• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Baton Haxhiu: Rama nuk honeps asnjë. Opozita i ka bërë dhuratë mandatin e katërt

by A R
25/01/2024 21:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministrin Edi Rama, analisti Baton Haxhiu e konsideron si politikan me autoritetet të pakontestueshëm në Shqipëri.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Baton Haxhiu u shpreh se Kryeministri e përcakton vetë kursin e tij politik.

“Ajo që unë i ndaj në faktor pozitarë dhe opozitarë, domethënë që politika dominante e pozitës ka të bëjë me mungesën e ndarjes së pushtetit. Rama e ka një autoritet të pakonstestueshëm dhe nuk ka person të dytë, të tretë. Të kesh diskurs, të jesh i fuqishëm në vendimmarrje dhe të mos reagojë askush, domethënë autoriteti i njeriut të parë të PS e mbyt atë që quhet dëshirë për një pluralizëm brenda sistemit qeverisës. Rama me diskurs intelektualisht dhe mënyrën se si qeveris, nuk honeps fare asnjë prej njerëzve. Ai është njeriu që përcakton kursin e tij qeverisës. Kjo është arsyeja e parë”.

Por gjendjen në të cilën ndodhet politika shqiptare, Baton Haxhiu e sheh një pjesë të problemit edhe tek opozita.

“Ku është problemi i opozitës? Ka rezistencë të dobët dhe është për faktin se në mënyrë jo politike, ka dalë jashtë sistemit kur u bënë zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme. Ata njerëz nuk kanë kuptuar asgjë nga politika. Domethënë i kanë bërë dhuratë Ramës jo këtë mandatin  e tretë, por dhe të katërtin për arsye se ti bindësh njeërezit, që të ndërtosh rrjetin dhe besueshmërinë, do kohë. Ndërkohë, në këto 10- vite, kemi 900 mijë njerëz minus në jetën tonë sociale. Tek ky element mirëqenia është më e madhe te këta njerëz që përfitojnë nga kjo qeverisje e Ramës dhe nuk janë pak. 400 mijë socialistë që janë brenda strukturës janë ata që janë luajalë ndaj sistemit. Fakti që përfitojnë nga kjo, dhe fakti që fëmijët e tyre përfitojnë, një pjesë e njerëzve që duhet të ekzistonin nuk ekzistojnë, s’janë, janë diku tjetër në Perëndim, kanë ikur. Ata që kanë mbetur nuk bëjnë politik, ajo që quhet sot konferencë për shtyp, nuk është model i komunikimit”.

Mënyrën e të bërjes së opozitës, analisti Baton Haxhiu e vlerëson si të dobët dhe kjo ndikon edhe në fuqizimin e pushtetit të Kryeministrit.

“Rezistenca e dobët e opozitës është lufta për veten. Dhe kjo është pasojë e atyre 6 viteve që s’kanë qenë në pushtet. Ndërkombëtarët bëjnë përpjekje për ta formalizuar një opozitë të fortë? Po kë të formalizojnë? Pavarësia e dobët e mediave, domethënë mediat janë projektues kryesor të asaj që pushteti me diskursin e vetë e tregon të vërtetën e tyre. Kur nisesh për një bojkotim, kur nisesh për refuzim të pushtetit, atëherë i shkon deri në fund, nuk mundesh ta krijosh imagjinatën për një rezistencë maksimale dhe të përfundosh i turpëruar maksimalisht”, theksoi Baton Haxhiu.

/a.r

Next Post
Agalliu zbulon detaje: Ja çfarë u tha Basha demokratëve para rikandidimit

Agalliu zbulon detaje: Ja çfarë u tha Basha demokratëve para rikandidimit

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    2 years ago

    Po ja fute kote o baton se k/hajduti fiton mandatin e 4 katerte,shqiptaret do ta nxjerrin ga politika k/hajdutin e banditet e tje.Viti 2025 eshte fundi i ktije shume tjerve si ky,ktu do jemi do shohimi ne 2025.

    Reply

Leave a Reply to shkurt 2014 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In