• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Baton Haxhiu: Djali dhe vajza e Berishës kanë bërë namin, e dinë edhe zogjtë…

by A R
30/06/2025 22:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, foli për procesin gjyqin për korrupsion ndaj Sali Berishës, që sapo ka nisur.

Haxhiu deklaroi se kur liderët që pengojnë demokracinë nuk largohen, atëherë proceset gjyqësore ndaj tyre janë të zakonshme. Analisti tha se nuk e përcakton Berishën si të korruptuar apo jo, por shtoi se “djali dhe vajza e tij kanë bërë namin”, duke funksionuar si një strukturë e organizuar.

“Një lider duhet të largohet me votë. Kur bëhet pengesë për demokracinë dhe nuk largohet, krijimi i atmosferës për procese gjyqësore është i gatshëm, sepse liderët gjatë mandateve të tyre bëjnë shkarje. Ky është rrëfimi për këtë që po flasim. E para, duhet të nisem nga një proces. Berisha e ka patur një takim, marrëveshje që do apo jo të largohet nga politika, apo do të mos jetë pengesë e demokracisë. Ai ka zgjedhur të bëjë betejë dhe beteja e tij ka qenë non grata dhe procesi gjyqësor. Kjo është fabula jashtë procesit gjyqësor. Atëherë, kur e kemi këtë fabul, fabula tjetër është rikthimi në poliitkë. Mundohesh të zhvlerësosh procesin gjyqësor duke e bërë politik. Mobilizon njerëz, militantë dhe bën betejë politike me gjyqësinë. Kjo betejë politike, mund të bëhet duke u viktimizuar, për shkak të mungesës së ideve, duke e bërë me një sistem gjyqësor që kontrollohet nga pushteti, apo betejë me ata që kanë krijuar SPAK.

Pse ka qenë e rëndësishme ky gjykim për Berishën? Për shkak se ka qenë një personalitet i fortë politik, me beteja të forta, shumë herë të padrejta. SPAK dhe ngritja e tij, ka mundur të bëhet vetëm duke ngritur akt akuzë ndaj një njeriu të tillë.

Këto janë gabimet e liderëve që i kanë bërë brutalisht dhe Berisha është njëri prej tyre. Nuk po them sa i korruptuar është Berisha, por që vajza dhe djali i tij kanë bërë namin, këtë e dinë edhe zogjtë në degë… Po flasim për një strukturë të organizuar që ka ndërtuar fuqinë përmes një njeriu që ka qenë në pushtet .Nuk mund të mohojmë këtë. Shkëlzen Berisha dhe Argita. Argita ka patur numrin aq të madh të firmave që pagunian fee (tarifë) për tu mbrojtur nga ajo. Si mundet kur sapo kishte ndërtuar firmë, të kishte kaq biznese për ti mbrojtur?

Sistemi i drejtësisë sot është krijuar prej Berishës, ose sistemit të Berishës. Nuk ka mundur askush të kalojë pa nënshkrimin e Argitës. Ka qenë proces korruptiv serioz, i pavërejtshëm sepse ka të bëjë me ekselencën akademike dhe gysmë politike. Sistemi i drejtësisë ka qenë i kontrolluar krejtësisht nga familja Berisha. Nuk mund ti harrojmë këto. Proceset gjyqësore që kanë qenë në këtë sistem gjatë kohës së Berishës, nuk kanë mundur të kalojnë pa një pullë ku njerëzit e familjes Berisha kanë thënë se si duhet të kalojë procesi, ata kanë vendosur. Kurrë sistemi i drejtësisë nuk ka qenë më korruptiv se në këtë periudhën, 2005-2015. Madje edhe sot ne kemi pasojat e saj. Kemi miliona referenca”, tha ndër të tjera Haxhiu.

Next Post
I gjithë Shteti tek Onkologjiku!

I gjithë Shteti tek Onkologjiku!

Comments 1

  1. Anonymous says:
    1 year ago

    Burk

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Firmosen ndryshime në Qeveri, zgjerohet skuadra e Hoxhës dhe Spahiut

October 21, 2026
Zgjerohet skema e shpërblimeve për efektivët, shtohet fondi dhe numri i punonjësve të Policisë që përfitojnë

Zgjerohet skema e shpërblimeve për efektivët, shtohet fondi dhe numri i punonjësve të Policisë që përfitojnë

October 21, 2026
Papa Leo i kërkon Zelenskyyt të bashkëpunojë me Rusinë për ndihmën për Oleshky

Mjekët: Papa Leo nuk ka nevojë për trajtim të mëtejshëm kundër kancerit

October 21, 2026
Incident në Hagë, Specialja ‘zhvesh’ Krasniqin! PDK: Baca shqiponjën e ka në zemër, po ku është Qeveria Kurti?!

Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në burgun e Hagës

October 21, 2026
‘Ky ka qenë 4-vjeçar hallesh’/ Çuli: Jemi bërë si ‘alla-Oscar’, s’ka ngelur aktor pa marrë çmim. S’largohem si drejtor i TK

“Pedagogët firmosin dhe ikin si skutha”/ Hervin Çuli: Intelektuali duhet të jetë kundër dhunës

October 21, 2026
Shpërthen një rezervuar kimik në Ohajo, evakuohen banorët e zonës! Nisin hetimet

Shpërthen një rezervuar kimik në Ohajo, evakuohen banorët e zonës! Nisin hetimet

October 21, 2026
Brukseli qorton Beogradin që u jep shtetësi rusëve me procedurë të përshpejtuar

Brukseli qorton Beogradin që u jep shtetësi rusëve me procedurë të përshpejtuar

October 21, 2026
Fshehje e krimeve të Epstein, padi ndaj avokatit Darren Indyke dhe kontabilistit Richard Kahn

Fshehje e krimeve të Epstein, padi ndaj avokatit Darren Indyke dhe kontabilistit Richard Kahn

October 21, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

“Sistemi arsimor i kthyer në celula të partive”, Lami: Listat e pedagogëve? Mungojnë rektorët dhe dekanët…

October 21, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

“Pedagogët morën urdhër nga PD-ja”, Kasmi: Protesta është e organizuar politikisht

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In