• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Batutat / Rama: Vij këtu si përfaqësues i ‘katunarëve’ të Surrelit dhe Dajtit

by Java News
16/03/2016 17:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në konferencën e radhës për anëtarësime të reja në PS, Kryeministri Rama foli pas deputetit Pandeli Majko, duke thënë se ai vjen në podium, si përfaqësuesi i “katunarëve të Surrelit dhe Dajtit”… Duke bërë një batutë me parafolësin, të cilin e quajti si kapiten i qendrës (Tiranës) Rama tha se ai vetë përfaqëson vendin ku jeton (Surrelin) dhe qytetarët e saj.

“Së pari më lejoni tju kërkoj ndjesë për vonesë dhe tju siguroj se nuk ishte vonesë e atyre udhëheqësve të kohës së vjetër por për shkaqe objektive… duke qenë se unë respektoj  rregullat e qarkullimit, shkova deri tek dogana për të ardhur këtu tek pallati sportit…

 Unë këtu flas në emër të katunarëve të surrelit dhe dajtit, dhe të gjithë ish komunave që tanimë janë pjesë e bashkisë dhe kanë të drejtën që të jenë nga pikëpamja shpirtërore të përfaqësuar… kështu që këta të qendrës që na mbajtën larg gjithë këto vite do duhet të bashkëjetojnë me idenë se kryetarin e kanë nga katuni.”- tha Rama.

Kryeministri foli edhe në lidhje me reformën në drejtësi, duke theksuar se sado që opozita të mundohet për ta bllokuar procesin, rezultati do të jetë kalimi i reformës, përndryshe…

“Ne jemi shumë të qetë në lidhje me reformën në drejtësi, sepse kemi një bindje, që reformën e ka përcaktuar si domosdoshmëri jo vetëm koha por edhe vullenti sovran i shqiptarëve dhe sado të rrotullohen ata, sado varka të marrin ata nga venecia… ngado që do të rrotullohen, ata do vijnë ta votojnë reformën…. ose ato 1 milion shuplakat që morën do u duken përkëdhelje në krahasim me ato që do të marrin në vitin 2017.”- tha Rama.

Majko: PS është spektali i vetëm i demokracisë në politikën shqiptare

Në fjalën e tij në pallatin e Sportit në Tiranë, Pandeli Majko tha se PS është “spektakli” i vetëm i demokracisë kur flitet për partitë politike.

“Pas disa ditësh ne do të mbledhim kongresin e PS-së, një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe duhet thënë me gojë plot, se përball jetës gri të partive të tjera, PS mbetet spektali më i madh i demokracisë në Shqipëri.

Ne të gjithë jemi bashkë sepse ju jeni bashkë. Ju uroj mirëserdhjen në partinë tonë të madhe… të zhurmshme, sepse është e madhe dhe sepse nuk mendon vetëm për veten e vet por edhe për të tjerët… sepse e ardhjmja jonë është e bashkëlidhur edhe me ata që nuk votojnë për ne.

Më lenoji që me këtë rast të ftoj për të marrë fjalën kryetarin, shokun, mikun tim, por jo vetëm timin, të zhurmshëm, Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.”- përfundoi Majko.

Tahiri: Politika ishte kollaj para 2013, të premtonin legalizimin për votën

Në fjalën e tij Ministri i Brendshëm Tahiri tha se politika dikur ishte e kollajtë, pasi tek dera e kujtdo vinin, për tët premtuar legalizime e punë për tët marrë votën. Tahiri tha se reforma në drejtësi është një mision historik i maxhorancës, e cila duhet të përmbyllë atë pavarësisht opozitës.

“Nuk ka qenë kaq e lehtë politika, por në të kaluarën ka qenë më kollaj, para 2013 ishte shumë më kollaj. Ishte kollaj për politikë por vështirë për punë. Ishte kollaj që tët vinte dikush tek dera në zgjedhje, tët premtonte legalizimin dhe tët merrte votën… Tani në fakt është pak më e vështirë, sepse duhet të bëjmë punën dhe jo llafet. Ne socialistët dhe progresistët, jemi krenar, sepse kemi filluar të bëjmë shtet.

Ne kemi edhe një mision historik, dhe kjo është reforma në drejtësi. Ne duhet ta bëjmë këtë vend shumë më të drejtë, kur i varfëri të mos dënohet se pse është i tillë dhe i pasuri tja kalojë ligjit sepse vetëm është i tillë.”- tha Tahiri.

Next Post

Marlon Brando dhe James Dean ishin dashnorë sadomazohistë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një burrë i vuri flakën vetes? Autobusi në Zvicër shkrumbohet për disa minuta, 6 të vdekur!

Një burrë i vuri flakën vetes? Autobusi në Zvicër shkrumbohet për disa minuta, 6 të vdekur!

March 11, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Hall me burrë, hall pa burrë, hall të mos martohesh kurrë

March 11, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

March 11, 2026
Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme, goditet edhe Flota e Pestë

Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme, goditet edhe Flota e Pestë

March 11, 2026
Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

Protesta e 12 marsit para Kuvendit, Tabaku: Do jetë paqësore! Bëhet për çmimet e larta dhe korrupsionin

March 11, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

March 11, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Degradon konflikti mes disa personave në Bulqizë, 3 të plagosur, policia në kërkim të 2 autorëve

March 11, 2026
“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In