• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkim Zeneli i përgjigjet Pëllumbit: Ditari yt si i Enverit, ti ishe kundër afrimit me SHBA-të

by Java News
19/06/2016 19:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ambasadori Bashkim Zeneli, një ndër figurat historike të Partisë Socialiste, u është përgjigjur akuzave që ngrihen ndaj tij në ditarin politik të profesor Servet Pëllumbit për takime të fshehta me Sali Berishën. Në një reagim për “Panorama”, Zeneli e quan ditarin politik të Servet Pëllumbit si ditarët e Enver Hoxhës, me të cilin sulmon armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të partisë.

Ish-ambasadori i quan si trillime deklaratat e profesorit socialist, duke e etiketuar atë jo në pak raste si “Pëllumbi” i partisë, që ishte kundër anëtarësimit në NATO dhe afrimit me Shtetet Bashkuara të Amerikës. Në qëndrimin e tij, Bashkim Zeneli thekson se Servet Pëllumbi dhe njerëzit e tij duhet të mbajnë përgjegjësi që e kanë mjelë Partinë Socialiste për 25 vjet.

“Socialistët e vërtetë ishin pro aleancës së fuqishme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,’Pëllumbi’ i partisë ishte kundër. Unë dhe shokët e mi, që takonim diplomatë të lartë amerikanë, ishim agjentë amerikanë dhe bënim lojën e Berishës. Fatmirësisht, nga ajo udhëheqje e PS-së jemi të gjithë gjallë për të treguar! ‘Pëllumbi’ dhe takëmi i tij duhet të mbajë përgjegjësi që e mbajtën peng dhe e molën PS-në për 25 vjet.

Dhe vazhdojnë me idetë komuniste të tipit të shpëlarjes së trurit me gënjeshtra, t’i mbajnë shqiptarët të përçarë, të mashtruar të shfrytëzuar, të përvuajtur dhe larg Europës, që të sundojë dhe të majmet pjella e tyre oligarkike”, shkruan Zeneli në reagimin e tij. Ish-ambasadori më tej ka paralajmëruar se do të publikojë një libër për figurat dhe kontributorët e PS-së, duke thumbuar më tej ditarin e Servet Pëllumbit: “Librit tim nuk do t’i vijë era PAMPERS”.

NGA BASHKIM ZENELI

“Marrja rrin, i zoti s’e len!” Një shprehje amerikane thotë “mos u fut në llucë me derrin se baltosesh, e derrit kjo i pëlqen se majmet”.

Por dy fjalë po i them… Ditari i “Pëllumbit” të partisë u ngjan ditarëve të Enver Hoxhës në luftën kundër “armiqve të brendshëm” të partisë. Dhe nuk mund të ndodhte ndryshe për profesorin e adhuruar të shkollës së partisë, shefi i edukimit Marksist-Leninist në Komitetin Qendror. Meqë edhe ka studiuar dhe është trajnuar në Moskë, po i kujtoj shprehjen ruse: “kakim ti bill, takim ostallsja”, “Ai që ke qenë, ai ke mbet”.

“Pëllumbit” të partisë duhet t’i kujtoj se socialistët e vërtetë ishin kundër Marksit, ndërsa ai deklaronte se po hoqët atë, iki edhe unë. Socialistët e vërtetë ishin për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ndërsa “Pëllumbi” i partisë, kundër. Socialistët e vërtetë ishin për pranimin e Shqipërisë në Këshillin e Europës, “Pëllumbi” i partisë, kundër, se “nuk i ishte pjekur molla”.

Socialistët e vërtetë ishin pro aleancës së fuqishme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “Pëllumbi” i partisë ishte kundër. Unë dhe shokët e mi, që takonim diplomatë të lartë amerikanë, ishim agjentë amerikanë dhe bënim lojën e Berishës. Fatmirësisht, nga ajo udhëheqje e PS-së jemi të gjithë gjallë për të treguar!

“Pëllumbi” i partisë hëngri shumë mirë me Partinë e Punës, hëngri shumë mirë edhe me PS-në, dhe tani po u shërben oligarkëve, që duke i shumëfishuar milionat po e sponsorizojnë atë që të baltosë PS-në. Shpif, trillo, sajo, gënje, mashtro, hamendëso, akuzo, përbalt, falsifiko, moho, kjo është motoja e ditarit të tij, njësoj si Enveri. Në Shkodër thonë “marrja rrin, i zoti s’e len!”.

Ia kam pas dhënë një përgjigje publike të hapur, ditën për diell dhe jo skutave, me germa të mëdha “Pëllumbit” të partisë, 20 vjet më parë: “Nuk marr frymë nga gurmazi i Servet Pëllumbit”. “Pëllumbi” dhe takëmi i tij duhet të mbajnë përgjegjësi që e mbajtën peng dhe e molën PSnë për 25 vjet.

Dhe vazhdojnë me idetë komuniste të tipit të shpëlarjes së trurit me gënjeshtra, t’i mbajnë shqiptarët të përçarë, të mashtruar të shfrytëzuar, të përvuajtur dhe larg Europës, që të sundojë dhe të majmet pjella e tyre oligarkike. Mua nuk me ngre kush për gjuhë. Nuk kam ditë të përdridhem e spërdridhem politikisht për asnjë interes. Prandaj, edhe kam 11 vjet që kam dalë në pension që në moshën 56- vjeçare, nga Berisha dje dhe nga rilindja sot.

Jam akoma i ri dhe në tryezën time të punës do të zërë vend edhe një libër për historinë e PS-së, për kontributin e shumë shokëve e shoqeve, me të cilët luftuam bashkë për Shqipërinë demokratike dhe PS-në demokratike. Librit tim nuk do t’i vijë era PAMPERS./ Panorama./ a.k

Next Post

Anne Hathaway caktohet Ambasadore e Vullnetit të Mirë të OKB-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse ka rëndësi rikonfirmimi i samitit të NATO-s në Tiranë?

Pse ka rëndësi rikonfirmimi i samitit të NATO-s në Tiranë?

November 7, 2026
Paratë e drogës kalonin përmes “Hawala”/ ‘Kuzhina’, ‘hipja’ dhe ‘dalja’, kodet e komunikimit mes organizatës Çopja–Çela për trafikun e kokainës

Paratë e drogës kalonin përmes “Hawala”/ ‘Kuzhina’, ‘hipja’ dhe ‘dalja’, kodet e komunikimit mes organizatës Çopja–Çela për trafikun e kokainës

November 7, 2026
Bllokuan qarkullimin gjatë protestës në Tiranë, policia vendos 10 gjoba ndaj pjesëmarrësve

Bllokuan qarkullimin gjatë protestës në Tiranë, policia vendos 10 gjoba ndaj pjesëmarrësve

November 7, 2026
Instituti i Ndërtimit dorëzon raportin për pallatin në Elbasan, konstaton rrezik shembjeje dhe kërkon ndalimin e përdorimit të godinës

Instituti i Ndërtimit dorëzon raportin për pallatin në Elbasan, konstaton rrezik shembjeje dhe kërkon ndalimin e përdorimit të godinës

November 7, 2026
Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

November 7, 2026
Ja rolet e drejtuesve që mbushën Europën me kokainë, Çela koordinonte transportin me avionë nga Bolivia në Paraguaj, Çopja nxirrte ngarkesat nga portet

Ja rolet e drejtuesve që mbushën Europën me kokainë, Çela koordinonte transportin me avionë nga Bolivia në Paraguaj, Çopja nxirrte ngarkesat nga portet

November 7, 2026
Shkulën gjithçka, përveç Ramës

Shkulën gjithçka, përveç Ramës

November 7, 2026
Misteri i vdekjes së 62-vjeçarit në Bulqizë/ Gjenden gëzhoja 600 metra larg banesës, dyshime edhe një person të tretë

Misteri i vdekjes së 62-vjeçarit në Bulqizë/ Gjenden gëzhoja 600 metra larg banesës, dyshime edhe një person të tretë

November 7, 2026
Ja pasuritë 9 milionë euro që SPAK sekuestroi ndaj organizatës kriminale Çopja-Çela, resorti “Ajman Park”, vila në Dhërmi, “Solis Farm” dhe 25 automjete

Ja pasuritë 9 milionë euro që SPAK sekuestroi ndaj organizatës kriminale Çopja-Çela, resorti “Ajman Park”, vila në Dhërmi, “Solis Farm” dhe 25 automjete

November 7, 2026
Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste pas humbjes së pushtetit, këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste pas humbjes së pushtetit, këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In