• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Bashkimi Europian i ashpër me Serbinë, Stano: Kushdo që përpiqet të vërë në dyshim gjenocidin në Srebrenicë, s’ka vend në Union

by S T
10/07/2024 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Kushdo që përpiqet të vërë në dyshim gjenocidin në Srebrenicë nuk ka vend në Bashkimin Evropian”, ka thënë zëdhënësi i Unionit, Peter Stano.

Këto komente, Stano i ka bërë në një konferencë për media të mërkurën, duke theksuar se çdo veprim në kundërshtim me parimet dhe vlerat evropiane ndikon në procesin e anëtarësimit të një vendi të caktuar në BE.

“Gjenocidi në Srebrenicë është një fakt historik shumë fatkeq dhe tragjik. Ne e kujtojmë këtë tragjedi çdo vit para asaj dite, 11 korrikun, në formën e një deklarate të përbashkët të Përfaqësuesit të Lartë dhe Komisionerit për Zgjerimin.

Çfarë përmban në atë deklaratë është qëndrimi i BE-së, të cilën e kujtojmë çdo vit se kushdo që përpiqet të vërë në dyshim këtë gjenocid, që përpiqet të glorifikojë kriminelët e luftës, nuk ka vend në BE”, tha Stano.

Serbia dhe Republika Srpska – entiteti serb në Bosnje e Hercegovinë – nuk e njohin gjenocidin në Srebrenicë.

Sakaq, Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e saj të radhës, të mërkurën, e ka shpallur 11 korrikun si Ditë Përkujtimi për gjenocidin në Srebrenicë.

Paraprakisht Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova po i bashkohet memorializimit të 11 korriku si Ditë e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.

Ndërsa, Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) miratoi në maj rezolutën që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Rezoluta për Srebrenicën kaloi me 84 vota në favor, kundër 19 dhe 68 abstenime.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, më 2007, lëshoi një vendim që thotë se Ushtria e Republikës Srpska kreu gjenocid në Srebrenicë në korrik 1995.

Gjykata e gjeti Serbinë fajtore për mosparandalimin e gjenocidit. Gjykata po ashtu konstatoi se Serbia ka shkelur obligimin për të ndëshkuar kryesit e gjenocidit.

Next Post
Lamtumirë Aristir Lumezi! Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërron jetë gazetari i shtypit shqiptar

Lamtumirë Aristir Lumezi! Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërron jetë gazetari i shtypit shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

October 3, 2026
K*rvat e vërteta të një shoqërie!

K*rvat e vërteta të një shoqërie!

October 3, 2026
Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

October 3, 2026
Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

October 3, 2026
Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

Policia zbardh detajet e helmimit të 6 fëmijëve në një kopsht në Korçë, nën hetim për shpërdorim detyre drejtoresha e institucionit dhe një mjeke

October 3, 2026
Indeksim, rritje pensionesh, apo…/ Çfarë pritet të ndodhë duke nisur nga 1 tetori, ja sa para më shumë do të hyjnë në xhepat e pensionistëve shqiptar

Pensionet në pritje të rritjes, qeveria zbulon çfarë pritet të ndodhë me pagesat për 755 mijë qytetarë

October 3, 2026
Ja shenjat e horoskopit që nuk falin gabimet

Ja shenjat e horoskopit që nuk falin gabimet

October 3, 2026
Polonia përgatit “ligjin para luftës”, ja çfarë ndryshon në rast të një kërcënimi ndaj vendit

Polonia përgatit “ligjin para luftës”, ja çfarë ndryshon në rast të një kërcënimi ndaj vendit

October 3, 2026
Kurti-Hamza mbyllin takimin pas gati 3 orësh, zbardhet kushti i PDK-së për presidentin

Kurti-Hamza mbyllin takimin pas gati 3 orësh, zbardhet kushti i PDK-së për presidentin

October 3, 2026
Nga skandali në SHISH, protesta, te kriza e opozitës, Ben Andoni: Jemi në një periudhë dekadence cinike dhe përbuzëse

Nga skandali në SHISH, protesta, te kriza e opozitës, Ben Andoni: Jemi në një periudhë dekadence cinike dhe përbuzëse

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com