• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Bashkoni votat me ne për Tiranën”/ Arlind Qori i kthehet zyrtarit të PD: Je bashkëpunëtor i Berishës, njeriut më të korruptuar. Modeli juaj..

by Os De
23/09/2025 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, u përplas ashpër me këshilltarin e PD-së, Dorian Teliti, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Ndërsa Teliti kritikoi partitë e reja që dolën më vetë në zgjedhjet parlamentare duke djegur sipas tij vota të opozitës dhe ftoi Qorin të jenë bashkë në zgjedhjet vendore në Tiranë, ky i fundit reagoi ashpër, duke thënë se nuk mund të bashkëpunojë me ortakët e Edi Ramës dhe Berishën, që e cilësoi si njeriun më të korruptuar. 

Arlind Qori: Që “Lëvizja Bashkë” do të jetë në zgjedhje nuk ka diskutuim. Nëse do të jem unë apo surprizë… Në zgjedhjet e 11 majit PS në bashkinë e Tiranës nuk ka patur rezultat të mirë e ka patur 5 për qind më pak. Qytetaria është bazë për të patur ndryshim. Dhe gjithkush të jetë në kushte të barabarta. 

Dorian Teliti: Kjo inciativa juaj për të garuar vetëm, kur mund të gjenim një kandidaturë politike. 

Ylli Rakipi: Po gjeni një kandidat vetë ju njëherë… 

Arlind Qori: Si t’ia bënim kullës pas Operas dhe Baletit që ne protestojmë për atë? 

Dorian Teliti: Fakti që ne e kundështojmë atë, protesojmë kundër kullave në Tiranë. 

Arlind Qori: Për aktorët politikë, ekonomikë, mafiozë… 

Dorian Teliti: Pse ne jemi pro saj? 

Arlind Qori: S’ju kam dëgjuar. Për kullat në Tiranë keni mbyllur gojën. 

Dorian Teliti: Kemi bërë 44 protesta për këtë. 

Arlind Qori: Keni folur për Veliajn dhe nuk guxuat të flisni kundër asnjë oligarku. 

Dorian Telti: Dolët gjysëm ore atje. 

Arlind Qori: Rama dhe Veliaj nuk vjedhin vetëm, vjedhin bashkë me oligarkët. 

Dorian Teliti: Biem dakord që duhet larguar modeli Rama në Bashkinë e Tiranës, por kur vijmë te veprimi ju doni të ecni të pavaruar. 

Arlind Qori: Të pavarur nga e keqja, nga zullumet. 

Dorian Teliti: Kam ndonjë zullum unë që më drejtohesh? Unë jam pjesë e PD-së. 

Arlind Qori: Ti je pjesë e këtij sistemi i kalbur. 

Ylli Rakipi: Po prandaj del në televizione ti se nuk ke zullume, ata të tjerët nga partia jote fshihen.  

Dorian Teliti: Po kam qenë pesë vjet drejtor administrate. Dhe do të isha fshehur si Ben Ahmetaj në Zvicër. Kodi Zgjedhor e njeh që nëse kemi një qëllim të përbashkët, si largimi i modelit Rama-Veliaj në Bashkinë e Tiranës dhe pastaj në zgjedhjet parlamentare… 

Arlind Qori: Largimi i kthetrave të oligarkisë nga pushteti vendor dhe qendror. Kur dikush do që të ndryshojë vetëm Veliajn dhe Ramën në tryezën e oligarkëve sigurisht që nuk jemi me ta. 

Dorian Teliti: Po ti nuk e di se kush është kandidati. 

Arlind Qori: Unë njoh Sali Berishën, s’ka nevojë të njoh personin që bën Sali Berisha. 

Dorian Teliti: Kërkoji ndihmë Edi Ramës.  

Arlind Qori: Edi Ramës ia keni dhënë ju ndihmën. 

Dorian Teliti: Më 11 maj 48 për qind të votave ka marrë PS, 52 të gjitha forcat politike faktori kundër Edi Ramës lipset sot që ky faktor të bashkohet për një të mirë politike dhe forca të ndryshme bashkohen. Në momentin që aritmetika na detyron të jemi bashkë ti thua jo. Le të lëmë zonjën Kovidi, zonjën Manastirliu, që s’ka bërë një shkollë. Aritmetikë është si Adriatik Lapaj që mori një deputet dhe na dogji 54 mijë vota. 

Ylli Rakipi: Po çfarë të bënte ai? 

Dorian Teliti: Të bashkoheshim. 

Ylli Rakipi: Nuk bashkohen këta me ju o Telit! 

Arlind Qori:  Sikur unë të çmendesha dhe të isha gati të bashkohesha me këdo, po të më shihnin në rrugë do të hidhnin nga shkallët. 

Dorian Teliti: Një sekondë se ju mendoni se ne jemi legena. Se ju jeni më të mirët. Kush je ti që e thua këtë gjë? 

Arlind Qori: Unë jam ai që njoh veten dhe ju njoh edhe ju. Dhe ju njoh që keni vjedhur dhe i keni luajtur fenë, siç keni heshtur për kullat dhe për oligarkët. 

Dorian Teliti: E njohim Tiranën, mos bëni idealizma kot. 

Arlind Qori: Idealizmi i duhet këtij vendi. Modeli juaj është ortakëria e hajdutëve, pa princip, që janë gati të shkelin mbi gjithçka. 

Dorian Teliti: Cili princip? Ja unë jam përfaqësues, të dukem i korruptuar unë? 

Arlind Qori: Ti je i parëndësishëm për të marrë vendime për partinë tënde, ka rëndësi Sali Berisha se ai i merr vendimet. 

Dorian Teliti: Ti “ujë i kulluar:, sa të jem unë në tavolinë ujin e kulluar s’e bën me mua. 

Arlind Qori: Ti je bashkëpunëtor i Sali Berishës, njeriut më të korruptuar, bashkë me Edi Ramën. 

Next Post
Sot mblidhet Këshilli Bashkiak për Veliajn, Rada: PS duhet të kishte ndjekur rrugë të tjera para kërkesës për shkarkim!

Sot mblidhet Këshilli Bashkiak për Veliajn, Rada: PS duhet të kishte ndjekur rrugë të tjera para kërkesës për shkarkim!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

July 26, 2026
“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

July 26, 2026
Shuhen 20 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 2 aktive

Flakët përpinë mijëra hektarë, zbulohet kostoja e rëndë që lanë pas zjarret në Shqipëri! Zbardhet raporti i AKM për 2025

July 26, 2026
Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

July 26, 2026
Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

July 26, 2026
Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

July 26, 2026
I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

July 26, 2026

“Qytetarët nuk gjejnë përfaqësim”, Rada: Në protestë, elektorati gri

July 26, 2026
“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

July 26, 2026
SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In