Bastet në Serbi favorizojnë Shqipërinë në ndeshjen e nesërme
Shumica e kompanive të basteve sportive në Serbi kanë dhënë koeficentë më të lartë për një fitore të Shqipërisë në ndeshjen që do të luhet të enjten në darkë në Elbasan Arena, ndeshje që mund të sjellë kualifikimin për herë të parë në histori të kombëtares shqiptare të futbollit në Kampionatin Europian.
Mozzart, një nga kompanitë më të mëdha të Serbisë, i ka dhënë fitores së Shqipërisë 2.65 ndërsa fitores së Serbisë 2.90.