• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basorelievi i “Qemalit”? Le të kujtojmë pak “Dajtin” dhe Piramidën…

by Ermir Hoxha
16/08/2016 10:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ermir Hoxha 

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe: Partia Demokratike iu përvesh Ramës edhe për çështjen e basorelievit të fasadës së “Qemal Stafës”, me një gjetje krahasuese, siç ishte ajo me ISIS-in që shkatërroi Palmirën historike. Sipas PD-së, të njëjtën gjë bëri dhe Rama me atë copëz trashëgimie në ballë të stadiumit më të njohur të vendit, tashmë gërmadhë, por që pas disa muajsh pritet të jetë krejt diçka tjetër, ashtu siç është parashikuar e premtuar.

Por edhe në këtë rast, nxorrën krye paradokset e politikës nga dy kahjet. Rama, në sqarimin e tij të “pse”-së për heqjen e atij basorelievi ku shfaqeshin siluetat e njerëzve të kallëpit ideologjik nën moton “Të rrisim frymën revolucioniare edhe në sport”, tha se ajo ishte diçka pa vlerë; ndërkohë që në rastin e Kavajës, ku mbi kritere estetike vendosi të shembë “dy gishtat” e liri-demokracisë, çuditërisht la të paprekur një memorial pak më tutje ku përkujtohej një demostratë buke e ‘41-shit, me punëtorë e fshatarë me brekushe të shndërruar në komunistë, diçka më e trashë akoma estetikisht

Por le t’i kthehemi reagimit të PD-së, sepse është rasti të kujtojmë që nga tetëvjetëshi i qeverisjes së saj, Tiranës iu lanë dy çibanë të shëmtuar të degradimit monumental, që vazhdojnë të jenë ashtu sot e gjithë ditën: Hotel Dajti dhe Piramida.

I pari është një trishtim më vete. Dhe nuk është e tepërt të thuhet se ndër turpet e politikës, por dhe shoqërisë në përgjithësi këto 25 vjet, është pikërisht “Dajti”, jo thjesht një hotel historik, por dhe një monument historik, për të cilin duhej të ishte bërë nami që mos përfundonte atje ku ka përfunduar, ndërkohë që sot e gjithë ditën vijon të heshtet për të.

“Dajti” është cilësuar si një ndër perlat e arkitekturës italiane lënë Tiranës, fama e së cilës, që kur u ndërtua e dekada më pas, i tejkalonte kufijtë nacionalë, atribut të cilin nuk e gëzon as 15-katëshi, as Rogneri e as Sheratoni. Ato kanë modernitet me bollëk, por jo klas, sharm e histori si “Dajti”. Dhe më e rënda që e shoqëroi rrënimin e tij, ishte ideja e qarkulluar për t’ja ndryshuar destinin, siç u tha, për ta bërë Ministri të Jashtme.

Vetëm në një vend ku qeverisin dallkaukë me shumicë mund të ndodhë që një hotel historik, i ideuar, i projektuar, i ndërtuar dhe i strukturuar në çdo detaj për të qenë hotel dhe vetëm hotel, një ditë prej ditësh rrezikon të shndërrohet në ministri(!!!).

Sot, Hotel Dajti mund të merret si dëshmi që dhe ISIS-i ka kaluar kësaj ane një ditë, nëse nisemi nga i njëjti kriter krahasimi e gjykimi që PD-ja përdori tre ditë më parë ndaj Ramës në një prononcim publik.

E ndërkohë që “Qemal Stafa” do jetë sërish stadium, edhe pse pa basorelievin me motive komuniste apo fasadën “fashiste”, “Dajti” as hotel nuk llogaritet më të kthehet dhe, porsi Rama që gjithsesi merr mundimin të sqarojë, edhe pse jo bindshëm, të paktën duhet të bëjnë të njëjtën gjë edhe “ekspertët e monumenteve” kah e djathta në opozitë.

Dhe pas “Dajtit”, kemi Piramidën, ngjashëm në degradim, por me tjetër histori se si përfundoi deri në atë pikë. Ndryshe nga “Dajti”, për Piramidën u premtua shembja e saj, rrafshimi dhe zhdukja njëherë e mirë nga faqja e dheut, jo me arsye estetike, por politike.

Debatin e udhëhoqi vetë Sali Berisha, në gjykimin e së cilit ajo ishte një godinë ku mbahej gjallë kujtimi i diktatorit Hoxha, nisur vetëm nga motivi përse ishte ndërtuar e aspak funksioni i tij prej 20 e kusur vitesh. Aty, sipas tij do ndërtohej parlamenti i ri. Sa për debat profesionistësh apo dëgjim të tyre, as që bëhej fjalë.

Dhe ja rezultati: pas kaq vitesh, jo vetëm që nuk duket kund ndonjë parlament, por ajo çka është lënë përbën një akuzë të gjallë ndaj pandjeshmërisë dhe harbutllëkut të një qeverisjeje të lënë pas. Piramida, ndryshe nga “Dajti”, ishte e “dënuar” për ta ndryshuar destinin funksional, por jo për t’u ekzekutuar aq isisshe.

Me ç’ka ndodhur e po ndodh, këtu ende nuk ka vend për debat mbi monumentet, sfidat urbane e arkitektonike, derisa politika vetë është për t’u debatuar: a duhet rrafshuar kjo që është, apo të lihet të na sundojë si një relike e pavlerë që vetëm zë vend e prish punë?!

Next Post

Policia asgjëson 3800 rrënjë kanabis në Vlorë e Pukë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Elezi pas vendimit të Hagës: Gjykata duhet të zhbëhet, u bazua në dosjet e inteligjencës serbe

Elezi pas vendimit të Hagës: Gjykata duhet të zhbëhet, u bazua në dosjet e inteligjencës serbe

September 16, 2026
“Haga mori prova false nga Serbia”, Shala: Vendim absurd, duhet përgatitje serioze për Apelin!

“Haga mori prova false nga Serbia”, Shala: Vendim absurd, duhet përgatitje serioze për Apelin!

September 16, 2026
Braçe publikon pamje nga lufta në Kosovë: Vendim i turpshëm, historinë e UÇK-së nuk e ndryshon dot asnjë gjykatë!

Braçe publikon pamje nga lufta në Kosovë: Vendim i turpshëm, historinë e UÇK-së nuk e ndryshon dot asnjë gjykatë!

September 16, 2026
“Beteja nuk ka mbaruar”! Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit: Historinë tonë nuk e ndryshon asnjë vendim

“Beteja nuk ka mbaruar”! Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit: Historinë tonë nuk e ndryshon asnjë vendim

September 16, 2026
Hajdari për vendimin e Speciales: Qesharak, provat janë servirur nga Prokuroria dhe agjencitë speciale të Serbisë

Hajdari për vendimin e Speciales: Qesharak, provat janë servirur nga Prokuroria dhe agjencitë speciale të Serbisë

September 16, 2026
FOTO/ Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

FOTO/ Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

September 16, 2026
Vuçiç sulmon liderët shqiptarë për qëndrimet e tyre pas vendimit të Hagës dhe ngre pretendimin për “standarde të dyfishta” ndaj Serbisë

Vuçiç sulmon liderët shqiptarë për qëndrimet e tyre pas vendimit të Hagës dhe ngre pretendimin për “standarde të dyfishta” ndaj Serbisë

September 16, 2026
Ish-komandanti i NATO-s kujton krimet e Millosheviçit në Kosovë, ja mesazhi i fortë pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

Ish-komandanti i NATO-s kujton krimet e Millosheviçit në Kosovë, ja mesazhi i fortë pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

September 16, 2026
“Serbët më vranë burrin dhe dy djemtë”, e mbijetuara e luftës reagon ashpër pas dënimit të krerëve të UÇK-së

“Serbët më vranë burrin dhe dy djemtë”, e mbijetuara e luftës reagon ashpër pas dënimit të krerëve të UÇK-së

September 16, 2026
Presidenti i Federatës Gjermane “i shpall luftë” Infantinos: Është e rëndësishme që sistemi i tij të marrë fund

Presidenti i Federatës Gjermane “i shpall luftë” Infantinos: Është e rëndësishme që sistemi i tij të marrë fund

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com