• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Batutat e Ramës: Martesat nuk i bëjmë dot digjitale, duhet të vini fizikisht të thoni ato fjalët…!

by Java News
17/12/2021 16:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama mbajti ditën e sotëm një takim me qytetarët në Lezhë për të prezantuar ligjin e “Bashkëqeverisjes”. Teksa prezantonte rritjen e shërbimeve që mund të merren në mënyrë digjitale nga qytetarët, kryeministri nuk i kurseu batutat me të pranishmit. Rama tha se 95% e shërbimeve të administratës gjenden online dhe vetëm 5% e tyre janë me prezencë fizike.

Martesa, sipas tij është një procedurë që duhet të shkosh fizikisht, për ta bërë, pasi nuk janë shpikur ende dëshmitarët digjital, apo një formë se si ajo mund të bëhet online.

“Janë mbi 1200 shërbime të cilat nuk kanë nevojë për prezencë fizike, të cilat bëhen pa dal nga shtëpia fare, në rast se ke një smartphone, ose në kompjuterin më të afërt nëse nuk ke as smartphone as kompjuter, te posta, te njësia më afërt ose te një fqinj që mund ta bëj këtë gjë për ty dhe mos të humbasësh kohë për të marrë rrugën apo për të pritur në radhë.

Nëse deri dje për të marrë një dokument, një liçencë apo një certifikatë, të thoshin duhet të kesh këtë dokument dhe atë dhe t’i doje të shkoj në disa zyra të tjera për t’i marrë, tani nuk ka më nevojë pas ii bën vet sistemi digjital.

Ndërkohë që janë ca shërbime që nuk bëhen dot në mënyrë të digjitalizuar, duke filluar që nga karta e identitetit që patjetër duhet të vesh shenjat e gishtave, apo dhe martesat. Martesat nuk bëhen dot digjitale pasi duhet të jenë prezent njëri dhe tjetri dhe duhet të thonë ato fjalët, plus dhe dëshmitarët.

Dëshmitarët digjital nuk janë shpik akoma, mbase do vije dhe ajo kohë që do bëhen dhe martesat digjitale me siguri, por për momentin këtë nuk e ka bërë njeri në botë dhe nuk kemi si ta bëjmë ne. Shërbimet me prezencë fizike janë vetëm 5%”, tha Rama./m.j

Next Post
VIDEO/ Drejtuesit e menaxhimit të mbetjeve në Kosovë: Landfilli i Sharrës, me standardet më të larta  në rajon. Shkëmbejmë përvojën

VIDEO/ Drejtuesit e menaxhimit të mbetjeve në Kosovë: Landfilli i Sharrës, me standardet më të larta në rajon. Shkëmbejmë përvojën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com