• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Baza e armëve në Elbasan/ Në telefonin e Xhafer Deliut zbulohen foto të Elton Kilës e Dine Çamit

by Java News
21/10/2022 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia dhe prokuroria e Elbasanit po hetojnë dyshimet për planifikimin e dy vrasjeve të mundshme pas zbulimit të arsenalit të armëve në Elbasan. Në telefonin e të arrestuarit Xhafer Deliu janë gjetur fotografi të fshira të shtetasve Elton Kila, i njohur si Oti i Elbasanit dhe Abedin Mama, i njohur si Dine Çami. I arrestuari dhe personat që kanë kontaktuar me të kanë mohuar konfliktet me këta persona duke pretenduar se mbajtja e fotove në celular mund të jetë rastësi ose ngatërresë.

Arrestimi në 8 tetor i Xhafer Deliut nga policia e Elbasanit, ka sjellë zbulimin e arsenalit të armëve në banesën e Luis Gaxhit dhe Rigers Spahiut,i cili rezultoi të jetë vëllai i Ardian Spahiut, të vrarë në Belgjikë.

Xhafer Deliu, duhet të qëndronte në arrest shtëpie,por në momentin e arrestimit ai shpërndante kokainë në disa zona të Elbasanit.

Me shpresën e gjetjes të listës së klientëve,policia ka verifikuar telefonin e Xhafer Deliut.

Ora News mëson se në rubrikën “Delete” të fotove të fshira, janë gjetur dhjetëra fotografimi mes të cilave dy foto të Elton Kilës (Otit) dhe Abedin Mama ose siç njehet në Elbasan si “Dine Çami”.

Të dy këta personazhe dalin në dëshminë e bashkëpuntorëve të SPAK Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhës,si individë që monitoroheshin për tu ekzekutuar nga grupi i Dumanit që financohej nga Erjon Alibej dhe Ardjan Spahiu.

Deliu, është marë në pyetje për prezencën e dy fotove në telefonin e tij,por ka treguar se “Otin” e ka të njohur dhe ja ka dërguar vetë ai.

Ndërsa për prezencën e fotos së “Dine Camit” mësohet të ketë pohuar se dikush tjetër mund tja ketë dërguar,por nuk e kujtonte.

Për prezencën e fotove në telefon, është marë në pyetje nga policia e Elbasanit Elton Kila,i cili ka shpjeguar në polici se Xhafer Deliun nuk e ka njohur asnjëherë.Madje as numër telefoni nuk i ka pasur dhe normalisht nuk i ka dërguar asnjë foto të tij.

Nisur nga kjo dëshmi policia e Elbasanit, ka ngritur dyshime të forta se Xhafer Deliu, gjatë muajit shkurt-mars 2022, ka shërbyer si një nga informatorët e Nuredin Dumanit,për lëvizjet e Otit të Elbasanit.

Këto dyshime të forta janë ngritur jo vetëm nga fakti i gjetjes së fotove në telefon,por edhe për shkak se Deliu rezulton të jetë kushëri i Erjon Alibejt.

Nga ana tjetër dyshimet për një informator të mundshëm të Deliut, janë shtuar edhe për faktin se Nuredin Dumani, në dëshminë e tij tregon se:

“…një informator i imi në Elbasan kishte zbuluar bazën ku fshihej Talo Çela dhe njeriu që e furnizonte me ushqime ishte “Oti i Elbasanit…”.

Duke ndjekur këto dyshime të forta për një grup të mundshëm vrasësish me pagesë,policia e Elbasanit ka filluar të kryejë mbledhje informacioni të njerëzve të rrethit shoqëror të Xhafer Deliut.

Në përgjime parandaluese dhe ndjekje operative, janë pikasur Rigers Spahiu dhe Luis Gaxhi,ky i fundit me profesion elektroaut.

Është marë informacioni se këta persona bisedonin për lëvizjen e disa sendeve nga njëra bazë në tjetrën,ndaj dhe policia ka ndërhyrë me kontrollin e një banese në lagjen “Gurabardh” të Elbasanit.

Pikërisht në këtë banesë është gjetur një arsenal i tërë me armë, si automatikë,pistoleta, silenciatorë dhe mina C4.

Ndërsa pas zbulimit të bazës,policia arrestoi Luis Gaxhin dhe Rigers Spahiun.

Ky i fundit akuzohet për Përkrahje të Luis Gaxhit dhe Kryerjen e veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës.Ndërsa Luis Gaxhi për “Mbajtje pa lejë të armëve dhe municioneve”./OraNews

Next Post
Karantinë 24 orë, jo vetëm 16 orë

Inati i 715 mijë opozitarëve dhe kandidatët e përbashkët të opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

April 8, 2026
Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

April 8, 2026
Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

April 8, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Miratohen çmimet e reja, ulet me vetëm 4 lekë nafta në Shqipëri

April 8, 2026
“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

Kurti zbulon planet për 2030: Palestra e re e xhudos, mikpritëse e sporteve luftarake në Lojërat Mesdhetare

April 8, 2026
Situata mes PD-ve, Minxhozi: Berisha humbi sfidën e madhe për të bashkuar demokratët, s’duhet të përsëritet “6 Marsi”

Një fitore si ajo e Trump

April 8, 2026
Izraeli rifillon sulmet në Liban, Netanjahu: Nuk përfshihet në armëpushimin me Iranin

Izraeli rifillon sulmet në Liban, Netanjahu: Nuk përfshihet në armëpushimin me Iranin

April 8, 2026
Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

April 8, 2026
Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In