Sa herë ish-kryeministri Sali Berisha mbaj fjalime në foltoren e parlamentit, nuk mungojnë debatet dhe batutat me deputetë nga vendi.
Pasi foli për tarifën e Rrugës së Kombit, Berisha u ndal edhe për shkarkimin e gjyqtarit Lulo, teksa ai tha se po ndiqet standard i dyfishtë.
Ai bëri një krahasim me pasurinë e familjes së Ramës që sipas tij duhet hetuar.
“Krahasoni ju pasurinë e gjykatësit me sarajet e Surrelit që ka themelet 57 metra. Krahasoni pasuritë e gjykatësit me pallatin e Linda Ramës. Krahasoni gjykatësin me një zyrë të falur nga e motra, dakord hetoje. Ka 4 apartmente madamë Rama, e cila ka drejtuar vetëm një fondacion jofitimprurës. Elvis Rroshi, ndërton me Olsi Ramën, në tokën e vjedhur”, tha Berisha.
Në këtë kohë ndërhyn Ruçi i cili i kujton se i mbaroji koha. Por kryeministri i përgjigjet në këtë mënyrë:
“Sa herë përmendet familja e kryeministrit mbaron koha, le të vijë këtu ai, ai ia mbath”.
Ndërkohë nga vendi foli deputeti Alket Hyseni, të cilit Berisha i tha se duhet të zgjedhi qelinë, lidhur me akuzat e opozitës ndaj tij për tjetërsim pronash.
“Ti shko vetë më mirë, zgjidhe qelinë. Të them që do shkosh, të them zgjidh qelinë se hajdut tokash si ti në detyrë…”./a.m.










