Kreu i Qeverisë, Edi Rama, ka firmosur sot një sërë vendimesh të marra në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave.
Mësohet se pjesë e qeverisë do të jetë edhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, e cila pak kohë më parë iu bashkua koalicionit të majtë.
Mësohet se Halil Hyseni është emëruar zv.ministër i Jashtëm, dikaster ky i lakmuar nga partia e Idrizit për shkak të ndikimit që kërkon sa i përket çështjes çame.
Kohë më parë, Shpëtim Idrizi u emërua nënkryetar i Kuvendit pas largimit të Vangjel Dules nga koalicioni ASHE.