
04/03/2024 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja demokrate Jorida Tabaku përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se hapja e bazës ushtarake në Kuçovë është dëshmi e rëndësisë stretegjike të Shqipërisë dhe rolit të vendit tonë në Aleancë Veri-Atlantike. “Një hap i rëndësishëm për forcimin e aleancës sonë në një kohë të vështirë që po kalon bota me agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës dhe situatën në Lindjen e Mesme. Një simbol i besimit që partnerët strategjikë si SHBA kanë ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë”, shprehet Tabaku.

Postimi i deputetes Jorida Tabaku:

Sot shënjojmë një ditë të rëndësishme për Shqipërinë ndërsa festojmë 15 vjetorin e anëtrësimit të vendit në NATO me hapjen e bazës ushtarake në Kuçovë. Një dëshmi e hapit të rëndësishëm historik të ndërmarrë 15 vite më parë që shënjoi një herë e mirë ndryshimin gjesotrategjik të NATO-s me anëtarësimin e vendit tonë por edhe forcimin e sigurisë sonë kombëtare, lirisë dhe demoracisë.

Inagurimi i bazës së NATO në Kuçovë është një dëshmi e rëndësisë strategjike të Shqipërisë dhe rolit tonë në këtë aleancë. Një hap i rëndësishëm për forcimin e aleancës sonë në një kohë të vështirë që po kalon bota me agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës dhe situatën në Lindjen e Mesme. Një simbol i besimit që partnerët strategjikë si SHBA kanë ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Por ky nuk duhet të jetë thjesht një hap krenarie dhe të mbyllet me kaq. Detyra jonë mbetet për të përmbushur dhe për të forcuar edhe më shumë sigurinë kombëtare dhe atë kibernetike duke ndryshuar qasjen tonë ndaj forcave të armatosura. Besimi që NATO na ka dhënë duhet shpërblyer në investime reale dhe mirë funksionimin e forcave tona të armatosura duke rritur eficencën tonë në fushën e sigurisë ushtarake dhe jo vetëm.

Në të vërtetë duhet të jetë një moment jo vetëm festimi por njëkohësisht edhe ripohimi të angazhimit tonë për të kontribuar pozitivisht në sigurinë tonë dhe vlerat demokratike që janë aq shumë të rëndësishme për Aleancën e NATO. Qartësisht beteja që po zhvillohet në Ukrainë është ajo mes një demokracie dhe një autokracie!

/f.s

Next Post
Sara shpërthen në lot pas zarfit të zi! Mbylli Françeskën në banjë, degradoi situata në ofendime të rënda!

Sara shpërthen në lot pas zarfit të zi! Mbylli Françeskën në banjë, degradoi situata në ofendime të rënda!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reshje të dendura shiu dhe erë e fortë në Lezhë! Uji përmbyt disa akse kryesore

Reshje të dendura shiu dhe erë e fortë në Lezhë! Uji përmbyt disa akse kryesore

November 16, 2026
“Jo se është çelësi magjik, por…”, ish-ministrja e Arsimit tregon si u mor vendimi për mbylljen e TikTok

“Kemi reflektuar nga protesta”, Kushi: Për pensionistët kemi dashur, por s’kemi mundur të bëjmë më shumë

November 16, 2026
“Non grata” 2 gazetarët shqiptarë në Greqi/ Deputeti socialist Ardit Bido kërkon listën e personave të ndaluar në kufi

Spiropali u përjashtua edhe nga Grupi Parlamentar? Deputeti Bido: Ja kur vendoset…

November 16, 2026
Eksperti mjeko-ligjor: Sipas asaj që pashë në dosje, besoj se Epstein e mbytën dhe më pas e varën

Eksperti mjeko-ligjor: Sipas asaj që pashë në dosje, besoj se Epstein e mbytën dhe më pas e varën

November 16, 2026
Bisedimet për paqen, Zelensky njofton takimin në Berlin: SHBA dhe Evropa pjesë e diskutimeve të përbashkëta

Bisedimet për paqen, Zelensky njofton takimin në Berlin: SHBA dhe Evropa pjesë e diskutimeve të përbashkëta

November 16, 2026
Zjarr masiv, forca të shumta zjarrfikëse nga katër bashki të Elbasanit në aksion për shuarjen e flakëve

Zjarr masiv, forca të shumta zjarrfikëse nga katër bashki të Elbasanit në aksion për shuarjen e flakëve

November 16, 2026
Klosi tregon çfarë ndodhi në Asamblenë Socialiste: Spiropali është shkarkuar nga të gjitha forumet

Klosi tregon çfarë ndodhi në Asamblenë Socialiste: Spiropali është shkarkuar nga të gjitha forumet

November 16, 2026
Ambasadat e SHBA-ve në Europë apel qytetarëve amerikanë: Kujdes gjatë festave të fundvitit!

Ambasadat e SHBA-ve në Europë apel qytetarëve amerikanë: Kujdes gjatë festave të fundvitit!

November 16, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“Brenda PS-së ka dy parti” / Leka: Njëra e sakrificave, tjetra e shokëve të Ramës! Xhafaj, Braçe dhe Majko nxorën në pah përçarjen

November 16, 2026

Statutet e Partive, po pse na duhen vallë?!

November 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In