Drejtuesit e Bayern Munich kanë vendosur për pasuesin e Jupp Heynckes.
Trajneri 72 vjeçar që zëvendësoi Carlo Ancelottin në fillim të sezonit, do të largohet nga Bayerni pas përfundimit të sezonit.
‘Sport Bild’ shkruan se gjiganti bavarez tashmë ka gjetur pasuesin e Heynckes.
Bëhet fjalë për Niko Kovac, trajnerin aktual të Eintracht Frankfurtin.
Kovac 46 vjeçar, në karrierën e tij ka drejtuar edhe Kombëtaren e Kroacisë.
a.ç