• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Basketbollistja Brittney Griner lirohet në këmbim të tregtarit rus të armëve, Victor Bout

by A R
09/12/2022 08:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ylli i basketbollit Brittney Griner u lirua në një këmbim të burgosurish mes Moskës dhe Uashingtonit. Në këmbim të saj, Shtetet e Bashkuara liruan tregtarin famëkeq rus të armëve, Viktor Bout. Presidenti amerikan Joe Biden e bëri lajmin të ditur në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se basketbollistja amerikane po kthehet në SHBA, pas disa muajsh “ferri” siç i cilësoi ai.

“Ajo është e sigurt, është në avion, është rrugës për t’u kthyer në shtëpi pas muajsh të tëra burgimi të padrejtë në Rusi, mbajtur në rrethana të patolerueshme. Kemi punuar për një kohë të gjatë për këtë ditë. Kurrë nuk i ndalë, përpjekjet për lirimin e saj”, u tha zoti Biden gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Shkëmbimi mes basketbollistes Griner dhe tregëtarit të armëve, u bë në aeroportin e Abu Dhabit në Emiratet e Bashkuara Arabe, sipas agjencive ruse të lajmeve.

32 vjeçarja Griner, një yll i basketbollit për femra në SHBA, u arrestua më 17 shkurt. Bisedimet për të siguruar lirimin e saj u ndërlikuan nga agresioni rus ndaj Ukrainës dhe përkeqësimi që pasoi i marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Moskës.

Zoti Biden dhe nënpresidentja Kamala Harris folën në telefon me zonjën Griner nga Zyra Ovale, së bashku me bashkëshorten e saj, Cherelle.

“Muajt e fundit kanë qenë ferr për Brittney-n, për Cherelle-n dhe gjithë familjen e saj dhe ekipin e saj. Njerëzit në gjithë vendin kanë dëgjuar historinë e saj, kanë bërë thirrje për lirimin e saj, kanë qëndruar krah saj gjatë gjithë këtij tmerri”, tha zoti Biden.

Cherelle Griner falenderoi presidentin dhe të gjithë ata që mbështetën familjen e saj, duke thënë se është një ditë e lumtur për të dhe të gjithë të dashurit e saj.

“Por siç e dini të gjithë, ka shumë familje të tjera që nuk janë bashkë. Brittney nuk është këtu, por unë edhe në emër të saj ju them se do të mbetemi të përkushtuara ndaj përpjekjeve për të kthyer në shtëpi çdo amerikan, përfshirë Paulin, familja e të cilit është në zemrat tona sot”, tha ajo duke iu referuar ish-marinsit amerikan Paul Whelan që vazhdon të mbahet në Rusi.

Presidenti Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë për ta liruar atë, por shtoi se Moska po e trajtonte ndryshe rastin e ish-marinsit.

“Për fat të keq, për arsye krejtësisht të paligjshme, Rusia po e trajton rastin e Paulit ndryshe nga ai i Brittney-t. Dhe megjithëse nuk kemi arritur ende të sigurojmë lirimin e tij, ne nuk po dorëzohemi. Nuk do të dorëzohemi kurrë,” tha zoti Biden.

Presidenti amerikan falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe për ndihmën në ndërmjetësimin e lirimit të basketbollistes.

55 vjeçari Bout, ishte një nga njerëzit më të kërkuar në botë përpara arrestimit të tij dhe është quajtur si “tregtari i vdekjes” dhe “shmangësi i sanksioneve” për aftësinë e tij për të anashkaluar embargot e armëve.

Fituesja e dy medaljeve të arta olimpike, Griner u arrestua në një aeroport të Moskës kur në bagazhin e saj u gjetën cigare elektronike që përmbanin vaj kanabisi, i cili është i ndaluar në Rusi.

Ajo u dënua më 4 gusht me nëntë vjet në burg me akuzën për mbajtje dhe kontrabandë droge. Ajo e kishte pranuar fajin, por tha se kishte bërë një “gabim të paqëllimshëm ” dhe se nuk kishte pasur ndërmend të shkelte ligjin. /VOA

/a.r

Next Post
“Mund të dëgjojë zëra…”, psikiatri komenton veprimin e Gert Shehut para sulmit ndaj Berishës

"Mund të dëgjojë zëra…", psikiatri komenton veprimin e Gert Shehut para sulmit ndaj Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident me vdekje në Vlorë, humb jetën një 80-vjeçare pasi u përplas nga një automjet

Aksident me vdekje në Vlorë, humb jetën një 80-vjeçare pasi u përplas nga një automjet

July 14, 2026
Spanja gjunjëzon Francën e Mbappes në Dallas dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

Spanja gjunjëzon Francën e Mbappes në Dallas dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

July 14, 2026
Mbi 4 700 viktima dhe rreth 18 mijë të pastrehë, pasojat e tërmeteve shkatërruese në Venezuelë

Mbi 4 700 viktima dhe rreth 18 mijë të pastrehë, pasojat e tërmeteve shkatërruese në Venezuelë

July 14, 2026
Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

July 14, 2026
Deklarata skandaloze për spastrimin etnik , Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe

Deklarata skandaloze për spastrimin etnik , Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe

July 14, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

July 14, 2026
Integrimi në BE/ Klodiana Spahiu: Mbyllja e 10 kapitujve të negociatave me BE, objektivi ambicioz i qeverisë për 2026-n

Integrimi në BE/ Klodiana Spahiu: Mbyllja e 10 kapitujve të negociatave me BE, objektivi ambicioz i qeverisë për 2026-n

July 14, 2026
Gjysmëfinalja e Botërorit 2026/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të ndeshjes

Gjysmëfinalja e Botërorit 2026/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të ndeshjes

July 14, 2026
“Do ia marrim pushtetin me dhunë Ramës”, degjeneron gjuha e protestuesve para Kryeministrisë: Do ta tërheqim zvarrë

“Do ia marrim pushtetin me dhunë Ramës”, degjeneron gjuha e protestuesve para Kryeministrisë: Do ta tërheqim zvarrë

July 14, 2026
“Si thanë? S’ka më negociata?”/ Rama ndan videon nga Brukseli: Do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027

“Si thanë? S’ka më negociata?”/ Rama ndan videon nga Brukseli: Do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In