Gratë që kanë sipërmarrje të vogla dhe të mesme, por edhe ato që kanë ide biznesi mund të aplikojnë për të përfituar nga granti i cili arrin vlerën nga 280.000 lekë deri në 420.000 lekë, për çdo plan biznesi fitues.
Ky projekt i Bashkisë së Tiranës i ngritur nën kujdesin teknik të UN Women, do të ofrojë gjithashtu trajnim për aftësitë në biznes, orientime profesionale dhe kualifikime që sipërmarrëset të jenë të suksesshme në fushën e përzgjedhur.
Qëllimi i Projektit është të mbështesë plane të qëndrueshme biznesi të krijuara nga gratë në Tiranë, të cilat janë të afta që të mbijetojnë në një treg konkurrues.
Mbështetja teknike që këto gra do të marin, do të jetë edhe në dy vitet e para të fillimit të biznesit.