• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkimi i PD nuk ka të ardhme, pa provuar ndarjen në këto zgjedhje

by Mero Baze
20/03/2023 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Partia Demokratike ka një javë kohë të përzgjedh 61 kandidatët e saj për bashki, pasi Sali Berisha refuzoi bashkëpunimin me ta. Ai nuk lejoi që kandidatët e primareve të mbështeteshin prej PD.

Vendimi i Berishës i cili pranon të futet në çdo vrimë, por jo nën siglën e PD, tregon se ai betejën për jetë a vdekje nuk e ka me Edi Ramën, por me “armiqtë e brendshëm” në PD, të cilët nuk pajtohen me axhendën e tij antiperëndimore.

Në këto kushte Partia Demokratike gjendet para faktit të kryer të një ndarje historike me Berishën dhe mbështetësit e tij dhe prej tani duhet të mendoj veten si një parti që duhet të mbijetoj në spektrin politik shqiptar, si trashëgimtarët e PD dhe antiberishizmit njëkohësisht.

Pasi i doli borxhit kandidatëve të Berishës për t’iu ofruar logon zyrtare të PD dhe mbështetësit antiberishë të opozitës, tani PD nuk ka më përgjegjësi për rezultatin e tyre. Përkundrazi ajo duhet ti bëj ata të ndjejnë se cili është çmimi i përçarjes që Berisha ngjalli në opozitë dhe pse duhet ta paguajnë dhe kandidatët e primareve këtë çmim.

Përpjekjet e Berishës për ti kompleksuar si fajtorë për humbjen e tij, nuk pinë më ujë. Berisha provoi se ai ishte i interesuar për përçarjen, dhe e bëri atë fakt të kryer. Tani ai duhet të marrë përgjigjen në zgjedhje për këtë akt të tij.

Nuk ka rëndësi sa për qind të votave merr PD në këto zgjedhje. Këto nuk janë zgjedhje në të cilat PD u përgatit të hynte e ndarë. Janë zgjedhje ku ajo deri javën e fundit luftoi për bashkimin.

Por çdo rezultat i këtyre zgjedhjeve, është një leksion për bashkimin e PD pas zgjedhjeve, pasi elektorati i Berishës të kuptojë se mes fitores së pushtetit apo “fitores” së Berishës duhet të zgjedhin marrjen e pushtetit.

Nga ana tjetër këto zgjedhje janë dhe një garë e re brenda Partisë Demokratike për të provuar figurat e reja që do të kontribuojnë në këto zgjedhje.

Pas zgjedhjeve PD do të bëj riorganizim për lidershipin e ri të saj, dhe këto janë zgjedhje do të jenë dhe një mundësi për të kuptuar se kush ka stofin e politikanit të ri opozitar, jashtë shkollës së Berishës.

Që pas zgjedhjeve të ketë një bilanc të qart, PD duhet të hyj në gare në çdo bashki dhe duhet të provoj që është një organizëm funksional, i cili do të ristrukturohet pas zgjedhjeve duke pasur parasysh dhe aftësinë që do të dëshmojë në këtë fushatë secili politikan në qendër apo kandidatë në bazë.

E vetmja rrugë për të bashkuar PD në të ardhmen është rezistenca e tanishme e PD për të shërbyer si një digë që mban të bashkuar elektoratin e zhgënjyer nga Berisha.

PD nuk do të mund të bashkohet kurrë dhe do mbetet përjetësisht një çetë e Berishës , nëse PD zyrtare në këto zgjedhje nuk reziston, nuk funksion dhe nuk provon që ka një elektorat të saj, pa të cilën e ardhmja e PD është e vdekur. Vetëm kështu ata mund ta detyrojnë Berishën të ndal aventurën e tij për të përdorur elektoratin e PD si çetë talibanësh kundër Perëndimit dhe ta detyrojnë të shkoj aty ku e ka vendin.

Nuk ka të të ardhme të bashkuar të PD, pa provuar ndarjen në këto zgjedhje. Çdo gjë tjetër nuk do të jetë bashkim në të ardhmen, por dorëzim para Berishës.

Dhe ka mijëra demokratë që në vend të dorëzimit para Berishës, zgjedhin të rrinë në shtëpi apo të shikojnë veten në parti te tjera. E vetmja rrugë që ata ti bash të bashkuar në dispozicion të bashkimit të PD në të ardhmen, është ti mbash në garë jashtë Berishës.

Next Post
Emri/ “Do ta bëj trupin thela-thela”! Autori i aksidentit në Vlorë, ish-drejtori i doganës Fier që kërcënoi burrin e dashnores

Emri/ “Do ta bëj trupin thela-thela”! Autori i aksidentit në Vlorë, ish-drejtori i doganës Fier që kërcënoi burrin e dashnores

Comments 1

  1. Saliko Çepanllari says:
    3 years ago

    Më mirë DJEPI bosh, se sa shejtan lugati Sali Berisha brënda në PD.

    Reply

Leave a Reply to Saliko Çepanllari Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Cila shkelje është më e bukur?

Kur partia ha veten: historia gjermane e armiqve brendapartiakë

January 11, 2026
“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Myrto Uzuni u përgjigjet akuzave të komentuesve në rrjet pasi bleu hotelin në Palasë

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Myrto Uzuni u përgjigjet akuzave të komentuesve në rrjet pasi bleu hotelin në Palasë

January 11, 2026
U prezantuan si të njohur dhe e mashtruan 55-vjeçarin për t’i marrë 40 mijë euro, 3 në pranga, 2 në kërkim

U prezantuan si të njohur dhe e mashtruan 55-vjeçarin për t’i marrë 40 mijë euro, 3 në pranga, 2 në kërkim

January 11, 2026
Kupa “Ambasadori” synon promovimin e pingpongut dhe promovimin e talenteve të reja

Kupa “Ambasadori” synon promovimin e pingpongut dhe promovimin e talenteve të reja

January 11, 2026
I riu dhunohet nga polici në Fier: I komentova motrës së tij në Facebook je bërë shumë e bukur

I riu dhunohet nga polici në Fier: I komentova motrës së tij në Facebook je bërë shumë e bukur

January 11, 2026
Berisha: Rama sulmon drejtësinë për të mbrojtur veten e tij

Berisha: Rama sulmon drejtësinë për të mbrojtur veten e tij

January 11, 2026
Rikthehet dinastia “Pahlavi”, kush është princi i kurorës në mërgim i Iranit?

Rikthehet dinastia “Pahlavi”, kush është princi i kurorës në mërgim i Iranit?

January 11, 2026
Ministria e Mbrojtjes: Shkarkohet hidrocentrali i Fierzës, si paraqitet situata në të gjitha qarqet

Ministria e Mbrojtjes: Shkarkohet hidrocentrali i Fierzës, si paraqitet situata në të gjitha qarqet

January 11, 2026
Rrëzohet aeroplani pas ngritjes nga pista, gjashtë viktima, mes tyre edhe këngëtari i njohur

Rrëzohet aeroplani pas ngritjes nga pista, gjashtë viktima, mes tyre edhe këngëtari i njohur

January 11, 2026
Gjoba deri në 1,000 euro për gjermanët që përpiqen të shmangin shërbimin ushtarak

Ekstremizmi i djathtë dhe droga, ushtria gjermane përfshihet nga skandali

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In