• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Basti elektoral i Biden-it me Afganistanin

by Java News
24/08/2021 18:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Biden beson se amerikanëve të thjeshtë nuk ua ndjen fort për Afganistanin. Ose për të qenë më të saktë, nuk do t’ua ndjejë fort më 2022 (dhe më2024), kur të zhvillohen zgjedhje në SHBA (kongresuale e presidenciale).

Ai dhe njerzit rreth tij nuk e thonë këtë gjë haptazi, kuptohet. Por cdo sinjal publik që po lëshojnë ata tregon qartazi se nuk besojnë se rrëmuja e javëve të fundit në Afganistan do të luajë rol në votimin e amerikanëve të thjeshtë pas një viti apo pas tre vjetëve.

Geoffrey Skelley shkruante nëportalinFiveThirtyEight se “deri ditën që Talibani mbërriti në Kabul, shumica e amerikanëve e mbështesnin vendimin e Biden-it për tërheqjen e trupave nga Afganistani – këtë tregonin sondazhet e zhvilluara gjatë korrikut dhe javët e para të gushtit”.

Në fakt, mesatarja e sondazheve te kryera deri në mes të gushtit tregonte një diferencë 30 pikësh mes atyre që donin tërheqjen e menjëhershme të trupave amerikane nga Afganistani dhe atyre që nuk e donin.

Por pas pamjeve dramatike të afganëve që kacavirreshin për të hipur në avionët amerikanë të transportit në Kabul, opinioni publik ka ndryshuar në SHBA. Sipas një sondazhi të fundit të NBC, 6 ndër 10 amerikanë nuk kanë opinion pozitiv për mënyrën sesi administrate Biden po e menaxhon tërheqjen nga Afganistani. Sipas një sondazhi të fundit të CBS, rreth 44% mendojnë se tërheqja është bërë shumë keq, ndërsa 30% disi keq. Ndërkohë, opinion pozitiv për punën në përgjithësi të Presidentit Biden ka rënë për herë të parë nën nivelin 50%.

Sidoqoftë, pavarsisht këtyre numrave të sondazheve – dhe kritikave të forta jo vetëm të republikanëve, por edhe të demokratëve të tyre – Biden dhe njerzit rreth tij nuk duken të shqetësuar.

Ja ç’shkruante Axios këto ditë: “Shtëpia e Bardhë po e neglizhon Afganistanin në aktivitetet jashtë Uashingtonit, duke shpresuar që votuesit do të përqendrohen në planet Biden për shpenzime të rritura buxhetore, sidomos në infrastukturë dhe ndihmë sociale.

Kevin Collins, një strateg politik demokrat e përmbledh kështu strategjinë elektorale të Biden-it: “Për mirë a për keq, amerikanët e thjeshtë nuk e vrasin shumë mendjen për politikën e jashtme, në qoftë se jeta e qytetarëve amerikanë nuk rrezikohet. Në qoftë se të gjithë amerikanët evakuohen nga Afganistani, numrat në sondazhe pas një viti nuk do të ndikohen nga ç’po ndodh sot në Kabul. Fati i zgjedhjeve më 2022 nuk do të përcaktohet nga Afganistani, por nga ecuria e pandemisë Covid-19 dhe e ekonomisë.”

Është një bast elektoral jo pa rreziqe ky, sidoqoftë. Në qoftë se situata në Afganistan degjeneron keq ose akte terroriste kryhen nga grupe me bazë në Afganistan, një menaxhim i mirë i pandemisë dhe ekonomisë nuk do të mjaftonte për ruajtjen e kuotave të Biden-it në sondazhe dhe ruajtjen e epërsisë Demokrate në Kongres…

(Marrë me shkurtime nga CNN)

Next Post
“Godet” fort këshilltari i Bashës: Berisha po përdor PD për t’u mbrojtur nga SHBA, duhej të largohej nga politika që më 2013

Basha para "bombës" së DASH/ Si po e mohon PD dekriminalizimin pas goditjes së Berishës nga SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

April 13, 2026
Raportet SHBA–Serbi, Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump! Akuza Shqipërisë e Kosovës!

Ç’po ndodh me shqiptarët në Preshevë? Si po i zbraz komunat Vuçiç dhe çfarë presin nga Tirana

April 13, 2026
SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

April 13, 2026
Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

April 13, 2026
Retorika VMRO-iste e veshur me Putinizëm, nuk mund të jetë alibi për rebelim të shqiptarëve

Reagim dhe dënim

April 13, 2026
Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

April 13, 2026
Gegnishtja në Parlament

Gegnishtja në Parlament

April 13, 2026
Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In