• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

BATUTAT/ Rama me studentët serbë: Si ishte nata e parë me “alienët”? Po djemtë shqiptarë si janë?

by Java News
08/10/2015 10:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në një takim në selinë e Kryeministrisë disa studentë serbë. Gjatë bisedës së tij, kryeministri tha se është e nevojshme kultivimi i një fqinjësie të mirë dhe se ndeshja nuk duhet parë si një ndeshje midis armiqve, por si midis dy kundërshtarëve. Rama shprehu edhe keqardhjen për incidentin e ndodhur mbrëmjen e shkuar me autobusin serb, duke deklaruar se aktin e kishte kryer një 14­vjeçar.

“Ky është takimi i parë në histori mes njerëzve të zakonshëm të dy vendeve tona. S’jemi më armiq, përkundrazi. Në fushën e futbollit jemi kundërshtarë në fushën e gjerë të jetës sonë të përbashkët duam të jemi miq. Më vjen shumë keq që dje një djalë 14­ 15 vjeçar hodhi një gurë drejt autobusit të skuadrës kombëtare të Serbisë, dhe kjo tregon sesa shumë ka ende për të bërë dhe se pavarësisht se gjenerata tjetër, e juaja, mbart me vete etjen e madhe për ndryshim dhe sjell me vete ëndrrat e një bote të re, rreziku i nacionalizmit, I frymës së urrejtjes e përjashtimit është i pranishëm gjithmonë edhe brenda çdo gjenerate tjetër”, tha Rama.

Studentët serbë (60 persona) kanë ardhur në Shqipëri për të parë ndeshjen e futbollit dhe me këtë rast ata po marrin pjesë edhe në një sërë aktivitetesh.

Nuk munguan as batutat. Rama e pyeti një studente serbe nëse i kishin pëlqyer djemtë në Shqipëri.

Studentja preferoi të mos fliste, duke i thënë se kjo ishte diçka sekrete. “Si ishte nata e parë me “alienët”?”, ishte pyetja që Rama i drejtoi studentes, e cila tha se kishte ardhur për të dhënë

mesazhe fqinjësore.

Rama: Si ishte ushqimi?

Studentja: Më pëlqen shumë trileçja. Në fakt kush më njeh tani e di që më pëlqen shumë trileçja.

Rama: Si janë djemtë shqiptarë?

Studentja: Është sekret!

Next Post

Kompania e basteve nxjerr koeficentin: A do godasë Cikalleshi shtyllën?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com